LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet e fundit në veri, Miftaraj: Veprimet e njëanshme do ta eskalojnë situatën më shumë

Zhvillimet e fundit në veri, Miftaraj: Veprimet e njëanshme do ta eskalojnë situatën më shumë
Ehat Miftaraj nga KDI

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit, ka thënë se çdo vendim duhet të jetë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Sipas tij, veprimet e njëanshme vetëm do ta eskalojnë situatën më shumë.

“Çdo vendim lidhur me veriun duhet të jetë në koordinim, konsultim dhe bashkëpunim të plotë me ShBA, BE dhe NATO! Veprimet e një anshme vetëm do ta eskalojnë situatën më shumë. Paqja dhe siguria duhet të jetë kompromisi.  Ajo çka është ndërtuar duhet të mirëmbahet”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.


Tutje, ka shtuar se veprimeve të Listës Serbe, të cilat siç ka thënë janë të porositura nga Beogradi, duhet përgjigjur me maturi dhe kujdes.

Ndryshe, Lista serbe pas një takimi të mbajtur këtë të shtunë në Zveçan, ka bërë të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë. Ndërsa, Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori