Zhduket një grua në Gjilan, nuk dihet ku ndodhet nga 14 korriku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Gjilan është raportuar e zhdukur.
Rasti ka ndodhur në Gjilan.
“Gjilan 14.07.2023-22:30. Ankuesi mashkull kosovar më 20.07.2023 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































