Rreth 170 persona dyshohet të kenë vdekur në dy incidente të ndara në ujërat e Mesdheut. Lajmi jepet nga agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Marina italiane raporton mbytjen e një anijeje pranë brigjeve të Libisë, me 117 persona në bord, ndërkohë që autoritetet marokene dhe spanjolle janë përpjekur, me sa duket pa sukses, të gjejnë një varkë të humbur në Mesdheun perëndimor.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët, gjithsesi kujdeset të theksojë se nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Por, në një përmbledhje për vitin 2018, ajo nënvizon se më shumë se 2.200 njerëz kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre të dështuara për të kaluar Mesdheun.
“Nuk mund të bëjmë një sy ‘qorr’ përpara këtij numri kaq të lartë njerëzish që po humbasin jetën pranë dyerve të Evropës”, tha Komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, në një deklaratë për shtyp.
“Asnjë përpjekje nuk duhet të kursehet, apo të pengohet, për shpëtimin e jetëve në rrezik në mes të detit”, theksoi më tej ai.
Varka e parë, me 53 persona në bord, raportohet të jetë zhdukur në detin Alboran në cepin më perëndimor të Mesdheut. Një i mbijetuar po trajtohet në një spital të Marokut, pasi kaloi rreth 24 orë i bllokuar në det. Kërkimet për të kanë qenë të pasuksesshme prej disa ditësh.
Një varkë e dytë tip gomoneje u nis nga Libia të shtunën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM).
Zëdhënësi Flavio Di Giacomo thotë se 3 të mbijetuar u kanë thënë atyre se në bordin e saj ishin 120 persona, të cilët u nisën nga brigjet e Garabullit në Libi.
Një avion i Forcave Ajrore italiane hodhi dy mjete pluskuese të premten, teksa pikasi mbytjen e gomones në ujëra ndërkombëtare. Tri personat e mbijetuar vuajnë tashmë nga hipotermia, e u shpëtuan me helikopter për të marrë ndihmën e shpejtë në ishullin e Lampeduzës.
IOM-ja thotë se 4.216 emigrantë kanë kaluar në Europë përmes detit në 16 ditët e para të vitit 2019, më shumë sesa dyfishi i atyre që erdhën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Disa shtete europiane, mes të cilave edhe Italia, kanë refuzuar të pranojnë emigrantë në vitet e fundit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës