LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg optimist pas rikthimit të Trumpit

Zuckerberg optimist pas rikthimit të Trumpit

Kompania teknologjike, Meta publikoi rezultatet për tremujorin e katërt të vitit të kaluar dhe për tërë vitin 2024, të cilat tejkaluan pritshmëritë e tregut.

Drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg shprehu optimizëm në lidhje me rikthimin e presidentit, Donald Trumpit në pozitat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Tani kemi një administratë amerikane që është krenare për kompanitë tona lider, për të cilat prioritet është fitorja e teknologjisë amerikane dhe që do të mbrojë vlerat dhe interesat tona jashtë vendit”, tha Zuckerberg gjatë një thirrje me investitorët lidhur me fitimet.


Sipas tij, kjo situatë mund të sjellë përparime të mëdha dhe inovacione, raporton CNBC.

Të ardhurat e kompanisë Meta u rritën në tremujorin e katërt të vitit 2024 me 21 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 48,39 miliardë dollarë, ndërsa fitimi u rrit me 49 për qind në 20,8 miliardë dollarë, me një fitim prej 8,02 dollarë për aksion.

Analistët e agjencisë LSEG prisnin të ardhura për tremujorin prej 47,04 miliardë dollarësh dhe fitim për aksion prej 6,77 dollarësh. Meta parashikon që të ardhurat e saj për tremujorin e parë të vitit të tanishëm do të jenë midis 39,5 dhe 41,8 miliardë dollarësh, që është afërsisht në përputhje me parashikimet e tregut.

Drejtoria financiare e kompanisë, Susan Li, njoftoi se chatbot-i i kompanisë Meta AI ka kaluar 700 milionë përdorues aktivë në muaj, dhe Zuckerberg pret që ky numër të arrijë një miliard në vitin 2025.

Meta aktualisht ka 74,067 punonjës, një rritje prej 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportit të publikuar në faqen e internetit të kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori