Zonja e Parë që e bëri botën të dashurohej me të, momentet kur ajo u shfaq më bukur (Foto)

Michelle Obama ka zbukuruar revistën së famshme Vogue për herë të fundit si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në intervistën e artikullit me titull “Michelle Obama, Zonja e Parë me të cilën bota u dashurua”, gruaja e Barack Obamas ka thënë se pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë, është koha për t’u larguar.

Ajo ka bërë edhe një set fotografit, të fundit në Shtëpinë e Bardhë, por Telegrafi jua kujton disa prej momenteve, ku ajo u duk më bukur gjatë tetë viteve të shkuara si Zonja e Parë.
“Gjithmonë do të jem e lidhur në njëfarë mënyre me shërbimin publik dhe jetën publike”, ka thënë mes tjerash Michelle.

Më poshtë mund t’i shikoni disa prej momenteve ku ajo u duk më bukur gjatë dy mandateve të burrit të saj si president i shtetit më të fortë në botë. /Telegrafi/








































































































