17 shqiptarë pjesëtarë të UDB-së serbo-jugosllave e kishin torturuar për orë të tëra ish të burgosurin politik Mehmetali Rexhepi.
Fillimisht, në burgun e Prishtinës, kishte hyrë Bashkim Kursani e Ibush Kllokoqi dhe e kishin akuzuar Rexhepin për veprimtari kundër shtetit jugosllav.
“Pasandej erdhi Bashkim Kursani, Ibush Kllokoqi më përpara, e mori foton e Titos dhe e kthej ka unë. Tha ju na keni lodh, për sherr po lexoni dhe po e mashtroni popullin. Kështu tha Ibush Kllokoqi, i cili njëherë nuk përdori dhunë. Erdh Bashkim Kursani me një pallto të gjatë ishte dimër…”, tha ai në “Debat Plus”.
Më pas kishin filluar torturat çnjerëzore ku kishin marrë pjesë 17 UDB-ash, duke e goditur me grushte, shufra e këmbë karrigesh. Rexhepi i përmendi emrat e disa prej tyre: Ramadan Sermaxhaj, Refik Thaqi e Ramadan Syla.
“Pasi më kanë rrëzu, prej orës 22 deri 23 e 30, 17 UDB-ash kanë përdor dhunë ndaj meje, me shufra gome të mbushura me zall. Ai me këmbën e karriges njëri me një parë tega njëfarë Ramadan Sermaxhaj. I përdorshin disa taktika, thonin: ‘hajde numëro cili jam unë me radhë’. Unë në mes tyre. Derisa njëri, si duket Refik Tashi (Refik Thaçi), një emër i jugosllavizuar, Thaçi e kishte, por Tashi e thërrisnin serbët. Tha Ramadan bjeri violinës, qeti Ramadan Sylës, egërsinë”, tha ai.
Dhuna nuk u ndal për asnjë moment, madje u përshkallëzua edhe më tej duke e zhveshur Rexhepin e duke e shtrirë për toke e goditur pamëshirshëm.
Nga dhuna e tmerrshme që pjesëtarët shqiptarë të UDB-së, Rexhepit i kishte rënë të fikët.
“Nuk e kuptova çka iu dashke ajo violinë, ndër tavolinë kërcejshin si akrobatë pleshtat… Pas goditjeve, serie goditjeve… ai e mori një ombrellë të zezë. E futi në prizë të rrymës, janë ngritë në këmbë edhe 5 a 6 a 10 janë mundu me mi desh teshat. Për mu ishte e trishtueshme e palejueshme. Cenim i skajshëm i dinjitetit njerëzor ku preket thellësia e dinjitetit. Ma hoqën setrën, këmishën, më lanë vetëm në brekë të fjetjes. Thash ndoshta është momenti, por s’kisha mundësi për vetëvrasje. Më kanë shtri në dysheme, njëri më ka shkel në njërin krah, tjetri në tjetrin krah, dy në këmbë dhe këmbën tjetër. Ai Ramadani e mur ombrellën dhe filloi nga qafa. Ajo të shkaktonte trishtim dhe klithmë. Ajo ta shtonte mbi 40 gradë temperaturën. Vazhdoi në bark e këmbë… jam bërë i gjithi ujë, më ka rënë të fikët. Më ka qit nga lartësia ujë Sinan Rexhepi Zhegra. Kam ardh pak në veti, derisa filluan të lodheshin edhe ata afër orës 00:00”, u shpreh ai.
Të gjitha këto tortura, sipas Rexhepit, iu bënë për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare dhe kërkesës për më shumë të drejta për shqiptarët e Kosovës. /Dukagjin/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht