Edon Zhegrova ka thënë se nuk i kërkon lojtarëve kundërshtarë t’i ndërrojë fanellat.

Por ylli i Kosovës e ka pranuar se shumë nga kundërshtarët e tij ia kërkojnë fanellën atij në fund të ndeshjeve.


Këtë gjë sulmuesi anësor i Kosovës e ka bërë gjatë një intervistë ‘Live’ në Instagramin e Telegrafi Sport.

“Cilat fanella i ke në koleksion? Të them të drejtën nuk i kërkojë kurrë një futbollisti për t’i ndërruar fanellat”, ka deklaruar Zhegrova.

Edon Zhegrova1

Por atë që nuk e bënë Zhegrova e bëjnë kundërshtarët e tij të cilët pas përfundimit të ndeshjeve shkojnë dhe ia kërkojnë fanellën yllit kosovar.

“Më ka ndodhur si në Ligën e Evropës po ashtu edhe në ndeshjet në Zvicër që lojtarët kundërshtarë të vijnë dhe të ma kërkojnë fanellën”.

“Për mua është një ndjenjë e mirë, pasi vlerësohet ajo që bëjë në fushë dhe kam vetëm respekt për kundërshtarët që kërkojnë fanellën time”, tha Zhegrova për Telegrafin.

FRESHFOCUS 959666 e1574850805364 1

Përveç fanellave Zhegrova foli edhe për provokimet e shumta që i merr në fushë nga lojtarët kundërshtarë.

“Është e vërtetë që më provokojnë shumë, ndoshta për shkak të driblimeve që ia bëjë”.

“Por duhet të theksoj se edhe unë i provokojë në fillim”, tha Zhegrova duke qeshur. /Telegrafi/

telegrafi sport app