Zhduket një vajzë nga Nabërxhani i Pejës

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për një rast të zhdukjes së një vajze në fshatin Naberxhan të Pejës.
Rasti ka ndodhur më 06 mars 2021.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































