Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka përgënjeshtruar pohimet se Karim Benzema do të zëvendësohet me një sulmues tjetër në Santiago Bernabeu në sezonin e ardhshëm.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e Toni Kroos duke thënë se është lojtar shumë i rëndësishëm për mesfushën e Los Blancos.
Sa i përket Iscos, Zizu është shprehur se i pëlqen mënyra si luan, mirëpo nuk e ka mohuar mundësinë e largimit të disa lojtarëve në fund të këtij sezoni.
“Janë shumë lojtarë këtu që mund të shiten, sepse të gjithë janë të mirë. Shumë klube i duan lojtarët e Real Madridit, kjo nuk është diçka e re”.
“Isco është një lojtar i rëndësishëm dhe më pëlqen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Zidane për Marca. /Telegrafi/