Zjarr në Shkup, një i vdekur

Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer se zjarri ka shpërthyer sot në mëngjes në një byrektore që gjendej në katin përdhes të pallatit të banimit dhe më pas nga flakët dhe instalimet elektrike janë përfshirë edhe apartamentet e banimit.
Menjëherë pas zjarrit kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve që kanë lokalizuar zjarrin. Nga pastrimi i hapësirave të djegura është gjetur trupi i pajetë i 66 vjeçarit, Bogoe S.
Policia theksoi se viktima është ngulfatur dhe ka ndërruar jetë nga tymi i dendur.
Deri tani nuk janë të njohura shkaqet e sigurta të shpërthimit të këtij zjarrit që ndodhi në këtë lagje në afërsi të burgut Idrizovë në Shkup. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/08/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































