Zyrtare: Alban Veseli i bashkohet Yllit, Suhareka kërkon titullin e parë

Alban Veseli është bashkuar zyrtarisht me skuadrën e KB Yllit.
Ekipi suharekas ka konfirmuar transferimin në faqen zyrtare të klubit.
Ky është transferimi më i madh këtë dimër në basketbollin kosovar dhe konfirmon përpjekjet e ekipit që drejtohet nga Arben Krasniqi për të luftuar për titull.
Veseli konsiderohet një prej lojtarëve elitarë në vend që di si luftohet për titull pasi ka një përvojë intensive në garat për trofe si lojtar i Pejës dhe Prishtinës.
Për këtë transferim sipas faqes zyrtare të Yllit janë përkujdesur dhjetë biznese.
Golden Eagle Ylli gjendet në vendin e dytë dhe vetëm në fund të stinorit vjeshtor arriti të kalonte Rahovecin në tabelë, skuadër që e ka edhe rival të përbetuar regjional, ndonëse tashmë me transferimin e Veselit klubi konfirmon pretendimet për majen e tabelës dhe titullin.
/Telegrafi/








































