Gjashtë të akuzuarit nga autoritetet zvicerane të drejtësisë (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është me dyshtetësi zvicerano-kosovare.
Policia ia ka behur në orën pesë të mëngjesit, në disa vende në të njëjtën kohë, në qytetin Bulle të Kantonit Friburg. Zyra e Prokurorit Federal (BA) raporton: “Luftim i terrorizmit: bastisje shtëpish dhe arrestime në kantonin e Friburgut”.
Tani fotografia ka filluar të qartësohet: të dyshuarit e parë do të duhet të përgjigjen përpara Gjykatës Penale Federale në Bellinzona. E para është një grua, sot 28 vjeçare. Akuza: Shkelje e të ashtuquajturit ligji i ndalimit të IS dhe paraqitje e dhunës.
Sipas aktakuzës, e akuzuara nga qyteti Bulle u ka dërguar video duke lavdëruar IS-in disa njerëzve nga rrethi i saj. Video tregojnë gjithashtu skena dhune, si prerje të duarve, vrasje të njerëzve me prerje koke etj. Videot shoqërohen edhe me thirrje arabe në të cilat bëhen homazhe për “luanët e Shtetit Islamik” etj. 28 vjeçarja është e akuzuara e parë. Ajo ka dalë para gjyqit të enjten (dje), më 23 mars.
Sipas aktakuzës, ajo, mjete propagande të IS-it kishte dërguar edhe një shoqeje të saj në fshatin fqinj. Kjo (e dyta) gjithashtu është akuzuar dhe do të dalë në gjykatë pas dy javësh. Sipas aktakuzës, kolegia e saj 33-vjeçare ka përhapur propagandën e IS-it përmes një bisede në grup me 38 anëtarë. Ndër të tjera, ajo ndau një tekst për një snajperist të IS-it i cili qëllon “të pafetë” në Siri, transmeton albinfo.ch.
Dy gratë e akuzuara tani, nuk janë arrestuar gjatë bastisjeve në tetor 2020. Por sipas hulumtimit të SRF, ato janë pjesë e këtij mjedisi. Konkretisht: janë gra të burrave të arrestuar në atë kohë.
Çiftet e martuara janë në qendër të skenës së supozuar të mbështetësve të IS nga Gruyeres. Dy burrat ishin në paraburgim prej disa muajsh, por sot janë sërish të lirë, siç konfirmon BA. Procedimi penal, i cili përfshin edhe dyshimin për mbështetje ose pjesëmarrje në një organizatë kriminale, është ende në pritje.
Grupi Gruyere përfshin gjashtë të dyshuar
Seanca gjyqësore që ka filluar të enjten kundër gruas së parë të përmendur më lart është preludi i një sërë gjykimesh për skenën e dyshuar të IS në Gruyere.
Gjithsej janë të paktën gjashtë të dyshuar: procedimi penal po zhvillohet edhe ndaj një gruaje dhe një burri nga rajoni. Ata ishin arrestuar në bastisjet e vitit 2020. Gjashtë të akuzuarit që janë të moshës nga 26 deri në 33 vjeç, janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është me dyshtetësi zvicerano-kosovare.
Të pandehurit nuk kanë pranuar të japin deklarate për SRF. Ndërsa nga njerëzit e afërm me ta mund të dëgjohen ankesa se ata po trajtoheshin në mënyrë të padrejtë dhe se akuzat janë të ekzagjeruara. Ndoshta njëri apo tjetri ka gabuar, por nuk janë të rrezikshëm, thonë ata. Nga skedarët në të cilët SRF ka qasje mund të konkludohet se është e vërtetë që nuk kishte plane konkrete të sulmit. Por aty kishte: mbështetje të supozuar të një organizate terroriste, shpërndarje propagande dhe përshkrime të dhunës. /albinfo.ch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?