LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Gaza, Erdogan: Aktualisht është humbur mundësia që të arrihet paqja shkaku i izraelitëve

Lufta në Gaza, Erdogan: Aktualisht është humbur mundësia që të arrihet paqja shkaku i izraelitëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se mundësia për paqe në konfliktin Izrael-Hamas është “humbur tani për tani” për shkak të “qasjes pa kompromis” të Izraelit.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Erdogan tha gjithashtu se nuk e ka humbur shpresën për një paqe të qëndrueshme, duke shtuar se Hamasi nuk mund të përjashtohet si palë nga zgjidhja e mundshme e konfliktit.

"Gaza duhet të mbetet palestineze", thotë SHBA-ja pas raportimeve që Izraeli dëshiron "tampon zonë"
Lexo po ashtu "Gaza duhet të mbetet palestineze", thotë SHBA-ja pas raportimeve që Izraeli dëshiron "tampon zonë"

“Situata që u shfaq si rezultat i qasjes së paligjshme të Izraelit tregoi edhe një herë se ne kishim të drejtë në shqetësimet tona. Kishte një mundësi për paqe dhe për fat të keq, ne e humbëm këtë mundësi tani për tani me këtë qasje të pakompromis të Izraelit”, tha ai.


Megjithatë, Erdogan shpreson se do të vjen sërish një mundësi për arritjen e paqes së përhershme mes dyja vendeve, raporton aa.

” Ne vazhdojmë kontaktet tona me krerët e shteteve dhe qeverive. Në fakt, këtë mendim ua kemi shprehur bashkëbiseduesve në takimet tona. Shpresojmë të arrijmë një rezultat duke vazhduar këtë përpjekje së bashku me ata”, shtoi lideri turk.

Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin
Lexo po ashtu Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin

Ndryshe, armëpushimi njëjavor ka përfunduar gjatë ditës së djeshme ndërsa Izraeli tashmë po vazhdon me ofensivën në Rripin e Gazës. Autoritetet palestineze thonë se vetëm ditën e djeshme janë vrarë të paktën 200 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Kalo në kategori