LAJMI I FUNDIT:

Zjarr masiv në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Indonezi – dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen

Zjarr masiv në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Indonezi – dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen

Zjarrfikësit në Indonezi po punojnë për të shuar një zjarr masiv që ka shpërthyer në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu në rafinerinë Balongan, të drejtuar nga firma shtetërore e naftës Pertamina, në orën 00:45 me kohën lokale të hënën.

Të paktën pesë persona janë plagosur dhe rreth 950 banorë janë evakuuar për siguri ndërkohë që një numër i njerëzve janë raportuar të zhdukur.


Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë ndërkohë që pamjet televizive dhe videot në mediat sociale treguan se zjarri vazhdonte ende të hënën në mëngjes me një tufë tymi që ngrihej lart mbi rafinerinë, e vendosur në provincën West Java.

“Ne së pari ndiejmë një aromë të fortë karburanti, ndërsa dëgjuam goditje rrufeje”, tha një banor aty pranë për mediat lokale Metro TV, sipas një raporti të Reuters.

Sipas agjencisë rajonale të menaxhimit të katastrofave, pesë persona po trajtoheshin në spital për djegie serioze me 15 të tjerë me djegie të vogla.

Të plagosurit janë të dy banorë aty pranë dhe njerëz që ishin në një rrugë pranë rafinerisë kur shpërtheu zjarri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Kalo në kategori