Zjarrfikësit në Ferizaj prej vitesh po vazhdojnë të përballen me mungesë të stafit, makinerisë, pajisjeve të tjera për punë dhe me të ardhura të dobëta financiare. Pavarësisht kësaj, ky institucion po vazhdon t’i dalë në ndihmë qytetarëve sa herë që ata kanë nevojë për fikje të zjarreve të ndryshme në shtëpie, banesa, fusha e male. Pastaj hapje të dyerve të ashensorëve, aksidente të komunikacionit, në energji elektrike e të tjera. Gjatë kësaj periudhe të këtij viti sipas raporteve të këtij institucioni, zjarrfikësit kanë intervenuar në 820 raste të ndryshme
Zymri Krasniqi, komandant i zjarrfikësve në Ferizaj, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se intervenimet e tyre ndahen nëpër kategori të ndryshme, ndërkaq e gjithë ndërrimi i kujdestarisë mbulohet me 3 deri në 4 zjarrfikës, që sipas tij është një numër i vogël i zjarrfikësve.
“Gjithsejtë jemi 27 zjarrfikës në shërbimin tonë në kuadër të ministrisë së Punëve të brendshme apo nga AME-ja. Ndërkaq kemi 3 deri në 4 zjarrfikës në një ndërrim që i bije një numër shumë i vogël. Mirëpo e kemi edhe një shoqatë e cila është prej tridhjetë e dy personave që na asistojnë dhe na bashkëngjiten për angazhimin dhe punën tonë që e kemi jashtëzakonisht të madhe në sezonin e verës dhe jemi falënderues ndaj Komunës që gjithmonë kemi qenë me një gjuhë të përbashkët që kemi arrit këtë shoqatë ta aktivizojmë si shoqatë asistuese në zjarre, fushore dhe malore dhe kemi arrit që gjendja në Komunën e Ferizajt të jetë në nivel duhur”, ka thënë Krasniqi.
Sipas Krasniqit, zjarret i kanë pasojat e veta, mirëpo gjithmonë mundohen të intervenojnë me kohë pas kërkesave të qytetarëve.
“Ferizaji me gjithë këtë kapacitetin që ka me tre zjarrfikës në një ndërrim as që paramendohet ta vendosësh punën dhe të rrish në kujdestari, se është e vështirë. Mirëpo kemi arrit dhe kemi gjetur mundësi edhe ne si staf komandues të jemi në gjendje gatishmërie, aty ku ka pasur nevoja e kemi lanë gjithë punët administrative dhe së bashku me zjarrfikësit kemi intervenuar me kohë dhe kemi treguar rezultate pozitive”, ka thënë më tej Krasniqi.
Sa i përket makinerisë, Krasniqi tregon se gjendjen e kanë mjaftë të dobët dhe shumë të vështirë për të intervenuar.
“Autosistema furnizuese kemi pak ose hiç. Kështu që kur kemi një zjarr të madh, realisht e kemi më të vështir, nëse zjarri është me përmasa të mëdha siç e patëm rastin në Manastir ku aty u djegë një objekt me materiale të ndryshme, atëherë kemi shumë telashe dhe vështirësi. Prandaj duhet të kërkojmë ndihmë nga komunat tjera”, ka thënë më tej Krasniqi.
Pavarësisht sfidave, vullneti i zjarrfikësve ka bërë që mos të dështojnë në asnjë intervenim. Krasniqi ka shpjeguar se në çdo mëngjes secili zyrtar qoftë edhe administrativ është i përgatitur për të marrë pjesë në intervenime.
“Sa i përket të ardhurave ne si zjarrfikës kemi ngecur shumë. Më shqetësuese është se nuk marrim pagesa për rrezikshmëri me të cilën përballemi çdo ditë. Pra nga marsi i vitit të kaluar është larguar pagesa për rrezikshmëri për zjarrfikësit”, ka shpjeguar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës