LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohen hetimet për mjekët, verifikime edhe në spitalet e tjera

Zgjerohen hetimet për mjekët, verifikime edhe në spitalet e tjera

Përveç hetimeve që po kryhen në spitalin “Koço Glozheni”, Prokuroria e Tiranës i ka zgjeruar verifikimet e saj edhe në dy spitalet e tjera ku u transportua e ndjera Aida Çakju.

Burime nga grupi hetimor thanë se janë marrë në pyetje mjekë të spitalit “Nënë Tereza” dhe të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Të parët për shkak se gruaja shtatëzënë u dërgua aty nga mjekët e maternitetit dhe të dytët sepse e kthyen me urgjencë sërish në maternitet.

Mjeku kardiolog i spitalit “Nënë Tereza” ka rrëfyer se kur gruaja, në muajin e nëntë të shtatëzanisë, ishte lënë në duart e tyre, ajo merrte frymë me vështirësi dhe pas një konstatimi të tillë dhe një konsulte urgjente ata dyshuan se kishte probleme me organet e frymëmarrjes, ndaj edhe e përcollën për në sanatorium.


Por mjekët pneumologë janë mbrojtur duke shpjeguar se Aida Çakju kishte gjakderdhje dhe ishte e pamundur të ndërhynin për ta trajtuar. Burimet shpjeguan se në spitalin “Nënë Tereza” nuk rezulton që ta kenë regjistruar të ndjerën, ndërkohë që në maternitetin “Koço Glozheni” dyshohet se janë shkelur procedurat minimale siç është edhe detyrimi për dhënie ndihme.

Për dy mjekët e ndaluar, Helidon Klodi dhe Dritan Deçka, prokuroria i kërkon Gjykatës së Tiranës t’i lënë në burg me afat 45-ditor derisa të mbërrijë ekspertiza e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së Aidës dhe foshnjës.

Prokuroria deklaron në rrugë jozyrtare se kërkoi ndalimin e vetëm dy mjekëve nga 4 që janë nën hetim pasi ka dyshime se përgjegjësia bie mbi ta përsa kohë ata janë të specializuar si mjekë obstetër gjinekologë.

Ndërkohë që për mjeken e tretë Nazime Ceni dhe infermieren, nga dokumentat e sekuestruara deri më tani rezulton se ato duhet të vepronin me urdhërin e dy kolegëve që ndodheshin në shërbim mbrëmjen e së premtes. Hetimet për vdekjen e Aida Çakjut, e cila u dërgua nga i vëllai për të lindur, po ndiqen me akuzën e “mjekimit të palukjdesshëm”.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori