Zvogëlojnë fryrjen, përshpejtojnë metabolizmin: Këto çaje janë shpëtim për personat që kanë probleme me stomakun!
Gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga problemet me stomakun. Puna e ngadalësuar e traktit digjestiv, kapsllëku dhe metabolizmi i keq e mundojnë çdo të tretin person
Mjekët si zgjidhje rekomandojnë përdorimin e rregullt të këtyre tre çajeve.
Ata kanë efekt të volitshëm në organet e tretjes, qetësojnë lukthin dhe eliminojnë fryrjen, transmeton Telegrafi.
Çaji nga sena
Sena (Sennae folium) është bimë tropikale e cila zakonisht përdoret për shkak të cilësive laksative. Përbërësit aktivë të fletëve të saj ndikojnë në zorrët tona, kurse fletët nxisin punën e tyre dhe ndikojnë si laksativ.
Çaji i senas nxit kontraktimin e zorrëve dhe në këtë mënyrë edhe tretjen.
Pos fletëve të gjelbra dhe të thata, si laksativ mund të përdoret edhe fryti i kasias. Vetë fryti përmban më pak përbërës aktivë dhe ka ndikime të buta.
Për problemet me kapsllëkun sena tashmë një kohë të gjatë është në përdorim, mirëpo me rastin e përdorimit duhet patjetër të respektohen udhëzimet, assesi nuk bën të kapërcehet doza ditore dhe është e rekomanduar për përdorim afatshkurtër, sepse mund të shkaktojë dhembje në stomak dhe të dëmtojnë florën e zorrëve.
Çaji nga kopra
Nëse vuani nga kapsllëku, fryrja apo keni lukth të irrituar, çaji i koprës është mënyra më e mirë për përmirësimin e tretjes. Ai ndikon në atë mënyrë që vaji esencial në të ka përqendrim të lartë estrogjeni i cili relakson muskujt e zorrëve dhe nxit ngërçet dhe gogësitjet.
Çaji i koprës gjithashtu ndikon edhe në simptomat e zorrëve irritabile, siç janë fryrja, ngërçet, ënjtjet apo diarreja.
Është shumë efikas në zvogëlimin e nivelit të thartirës në traktin gastrointestinal, prandaj mund t’i kundërvihet shkëlqyeshëm baktereve të pranishme në zorrë.
Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është plot antioksidant dhe për shkak të përqendrimit të lartë të katehinës që ka në vete mund të vrasë Helicobakeri pylorin, i cili shkakton të thatin në lukth.
Çaji i gjelbër shkatërron bakteret e këqija por duke mos shkatërruar bakteret e mira të cilat ndikojnë në punën e rregullt të zorrëve.
Konsumimi i këtij çaji është mënyra më e sigurt e shërimit të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet