Zhegrova trullos mbrojtësin serb të Qipros dhe realizon një gol të jashtëzakonshëm

Kosova e ka ngritur në 2-0 epërsinë ndaj Përfaqësueses së Qipros në udhëtim.
Pasi Valon Berisha realizoi për 0-1 në minutën e 65-të, 12 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë.
Futbollisti më i mirë në këtë ndeshje i Dardanëve, Edon Zhegrova ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm.
Anësori prishtinas fillimisht e trullosi me lëvizjet e tij mbrojtësin serb të natyralizuar si qipriot, Alex Gogic për të shënuar një gol tejet të bukur.
Me epërsinë e dyfishtë, tani Kosova është shumë afër ta nis këtë kampanjë kualifikuese me fitore në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x8bbcoi?fbclid=IwAR3MaoEKfO2GGAi2WK1Qi-YppsYgejU0MMCEQXr2dEuehf9_8l1C6q-XrxQ

Nga
Telegrafi
02/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































