Vllaznia e Pozheranit është mobilizuar për t’i vazhduar garat në sezonin pranveror.

E gjithë kjo me shpresën që ta bëjë mrekullinë dhe t’i shpëtojë rënies nga Superliga, pasi që gjendet në vendin e fundit në renditje.


Kryesia e klubit e ka emëruar trajnerin e ri, Agron Selmanin.

Selmani që ka punuar me disa klube në Superligë, për herë të fundit ka qenë te Flamurtari në fillim të këtij edicioni.

22406407 10155797354147264 7916891927953562473 n Agron Selmani

Kryesia pritet të bëjë edhe disa përforcime pas Vllaznia ka liruar të gjithë lojtarët që ishin sezonin e shkuar, por shumë nga ta ende nuk kanë gjetur angazhim.

Pas emërimit të Selmanit disa nga ta edhe mund të rikthehen në klub.

Vllaznia ka tubuar vetëm tetë pikë pas 18 ndeshjeve, duke marrë vetëm dy fitore dhe dy barazime.

vllaznia Vllaznia e Pozharanit

Klubi nga Pozharani këtë vit luan për herë të parë në histori në elitën e futbollit kosovar.

Më herët trajnerin ishin Bekim Isufi dhe Bylbyl Sokoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app