Ukraina tashmë prej më shumë se një jave është duke u përballur me sulmin e trupave ushtarake të Rusisë, me këta të fundit që janë në territorin ukrainas dhe çdo ditë e më shumë shkaktojnë një numër të lartë viktimash.
Një pjesë e mirë e qytetarëve ukrainas kanë vendosur të qëndrojnë dhe të luftojnë për vendin e tyre, ndërsa nëse nuk do të ishte për vajzën e vogël dhe për familjen e tij, këtë do të kishte bërë edhe futbollisti i Manchester City, Oleksandr Zinchenko.
Në një intervistë për BBC, mbrojtësi thekson se e njeh mirë mentalitetin e patriotëve të tij dhe shtoi se ata preferojnë të vdesin se sa të mos mbrojnë vendin e tyre.
“Ka kaluar një javë prej momentit kur vendi im është në luftë dhe unë nuk mund t’i mbaj lotët. Edhe kur jam në makinë duke u kthyer nga qendra stërvitore, nis edhe të qaj. E kam mendjen gjithnjë atje, e imagjinoj vendin ku jam lindur dhe rritur. Tani nuk ka më asgjë aty, është një hapësirë boshe”, ka thënë Zinchenko.
“Mund t’iu tregoj me mijëra foto dhe video të secilit prej qyteteve që janë shkatërruar. Kjo është një luftë e vërtetë, çfarë po bëjnë ata atje nuk është e pranueshme dhe duhet ndaluar sa më parë. Njerëzit nga Ukraina më dërgojnë fakte mbi atë që ndodh, janë të uritur, nuk kanë më për t’u ushqyer dhe po flejnë në bunkere”.
“Të jem i sinqertë, nëse nuk do të ishte për vajzën time apo për familjen edhe unë do të isha në Ukrainë duke luftuar. E njoh mentalitetin e njerëzve të mi, ata do të zgjedhin të vdesin dhe nuk do të dorëzohen. Jam shumë krenar që jam ukrainas dhe do të jem përgjatë gjithë jetës sime. Kur shoh njerëzit se si luftojnë për jetën e tyre, nuk kam fjalë që mund ta përshkruaj”, ka shtuar më tej lojtari ukrainas.
Zinchenko ditë më parë u ka bërë thirrje lojtarëve rusë që të mos heshtin dhe të kundërshtojnë agresionin e vendit të tyre mbi Ukrainën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme” – Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht