Zinedine Zidane është deklaruar pas fitores së mundimshme ndaj Sevillës në kuadër të javës së pestë në La Liga me rezultat 0-1.

Trajneri francez ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e lojtarëve, derisa e kanë dominuar ndeshjen qysh nga minuta e parë.


“Jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve në këtë takim, pasi e kemi dominuar ndeshjen qysh nga minuta e parë”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

GettyImages 1176403700 Sevilla vs Real Madrid (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Karim (Benzema) u gjend mirë nga ai asistim i Dani (Carvajal) dhe e merituam ta fitonim ndeshjen”.

“Mendoj se ne duhet të kishim shënuar më shumë gola, pasi e zhvilluam lojën tonë dhe kundërshtari nuk kishte shumë hapësira para”, ka shtuar më tej Zidane.

Pas javës së pestë, Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Athletic Bilbao në të parin, ndërsa në xhiron e gjashtë madrilenët do të përballen me Osasunan. /Telegrafi/

telegrafi sport app