LAJMI I FUNDIT:

Zjarre të mëdha në Kaliforni, dhjetëra mijëra njerëz po evakuohen

Zjarre të mëdha në Kaliforni, dhjetëra mijëra njerëz po evakuohen

Zjarret në pyje po përhapen në veri të Kalifornisë për shkak të një vale të fortë të të nxehtit dhe dhjetëra mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen.

Rreth 28 mijë njerëzve iu tha të evakuonin shtëpitë e tyre pasi një zjarr shpërtheu këtë javë, njoftoi Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (CalFire).

Moti i rrezikshëm i nxehtë, i thatë dhe me erë pritet të vazhdojë, me Shërbimin Kombëtar të Motit që parashikon se temperaturat mund të arrijnë në 47 gradë në disa zona në fillim të javës së ardhshme.


Qyteti i Oroville, i vendosur jo shumë larg vendit ku shpërtheu zjarri, anuloi festën e fishekzjarrëve të 4 korrikut dhe zyrtarët paralajmëruan banorët që të mos ndezin fishekzjarrë për të shmangur rrezikun e zjarreve të reja, raporton bbc.

Këtë javë, Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për valët e të nxehtit dhe alarme të kuqe, duke treguar mot të nxehtë, të thatë dhe me erë në të gjithë shtetin. Agjencia tha se temperaturat “të rrezikshme” paraqesin një rrezik të lartë deri në ekstrem të stresit të nxehtësisë ose sëmundjes.

Sipas CalFire, rreth 24 zjarre kanë shpërthyer në të gjithë shtetin që nga java e fundit e muajit qershor.

Zjarri i fundit pranë Oroville shpërtheu pardje në vendndodhjen, rreth 130 kilometra në veri të kryeqytetit, Sacramento. Qyteti është rreth 32 kilometra nga Paradise, e cila u shkatërrua nga një zjarr në vitin 2018 që vrau 85 njerëz. Zjarret e goditën sërish rajonin në vitet që pasuan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori