LAJMI I FUNDIT:

Zvicra vendi më inovativ në botë

Zvicra vendi më inovativ në botë

Sipas statistikave të marrë nga Global Inovation Index, e të prezantuara në emisionin “7 Ditë me Panxhën”, Zvicra del të jetë vendi më inovativ në botë që në këtë indeks ka kapur shifrën e 65.5 pikëve.

Në listën e top dhjetë vendeve më inovative në botë janë Suedia, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Korea e Jugut, Holanda, Finlanda, Singapori, Danimarka, dhe Gjermania.

Ndërsa, e përbashkëta e këtyre vendeve është inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe standardi i mirë jetësor.


Prestigjiozja Forbes, ka krijuar ranglistën me bizneset më inovative, prijëse e së cilës del të jetë Salesforce. Në këtë listë të pranishme janë edhe disa prej kompanive më të pasura e më të njohura si Amazon, Apple dhe Google.

Inovacioni shihet i dobishëm për shkak të presionit financiar për të zvogëluar kostot, për të rritur efikasitetin, për arsye se rrit konkurrencën dhe që krijon një ekonomi gjithnjë në ndryshim. /Telegrafi/