Bastisjet në MMPHI janë duke vazhduar ende nga Krimet Ekonomike me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Pak minuta më parë në objektin e kësaj ministrie është sjellë zëvendës sekretari, Izedin Bytyqi,  dhe i njëjti është shoqëruar në polici.


Mediat raportuan se të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia gjatë paradites.

461472651 1210395166848252 1977693913653865318 n

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

Kujtojmë se Izedin Bytyqi është emëruar zëvendësues i sekretarit në Ministrinë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vitin e kaluar.

I njëjti katër vite më parë ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, nga ministri i asaj kohe, Arban Abrashi.  /Telegrafi/

461989943 3798647363787886 714391894558839152 n

462471928 559935646593762 665278730059533532 n