Nga fillimi i zgjedhjeve deri te fitorja e Biden - E gjitha ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale në SHBA

2020/11/biden-fitues-lajm-1-2.png

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vitit 2020 vënë përballë dy kandidatët kryesorë për president, Donald Trump dhe Joe Biden.

Këtë vit një numër rekord amerikanësh kanë votuar, ndërsa është Biden ai që mori shumicën e votave elektorale dhe kështu emërohet presidenti i 46-të i SHBA-së.


Kështu i erdhi fundi edhe mbulimit maratonik të Telegrafit për një javë rresht, duke ua mundësuar të shikoni zhvillimet, rezultat dhe reagimet e fundit të gjitha në një vend.

08/11/2020 08:00-Mbulimit special të Telegrafit i erdhi fundi

E filluam të hënën para se të fillonin zgjedhjet dhe tani po e përfundojmë të dielën, kur edhe Joe Biden u shpall fitues dhe mbajti fjalimin e fitores.

Telegrafi gjatë kësaj kohe kishte një mbulim special si asnjë media shqip, duke raportuar 24 orë për zhvillimet e fundit në një faqe të veçantë, dedikuar 'Zgjedhjeve presidenciale 2020 në SHBA'.

Shihemi në zgjedhjet tjera, deri atëherë vazhdoni të lexoni Botën për lajmet e fundit.

08/11/2020 04:45-Pjesë nga fjalimi i Kamala Harris

f9hpymuJRfSg5vj9JKgK GettyImages 1284480526 scaled (Foto: Win McNamee/Getty Images)

Zëvendës-presidentja Kamala Harris, e filloi fjalimin duke e cituar kongresistin dhe liderin e drejtave civile, John Lewis, i cili tha: “Demokracia nuk është shtet, është një akt".

"Të mbrosh demokracinë kërkon sakrificë. Por, ka lumturi edhe këtu. Ne populli kemi fuqinë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Edhe kur demokracia ishte në fletëvotimet e këtyre zgjedhjeve dhe kur shpirti i Amerikës ishte në rrezik dhe bota po shikonte, ju filluat një ditë të re për Amerikën".

"Mund të jem gruaja e parë në këtë zyre, por nuk do të jem e fundit".

Një shekull pasi gratë fituan drejtën e votës, Kamala Harris foli për nënës e saj, Shyamala Gopalan Harris: “Kur ajo erdhi këtu nga India, në moshën 19 vjeçare, ndoshta ajo nuk e imagjinoi këtë moment. Po ajo besoi thellësisht në një Amerikë kur momentet e tilla janë të mundura". tha Harris.

Kamala Harris, është femra e parë, femra e parë me ngjyrë, femra parë amerikano-aziatike, vajza e parë e një emigrante që gëzon postin e zëvendës-presidentes në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

08/11/2020 04:06-Biden në fjalimin e fitores: Zotohem që do të jem një president që nuk do të kërkojë përçaje, por bashkim – Amerika definohet si një vend i mundësive

“Njerëz, qytetarët e këtij vendi kanë folur. Ata na dhuruan një fitore të pastër. Një fitore bindëse. Një fitore për ne, popullin. Ne kemi fituar me më së shumti vota në histori të këtij kombi. 74 milionë”.

Unë gjithmonë kam besuar se mund të definojmë Amerikën me një fjalë, ‘mundësitë’. Kjo është Amerika, të gjithë duhet të kenë mundësi që të shkojnë sa më larg me ëndrrat e tyre, unë besoj te mundësitë në këtë vend”.

Për të lexuar fjalimin e Joe Biden, klikoni KËTU.

uPqqQXhS3CVVAU0Nhdpv GettyImages 1284481433 scaled e1604803367131

08/11/2020 02:25-Fjalimi i Joe Biden dhe Kamela Harris ka filluar

08/11/2020 01:38-E postuam videon më herët, por tani po e rikthejmë me fjalët e ish-zonjës së parë

"Van, faleminderit që shpreh dhimbjen dhe lehtësimin që të gjithë ne e ndiejmë. Shpresa ime është që ata që shpresuan për një tjetër rezultat, do ndalen për një moment të na kuptojnë dhimbjen që shumë nga ne e kanë ndjerë për katër vitet e fundit", ka shkruar Michelle Obama, e cila ka shpërndarë videon e gazetarit të CNN, i cili nuk mbajti lotët pas fitores së Joe Biden.

08/11/2020 01:30-Wilmington, Delaware - Vendlindja e Biden, ku pas rreth një ore pritet të mbajë fjalimin e fitores

MBc37ZE1TfSPVqrFWl55 2020 11 07T223945Z 1638390015 HP1EGB71QY9JW RTRMADP 3 USA ELECTION BIDEN scaled The stage is set at the election rally site for Democratic U.S. presidential nominee Joe Biden, after the news media announced that Biden has won the 2020 U.S. presidential election over President Donald Trump, in Wilmington, Delaware, U.S., November 7, 2020. REUTERS/Jim Bourg

08/11/2020 00:23-Kështu u pasqyrua fitorja e Biden në faqet e para të shtypit britanik

"Gjumashi Joe zgjoi Amerikën"

7PUqHtGtRJWEr11ZwGq8 paper

"Koha për t'u shëruar"

pnGsPavHQxuh7OhN1Zto paper 2

"Është Joe"

v4ywPqWBTyqtNMs2cMER paper 3

"Zoti e bekoftë Amerikën"

es0m5sEIQ7Wtpnzk8ZQs paper 4

07/11/2020 23:56-E treta e vërteta, Biden në moshën 78-vjeçare bëhet president i SHBA-ve – më i moshuari në historinë e vendit

1 86

E treta e vërteta, të paktën kështu flasin të dhënat. Joe Biden për herë të parë kishte kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988.

Por, ai kishte pësuar humbje, duke mos iu zbehur për asnjë moment motivi për të vazhduar tutje.

Kështu e provoi sërish në vitin 2008, duke menduar se kësaj radhe do të ketë fat – por edhe këtu dështoi.

Megjithatë sot ai është fitues i zgjedhjeve presidenciale – duke u bërë në moshën 78-vjeçare presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.

07/11/2020 23:17-Trump nuk e pranon humbjen, pretendon se është fitues – thotë se i ka 71 milionë vota

Donald Trump assesi të pranojë disfatën nga rivali i tij Joe Biden. Ai edhe njëherë bëri me dije se nuk do të heq dorë nga kërkesa për hetime mbi pretendimet e tij, se kinse ka pasur parregullsi dhe mashtrim në procesin zgjedhor.

Në një postim të bërë në Twitter dhe Facebook, Trump ka shkruar se i ka 71 milionë vota legjitime. Numër ky më i madhi ndonjëherë për postin e presidentit”.

“71 milionë vota legjitime. Numri më i madh ndonjëherë për postin e presidentit”, ka shkruar Trump.

Në anën tjetër në shumicën e qyteteve të mëdha në SHBA është duke vazhduar festa e fitores së rivalit të tij Joe Biden, i cili sonte pritet t’i drejtohet kombit me një fjalim.

07/11/2020 22:47-Zgjedhje rekordesh...

Joe Biden fitoi më shumë vota se çdo kandidat për president në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai tashmë i është afruar 75 milionë votave. Vlen të theksohet se edhe Donald Trump e ka tejkaluar rekordin e fundit.

07/11/2020 22:41-Pas lojës së golfit, Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Tani e gjithë bota pret reagimin e tij pas humbjes nga Joe Biden

4 9

5 6

07/11/2020 22:24-Më të rëndësishmet që ndodhën sot

Sot ishte një ditë vendimtare në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Telegrafi edhe sot vazhdoi me mbulimin special.

Në rast se iu ka ikur, apo keni nevojë për një rikujtim:

  • Joe Biden fitoi garën dhe kështu do të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biden u shpall fitues pasi AP njoftoi se Pennsylvania i takon atij dhe kështu iu shtuan 20 vota elektorale, duke e kaluar kufirin prej 270 votash elektorale që kërkohej për të fituar. AP gjithashtu më vonë njoftoi se Biden ka fituar edhe në Nevada.
  • Kamala Harris do të bëhet femra e parë, femra e parë me ngjyrë dhe e para amerikano-aziatike që merr postin e zëvendës-presidentit. Pasi shumë njerëz dolën për të festuar, shumë nga qytetarët e përmendën arritjen e Harris si diçka motivuese për të gjithë.
  • Biden ftoi gjithë kombin amerikan të qëndrojnë të bashkuar tani që zgjedhjet përfunduan. “Pasi kampanja zgjedhori përfundoi, është koha të lëmë inatet dhe retorikën e ashpër pas dhe të bashkohemi si komb. Është koha që Amerika të bashkohet”.
  • Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Menjëherë pas deklarimit të fitores nga Bide, Trump ka lëshuar një deklaratë: “Një fakt i thjeshtë është se këto zgjedhje janë larg nga përfundimi”.
  • Joe Biden dhe Harris ka marrë shumë urime nga liderët botëror. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson tha: “Shtetet e Bashkuara janë aleati jonë më i rëndësishëm, mezi po pres të punojë nga afër dhe së bashku në prioritet tona të përbashkëta, nga ndryshimet klimatike tek tregtia dhe siguria”.

Për këto dhe të tjera, qëndroni me Telegrafin...

07/11/2020 21:53-Sekretarja për media e Trump kritikon mbështetësit e Biden për daljen në rrugë gjatë pandemisë

Donald Trump u kritikua vazhdimisht gjatë fushatës zgjedhore për mbajte të tubimeve, ku shumë nga përkrahësit e tij ishin edhe pa maska.

Tani që fioi Joe Biden pothuaje po ndodh i njëjti fenomen, dhe këtë e kritikoi Kayleigh McEnany në Twitter.

Vlen të theksohet se në dy ditët e fundit SHBA ka pasur shifra rekorde të të infektuarve me COVID-19.

07/11/2020 21:33-Edhe sa do të qëndrojë Trump në Shtëpinë e Bardhë?

Sipas njohësve të çështjeve të protokollit, Donald Trump do të mund të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë edhe 75 ditë, ku më pas në të do të hyjë presidenti i ri Joe Biden.

Por, a do arrijë të jap urdhra dhe si do të jetë funksionimi 75 ditëve të radhës, lexo KËTU.

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200916192921 03 trump press briefing 0916

07/11/2020 21:25-Zëvendës-presidentja thotë se është gati për punë

"Joe Biden dhe unë jemi gati t'ia fillojmë punës në emër të popullit amerikan", ka shkruar Kamala Harris.

07/11/2020 21:11-Tani pasi Biden fitoi, ia vlen të kujtohet fjalimi i tij për shqiptarët

Joe Biden gjatë një adresimi në një takim të komunitetit shqiptar në SHBA, kishte premtuar se do të vazhdojë që me gjithë qenien e tij të angazhohet që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të qëllojnë dhe të vrasin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan.

07/11/2020 20:44-Trump largohet i buzëqeshur nga fusha e golfit edhe pse humbi në zgjedhje

P9y9YmQ7SgamhpdwKiv2 trump 3

Trump duket në humor të mirë, nuk i përton edhe fotografive

07/11/2020 20:16-Nevada do t'i takojë Joe Bidenit

Shteti që u fitua në 2016 nga Hillary Clinton, por Donald Trump ishte vetëm 27 mijë vota më pak, pra në këtë zgjedhje ishte çdo gjë e hapur. Biden aktualisht ka 50 për qind të votave, kurse Trump 48 për qind.

5qODeYqRqOnUYXLEWdDL NEVADA BIDEN WINS

07/11/2020 20:10-Barack Obama uron Bidenin dhe Harrisin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar se “nuk ka mundur të jetë më krenar sesa të urojë për fitoren e tyre Bidenin dhe Harrisin”, transmeton Telegrafi.

“Jemi me fat që Joe është bërë president, sepse kur të futet në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai do të ballafaqohet me ndryshime të jashtëzakonshme”, ka shtuar Obama.

07/11/2020 20:08-Një koincidencë interesante

Sot, 48 vite më parë Joe Biden u zgjodh anëtar i Senatit amerikan.

Ai kishte garuar për Senat në vitin 1972 në Delaware, kundër republikanit, senatorit J Caleb Boogs nga i cili fitoi për vetëm 3.162 vota. Për të lexuar lajmin e plotë, kliko KËTU.

07/11/2020 19:29-Kamala Harris

  • Femra e parë si zëvendës-presidente

  • Femra e parë me ngjyrë si zëvendës-presidente

  • Aziatikja e parë si zëvendës-presidente 

Kamala Harris

07/11/2020 19:18-Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, liderët botëror urojnë Joe Bidenin dhe Kamala Harris

Pas fitores së Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, liderët nga vende të ndryshme të botës, kanë uruar dyshen për fitoren kundër rivalit nga radhët e Republikanëve, Donald Trump.

Ndër liderët e parë botëror që ia uroi fitoren Bidenit dhe Harrisit, është kryeministri kanadez Justin Trudeau, e atij i janë bashkuar edhe kryetari i Londrës, Sadiq Khan, Nicola Strugeon nga Skocia, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo.

Kujtojmë që numërimi i fletëvotimeve në zgjedhjet presidenciale është duke vazhduar edhe në pesë shtete amerikane, pavarësisht se së fundmi është raportuar se edhe në Nevada ka fituar Biden.

Për ta lexuar lajmin e plotë kliko këtu.

07/11/2020 19:16-Presidenti francez i reagon fitores se Biden

"Amerikanët kanë zgjedhur presidentin e tyre. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris! Kemi shumë për të bërë për të tejkaluar sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku!", ka shkruar Emmanuel Macron në Twitter.

07/11/2020 19:09-Teksa Joe Biden u shpall fitues, Donald Trump ishte duke luajtur golf

qY4CZTI6TGK4vG1mUIBf trump

07/11/2020 19:07-Paralajmërohet fjalimi i fitores

Joe Biden dhe Kamala Harris do t'i adresohen të gjithëve në ora 02:00 me kohën tonë lokale.

07/11/2020 18:49-Vjen urimi edhe nga Hillary Clinton

Hillary Clinton, e cila humbi zgjedhjet presidenciale ndaj Donald Trump në vitin 2016, uron për fitoren Joe Biden dhe Kamala Harris.

"Votuesit kanë folur, dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris që të jenë president dhe zëvendëse-presidente. Është një bilete historike, një mohim për Trumpin dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë. Përpara, së bashku", ka shkruar Clinton.

07/11/2020 18:44-Kamala Harris i telefonon Joe Bidenit për t’ia uruar fitoren: Ia dolëm Joe, do të jesh presidenti i ardhshëm i SHBA-ve

Zëvendëspresidentja e re amerikane Kamala Harris, ka publikuar një video interesante ku shihet në një fushë të gjelbëruar dhe e veshur me rroba sportive, duke biseduar në telefon me Joe Bidenin.

Ajo dëgjohet duke ia uruar postin e ri Joe Bidenit – atë të presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Ia arritëm, ia arritëm Joe. Do të jesh presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”, dëgjohet Kamala duke thënë në telefon.

Ajo gjatë tërë kohës nuk mund ta fshihte gëzimin, sa që gjatë bisedës telefonike vazhdimisht qeshte dhe ia kujtonte Joe Bidenit se është bërë president.

07/11/2020 18:44-Festa në Philadelphia pas fitores së Joe Biden

07/11/2020 18:42-Telefonata e urimit të fitores

Zëvendës-presidentja, Kamala Harris, ndau një video në Twitter teksa ajo fliste me Joe Biden dhe ata ia uronin fitoren njëri-tjetrit.

“Ia arritëm. Ia arritëm, Joe. Ti do të bëhesh presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara", dëgjohet ajo duke thënë në video.

07/11/2020 18:38-Joe Biden president, gazetari i CNN shpërthen në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Gazetari i CNN, Van Jones, nuk ka mundur të përmbahet gjatë transmetimit live – ai ka shpërthyer në lot.

07/11/2020 18:27-Biden fiton edhe Nevadan

Joe Biden ka fituar edhe ne Nevada, se paku kështu njofton AP. Nevada ka gjashtë vota elektorale, kështu Biden tani numëron 290.

07/11/2020 18:17-Kryeministri Kanadez ndër të parët që uron Bidenin

"Urime, Joe Biden dhe Kamala Harris. Dy vendet tona janë miq të ngushtë, partnerë dhe aleatë. Ne ndajmë një lidhje që është unike në nivel botëror. Mezi po pres të punojmë së bashku me ju dy", ka shkruar Justin Trudeau.

07/11/2020 18:17-Joe Biden lëshon komunikatë: Është koha të bashkohemi

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës falënderon popullin amerikan për përkrahjen.

“Jam i nderuar nga besimi i popullit amerikan që e kanë në mua dhe zëvendëspresidennten Kamala Harris”, ka shkruar Biden.

“Në numër rekord amerikanët kanë votuar, duke dëshmuar edhe njëherë, se demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”, ka thënë ndër tjera Biden.

Përmes një videoje të publikuar, Biden i bën thirrje amerikanëve për unitet në kohën e krizës.

“Pasi që fushata mori fund, është koha që zemërimin dhe retorikën e ashpër ta lëmë pas shpine dhe të bashkohemi edhe njëherë si komb”, thuhet në kumtesë.

“Është koha që Amerika të bashkohet dhe të shërohet. Në jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka diçka që ne nuk mund ta bëjmë, nëse e bëjmë së bashku”, ka thënë për fund Biden.

07/11/2020 18:11-Nuk kaloi shumë dhe erdhi postimi i zëvendës-presidentes

"Këto zgjedhje janë më shume se Joe Biden dhe unë. Janë për shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për atë. Kemi shumë punë para. Le të fillojmë", shkruan Kamala Harris.

07/11/2020 18:07-Postimi i parë i Bidenit në Twitter si president i SHBA-së

"Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua të drejtoj këtë vend të madh. Puna para nesh do të jetë e madhe, por premtoj këtë: Do të jem president i gjithë amerikanëve - pa marrë parasysh se a kanë votuar për mua, apo jo", ka shkruar Joe Bide në Twitter.

https://twitter.com/JoeBiden/status/1325118992785223682

07/11/2020 17:48-Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale, i “rrëmben” 284 vota elektorale

Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale duke fituar në Pennsylvania, shtet ky me 20 vota elektorale, raporton AP.

Kështu numri i votave elektorale të Joe Biden ka shkuar në 284, duke tejkaluar 270 votat e nevojshme për Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Donald Trump ka pësuar humbje, dhe tani Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara kur edhe në janar pritet të bëjë betimin.

07/11/2020 17:29-Trump zvogëlon epërsinë e Bidenit në Arizona

1 76

Në Maricopa të Arizonës, presidenti aktual Donald Trump, i ka 977.495 vota krahasuar me Joe Biden që i ka 1.023.516.

Kjo do të thotë se ka ngushtuar epërsinë e Bidenit në Arizona, edhe pse ai vazhdon të jetë në avantazh për 20 mijë vota.

Kanë mbetur afro 3% të votave që të numërohen në këtë shtet amerikan, e nëse Biden arrin të fitojë në Arizona që i ka 11 vota elektorale – atëherë shpallet edhe president i Shteteve të Bashkuara.

07/11/2020 16:54-Trump assesi të pajtohet: Kam fituar në këto zgjedhje

1 75

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se nuk e ka ndërmend të pajtohet nëse humb zgjedhjet, pavarësisht se ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Përveç se vazhdimisht po akuzon se gjatë procesit të zgjedhjeve ka pasur parregullsi dhe mashtrime, deri më tani Trump nuk e ka paraqitur as edhe një provë që do t’i mbështeste pretendimet e tij.

Madje komisioni zgjedhor ka hedhur poshtë pretendimet për mashtrime, e Trump në një postim të bërë pak minuta më parë në Facebook, ka shkuar më larg duke pretenduar se ka fituar në zgjedhjet presidenciale madje edhe shumë.

“Kam fituar në këto zgjedhjeve, madje shumë”, ka shkruar Trump në Facebook.

07/11/2020 16:31-Deklarohet Komisioni Federal i Zgjedhjeve: Nuk ka prova për mashtrim

1 74

Komisioni Federal i Zgjedhjeve në SHBA, ka bërë të ditur se nuk ka prova për mashtrim në zgjedhjet e sivjetme presidenciale.

Komisionerja Ellen Weintraub, ka thënë për CNN se ka pasur shumë pak ankesa se si kanë rrjedhur zgjedhjet këtë vit.

“Ka pasur shumë pak ankesa. Nuk ka prova se ka pasur çfarëdo lloj mashtrimi”, ka shtuar Weintraub.

“Nuk ka prova për vota të paligjshme që janë numëruar”, ka thënë për fund komisionerja amerikane.

07/11/2020 15:51-Twitteri 'mbulon' postimet e fundit te Trumpit

Rrjeti social Twitter, edhe një herë i ka fshehur/mbuluar postimet e fundit të Trump pasi ato mund të jenë "informatë jo e saktë" rreth zgjedhjeve.

XMKhcxMfTUONy9lhvPki trump

[related-to url="https://telegrafi.com/trump-mund-te-humbase-shume-sesa-vetem-presidencen-ne-janar/"]

07/11/2020 15:47-Trumpi do të mbajë konferencë për media

Donald Trump ka njoftuar se rreth orës 17:30 (me kohën tonë lokale) në Philadelphia do të mbajë një konferencë për media të madhe.

07/11/2020 14:36-Shtetet që ende nuk kanë shpallur fitoret

Y8pNveNTSg6jv5NCTmxJ WhatsApp Image 2020 11 07 at 13.20.01 e1604756102680 Trump prinë vetëm në Kartolinën e Veriut dhe Alaskë

07/11/2020 14:28-Trump fillon ditën në Twitter duke shfaqur pakënaqësitë e tij

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, është zgjuar, dhe menjëherë u bë aktiv në rrjetin social Twitter duke shfaqur pakënaqësitë e tij për procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht së fundmi në Pennsylvani, ku Joe Biden ka marrë primatin.

Trump ka thënë se ilegalisht shumë vota janë marrë pas orës së paraparë, gjë që e ka ndryshuar rezultatin. Ato nuk janë lejuar të monitorohen, pasi dyert dhe dritaret janë mbuluar që mos të lejohet të shikohet se çfarë po ndodh brenda dhomave të numërimit.

07/11/2020 14:20-Fituesin mund ta dimë edhe zyrtarisht në 24 orët e ardhshme

NBC News teksa tregon rezultatet e fundit në shtetet e mbetura, beson se fituesi edhe mund të dihet brenda 24 orëve të ardhme. Shpresojmë...

07/11/2020 14:16-Ish-kryeministri i Danimarkës me një mesazh për Trumpin

Duke parë komentet e ashpra të Donald Trump dhe pakënaqësitë e tij me procesin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, është folur shumë se a do të largohet qetësisht Trump nga Shtëpia e Bardhë në rast se humbet.

Këtij debati i është bashkangjitur edhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, i cili në Twitter shkruan:

"Donald Trump. Ja një këshillë të vogël... Kjo është mënyra e duhur për tu larguar nga zyra me nder posa ti humbasësh zgjedhjet. Faleminderit për bisedat e ndershme në katër vitet e fundit. Të vazhdojmë të jemi në kontakt. Gjithë të mirat. Lars Lokke Rasmussen, ish-kryeministërër i Danimarkës".

07/11/2020 14:01-Biden në rrugën e duhur për të përmbysë rezultatin e 2016

"Nëse rezultatet e zgjedhjeve 2020 qëndrojnë kështu siç janë tani, Donald Trump do të humbas me kolegjet elektorale ndaj Joe Biden, me margjinën e njëjtë siç bëri Hillary Clinton me atë në vitin 2016. 306-232".

07/11/2020 13:03-Ashtu si Trump, edhe djali i tij i pakënaqur me procesin zgjedhor

"100 për qind. Seriozisht diçka nuk është në rregull me disa prej numrave në shtete të ndryshme...", shkruar Eric Trump, djali i presidentit aktual të ShBA-së, Donald Trump.

07/11/2020 11:31-Kush është duke udhëhequr në shtetet ku po vazhdon numërimi i votave?

Gara për Shtëpinë e Bardhë tanimë ka mbetur në atë se kush fiton disa shtete të mbetura - Georgia, Pennsylvania, Nevada dhe Arizona.

Një fitore e vetme në Pensilvani ose në dy nga katër shtetet e tjera të mbetura do të ishte e mjaftueshme për të konfirmuar kadidatin demokrat Joe Biden si president të zgjedhur, duke ndaluar çdo sfidë ligjore, përcjell Telegrafi.

Z. Trump, ndërkohë, duhet të fitojë Pensilvanian dhe tre nga katër shtetet e mbetura.

Për të mësuar se kush është duke udhëhequr në shtetet ku po vazhdon numërimi i votave, klikoni KËTU

07/11/2020 08:24-Biden: Ne do ta fitojmë këtë garë

Kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, thelloi epërsinë në vendet sikurse Pensilvania, Arizona, Georgia, Nevada dhe Karolina e Veriut.

Lidhur me këtë rast ai mbajti një konferencë për medie ku deklaroi se ai do ta fitojë këtë garë me një shumicë të votave.

“Ne kemi marrë mbi 74 milionë vota, më shumë se çdo president tjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Biden.

Ai beson se do të fitojë më shumë se 300 vota elektorale për të fituar mandatin si President i SHBA-së.

“Ne do ta fitojmë këtë garë me një shumicë të qartë”, deklaroi kandidati i demokratëve. /Telegrafi/

06/11/2020 22:33-Biden thellon epërsinë në Arizona, Nevada, Georgia – Pennsylvania dhe Karolinën e Veriut

1 70

Gara për të parin e Shtëpisë së Bardhë është duke vazhduar mes kandidatëve Joe Biden dhe Donald Trump.

Ato pak shtete që kanë mbetur për t’u përcaktuar fituesi, kanë fituar vëmendjen e opinionit amerikan por edhe të botës.

Bazuar në të dhënat e fundit, Biden është duke prirë në vendet si Arizona, Nevada, Pennsylvania, Georgia dhe Karolina e Veriut.

Më poshtë ju sjellim numrin e votave që e bëjnë diferencën mes Trumpit dhe Bidenit.

Në Arizona, Biden udhëheq me 43.779 vota, në Nevada me 20.127, Pennsylvania me 13.662, Georgia me 1.554 dhe Karolinën e Veriut me 76.737.

06/11/2020 21:32-Kampi i Bidenit i bindur në fitore

Kampi i Joe Bidenit ka filluar ta kuptojë si punë të kryer postin e presidentit, pavarësisht se procesi i numërimit të votave është ende duke vazhduar dhe zyrtarisht nuk ka përfunduar asgjë.

Ata tashmë kanë filluar të montojnë binën në vendlindjen e tij në Wilmington, me qëllim që ai më vonë të mbajë një fjalim para masës.

“Ata presin të përdoret shumë shpejt kjo binë. Ata janë të bindur dhe kanë planifikuar gjithçka për sonte – presin të ndodh në ora 2 pasmesnate”, tha korrespondenti i Sky në SHBA, Greg Milam.

Prezantimi këtë mbrëmje pritet të jetë fjalimi i fitores për Biden, nëse arrin të sigurojë 270 vota elektorale për të cilat ka nevojë.

E një gjë e tillë ka gjasa të ndodhë në shtetin e Pennsylvanias, që ka 20 vota elektorale dhe ku Biden aktualisht është duke udhëhequr kundër rivalit Trump.

06/11/2020 20:54-Donald Trump edhe njëherë vë në pikëpyetje procesin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale

1 69

Donald Trump vazhdon të vazhdojë të vë në pikëpyetje procesin demokratik të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Ne besojmë se populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në numërimin e të gjitha votave dhe çertifikimin e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për integritetin e tërë procesit tonë të zgjedhjeve”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

“Që nga fillimi kemi thënë se të gjitha votat legale duhet të numërohet por jo edhe ato ilegale, kemi hasur në rezistencë sa i përket parimit bazik nga ana e Demokratëve”, thuhet ndër tjera.

Për ta lexuar lajmin e plotë kliko këtu.

06/11/2020 20:05-Kryetari i Philadelphia mesazh për Trumpin: Duhet ta pranojë humbjen dhe të urojë fituesin – siç kanë bërë Carter, Bush dhe Al Gore

Gjatë një konference për media, kryetari i Philadelphias, Joe Kenney, ka folur për veprimet e presidentit aktual të SHBA-ve, i cili assesi të pajtohet me procesin zgjedhor duke pretenduar se ka pasur mashtrime.

“Mendoj se presidenti duhet ta kuptojë faktin se ka humbur dhe se duhet ta uroj fituesin, ashtu siç veproi Jimmy Carter, George H.W Bush dhe Al Gore”, ka shtuar Kenney.

Ai madje i bëri thirrje Trumpit se duhet të ndalet me akuza dhe ta lë vendin të ecë përpara.

“Kështu mendoj unë, por dyshoj se ai do të më dëgjojë, por kështu janë gjërat”, tha Kenney për fund.

06/11/2020 19:17-Pas pretendimeve të Trumpit për mashtrim në procesin zgjedhor, reagon Mitt Romney

1 66

Mitt Romney ka kritikuar Donald Trumpin për akuzat e pabaza lidhur me mashtrimin me vota në zgjedhjet presidenciale, ku Joe Biden duket se është shumë pranë fitores.

Senatori Republikan tha se presidenti aktual është “brenda të drejtave të tij” që të kërkoj rinumërim në shtetet ku rezultati është i ngushtë, duke u bërë thirrje hetuesve të hetojnë pretendimet për parregullsi.

Por Romney nuk pajtohet me idenë e Trumpit lidhur me pretendimet e pabaza për mashtrime në zgjedhje.

Në anën tjetër disa kolegë të Republikanit Romney besojnë se Trump duhet të ketë prova nëse është i bindur se ka pasur mashtrime gjatë procesit zgjedhor.

06/11/2020 18:08-Biden thellon epërsinë në Pennsylvania dhe Nevada

1 63

Joe Biden ka thelluar epërsinë në dy shtete – Pennsylvania dhe Nevada.

Në Pennsylvania, Biden prinë me 9.027 vota, e rritje pritet të ketë edhe në Philadelphia ku po vazhdon numërimi.

I nominuari për president nga radhët e Demokratëve gjithashtu ka rritur avantazhin në Nevada me 22.076 vota apo 1.7%.

06/11/2020 17:01-Georgia shkon në rinumërim

1 62

Sekretari i shtetit të Georgias, Brad Raffensperger, ka konfirmuar se do të ketë rinumërim të votave në këtë shtet.

“Do të ketë rinumërim në Georgia”, ka deklaruar Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë të plotë në këtë proces, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh garën e ngushtë që po zhvillohet në Georgia, është pritur që në këtë shtet do të ketë rinumërim.

Deri më tani, Joe Biden është në avantazh ndaj Donald Trumpit me vetëm 1.579 vota në Georgia.

06/11/2020 16:51-Ivanka Trump: Çdo votë legale duhet të numërohet, por jo edhe ato ilegale

1 61

Shpesh ishte raportuar se ishte pikërisht Ivanka Trump, që është parë si dikush që mund të ketë ndikuar që babai i saj mund të pësojë një humbje të mundshme, nëse Joe Biden arrin të shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, bija e madhe e presidentit aktual nuk po jep shenja që ka hequr dorë nga kjo betejë politike, duke thënë se çdo votë legale duhet të numërohet, e ato ilegale të mos numërohen, transmeton Telegrafi.

“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, ka shkruar Ivanka në profilin e saj në Twitter.

Në anën tjetër, babai i saj ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtetet si Pennsylvania, ku rezultati është përmbysur dhe Biden është rikthyer në lojë.

06/11/2020 16:35-Trump reagon sërish, thotë se Philadelphia ka “histori të kalbur sa i përket integritetit të zgjedhjeve”

Donald Trump ka reaguar sërish për rikthimin e fuqishëm të Joe Bidenit në shtetin e Pennsylvanias, duke tentuar të nxit dyshime për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave në Philadelphia.

Në një postim në Twitter, Trump ka shkruar se “Philadelphia ka një histori të kalbur të integritetit të zgjedhjeve”.

Pretendimet e tij për parregullsi dhe ndalje të numërimit të votave me postë që kanë arritur në qendrat e votimit pas 3 nëntorit, janë hedhur poshtë nga organet kompetente.

E senatori republikan në Pennsylvania, Pat Toomey i ka cilësuar si të pakuptimta cilësimet e Trumpit për mashtrim në zgjedhje.

“Fjalimi i presidentit gjatë natës së kaluar ishte shqetësuar për mua sepse ai ka bërë akuza të rënda pa pasur as edhe një provë”, ka shtuar Toomey.

06/11/2020 16:10-Biden prinë në Pennsylvani, fillon festa

Pasi Joe Biden filloi të prijë në Pennsylvania, disa banorë kanë filluar të festojnë këtë lajmë në rrugët e qytetit.

Ende të gjithë janë në prite të rezultateve të reja, ku pritjet aktuale janë që Biden të zgjerojë epërsinë e tij.

06/11/2020 15:58-Biden fitues? Reagon ekipi i fushatës së Trump: Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar

Joe Biden duket se është në rrugën e duhur për të fituar Pensilvanian - dhe presidencën së bashku me të - por ekipi i fushatës së Donald Trump reaguar rreth deklarimeve të fundit.

"Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar", ka thënë Matt Morgan, këshilltari i përgjithshëm i fushatës, në një deklaratë.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

06/11/2020 15:46-The Guardian nga “vendi i ngjarjes”: Biden mund të deklarojë fitoren sonte

Reporteri senior për politikë i mediumit prestigjioz The Guardian, Daniel Strauss duke sjellë më të rejat nga Wilmington, Delaware, ka shkruar: Unë jam këtu në Wilmington, Delaware, ku shtypi dhe universi më i madh politik amerikan po presin që Joe Biden të deklarojë fitoren më vonë sot pas numërimit të zgjatur të votave.

Siç ka shkruar më tej ai, përcjell Telegrafi, gazetarët dhe personeli shtesë i shërbimit sekret janë mbledhur këtu, duke pritur që Biden do të marrë votat e mbetura elektorale që i duhen për të kaluar pragun prej 270 dhe për të fituar garën presidenciale.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

06/11/2020 15:32-Përgatitje për një tranzicion presidencial? “Hapësira e kufizuar ajrore” vendoset mbi shtëpinë e Biden

Një "Hapësirë e kufizuar ajrore e mbrojtjes kombëtare" është vendosur mbi shtëpinë e kandidatit demokrat Joe Biden në Wilmington, Delaware.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Administrata Federale e Aviacionit postoi Kufizimin e Përkohshëm të Fluturimit të mërkurën, ditën pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

06/11/2020 15:27-Biden gjithnjë e më afër fitores

Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden do të tejkalonte 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

EmJVXezX0AAEV8f

06/11/2020 14:58-Biden prinë në Pennsylvania

Numrat e fundit tregojnë se tani për tani Pennsylvania i takon  Joe Bidenit.

  • Biden 3,295,304 (49.4%)
  • Trump 3,289,717 (49.3%)

06/11/2020 14:29-Shërbimi Sekret shton sigurinë ndaj Biden, në pritje të fitores së tij të mundshme

Shërbimi Sekret po dërgon përforcime në Wilmington, Delaware, duke filluar të premten për të ndihmuar në mbrojtjen e ish-nënpresidentit Joe Biden.

Një veprim i tillë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vjen ndërsa ekipi i fushatës së tij përgatitet për mundësinë që ai së shpejti mund të pretendojë fitoren në ofertën e tij për Shtëpinë e Bardhë, sipas dy njerëzve të njohur me planet.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

06/11/2020 14:13-Pak histori...

Sot 160 vite më parë, Abraham Lincoln u zgjodh President i SHBA-së

06/11/2020 13:44-Kështu vazhdon të jetë ecuria në pesë shtetet kryesore

Georgia - 99% të votave të numëruara, Joe Biden dhe Donald Trump vazhdojnë të jenë në një 'luftë' të ngushtë
Pennsylvania - 96% të votave të numëruara, Donald Trump ka epërsinë prej 0.3%
Arizona - 90% të votave të numëruara, Joe Biden ka epërsi prej 1.6%
Nevada - 89% të votave të numëruara, Joe Biden ka epërsi prej 0.9%
North Carolina - 95% të votave të numëruara, Donald Trump ka epërsi prej 1.4%

06/11/2020 12:05-Diferenca në vota në shtetet e mbetura

• Georgia (99% e numëruar): Biden +917

• Nevada (89%): Biden +11,438

• Pennsylvania (94%): Trump +18,229

• Arizona (90%): Biden +47,052

06/11/2020 11:14-Biden merr kryesimin për herë të parë në Georgia, shtetin ku kryesisht kanë fituar republikanët

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden tani po udhëheq në raport me presidentin Donald Trump në Georgia, një kthesë mahnitëse e ngjarjeve në një shtet dikur të besueshëm republikan që Trump duhet të fitojë në mënyrë që të rizgjidhet president.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ani ka “kërcyer” para Trump me 917 vota, menjëherë pas orës 4:30 të mëngjesit të së premtes.

Dhe siç shkruan po CNN, asnjë i nominuar presidencial demokrat nuk e ka fituar shtetin që nga Bill Clinton në vitin 1992.

Clinton mundi ngushtë ish-presidentin George H.W. Bush në atë shtet.

Garë e ngushtë ndërmjet Biden dhe Trump po zhvillohet në dy shtete të tjera që mund të ndikojnë në fatin e garës, Nevada dhe Arizona.

Biden deri më tani ka 253 vota elektorale dhe Presidenti ka 213, sipas parashikimeve të CNN. /Telegrafi/

06/11/2020 10:48-Zgjedhjet në SHBA: Kush po udhëheq në shtetet që janë ende duke i numëruar votat?

Gara për Shtëpinë e Bardhë tanimë ka mbetur në atë se kush fiton disa shtete të mbetura.

Dhe sipas një shkrimi të BBC, përcjell Telegrafi, ato janë KËTU:

06/11/2020 10:42-Biden merr primatin në Georgia

Votat e numëruara deri më tani në shtetin e Georgias tregojnë se Joe Biden është duke prirë.

06/11/2020 10:39-Trump aktiv në Twitter, vazhdon të jetë i pakënaqur me procesin zgjedhor

Joe Biden është duke prirë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe sipas Donald Trump rezultatet e tanishme nuk janë reale.

"Unë lehtësisht do të fitoja presidencën e SHBA-së me vota ligjore. Vëzhguesit nuk janë lejuar, në asnjë mënyrë apo formë të bëjnë punën e tyre dhe kështu çdo votë në këtë periudhë duhet të jetë ilegale. Gjykata Supreme duhet të vendos!", shkruan Twitter.

06/11/2020 10:33-Shtohet siguria rreth Joe Biden para fjalimit që pritet ta mbajë sot

Siguria rreth Joe Biden është duke u rritur çdo herë e më shumë teksa po pritet një fitore e tij në zgjedhje. Së paku kështu pretendon Washington Post, të cilët raportojnë se agjentë shtesë janë vendosur rreth Biden, kjo pasi ekipi i tij ka paralajmëruar një fjalim të madh nga kandidati demokrat.

Kjo gjë është refuzuar të komentohet nga Shërbimi Sekret i SHBA-së.

EmFRh zXUAAteJJ Foto: Joe Biden/Twitter

06/11/2020 09:20-Biden po fiton më shumë terren në Georgia dhe Pennsylvania, po i afrohet gjithnjë e më shumë Shtëpisë së Bardhë

Kandidati demokrat presidencial Joe Biden fitoi më shumë terren në raport me presidentin Donald Trump në shtetet fushëbetejë të Georgia dhe Pensilvanisë të premten, duke iu afruar Shtëpisë së Bardhë disa orë pasi Trump pretendoi se zgjedhjet po i "vidheshin".

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Biden ka një epërsi 253 me 214 në votat e Kolegjit Zgjedhor shtet më shtet që përcaktojnë fituesin, sipas shumicës së rrjeteve kryesore televizive, dhe po përpiqej të siguronte 270 votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor shtet më shtet në katër shtetet e pavendosura deri më tani.

Biden, 77, do të bëhej presidenti i ardhshëm duke fituar Pensilvaninë, ose duke fituar dy nga treshja e Georgia, Nevada dhe Arizona.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

06/11/2020 08:55-Mohohen pretendimet se Nevada pushoi së numëruari fletët e votimit gjatë natës

Zyrtarët e zgjedhjeve në Nevada kanë mohuar zërat se qendrat e votimit ndaluan numërimin e fletëve të votimit brenda natës për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së 2020.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Nevada ende nuk ka deklaruar ndonjë rezultat, por Joe Biden ishte duke udhëhequr ndaj Donald Trump me vetëm një pikë përqindje të premten në mëngjes.

Gjashtë votat e kolegjit elektoral të shtetit do të ishin të mjaftueshme për të dërguar kandidatin demokrat në Shtëpinë e Bardhë, sipas parashikimeve nga Associated Press.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

06/11/2020 08:44-Tump, akuza për parregullsi dhe manipulim votash

Presidenti amerikan Donald Trump në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të enjten mbrëma tha se bazuar në votat e ligjshme ai i ka fituar me lehtësi zgjedhjet.

Por, ai shtoi se manipulimet, fletëvotimet e dorëzuara me vonesë, fletëvotimet e paligjshme bënë që avantazhi e tij ne disa shtete të venitej.

Ai tha se përkundër parave të kompanive të mëdha teknologjike, parashikimeve të mediave dhe sondazheve për fitore të thella të demokratëve, republikanët arritën me sukses që të ruanin shumicën në senat, dhe dolën mirë në garat zgjedhore për vendet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

06/11/2020 07:00-Gara po vazhdon

115211828 biden trump header 2 getty

Në Georgia, Joe Biden po prinë ndaj Donald Trumpit 1,709 vota.

Në Pennsylvania, Biden po prinë me 22,576 vota.

Në Arizona, Trump po prinë ndaj Biden me 47,052 vota.

Gara në të gjitha këto shtete vazhdon të jetë shumë e ngushtë.

06/11/2020 00:35-Mbeten edhe 36 mijë vota për t’u numëruar në Georgia, Bideni akoma në kërkim të 6 votave elektorale

Në Georgia kanë mbetur edhe 36.300 vota të panumëruara, ku më pak se 9.500 vota ndajnë Donald Trumpin dhe Joe Biden në garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Në anën tjetër Bidenit i nevojiten edhe 6 vota elektorale nga 270, për të fituar në zgjedhjet presidenciale. Transmeton Telegrafi.

E nëse Biden arrin ta tejkalojë Trumpin në Georgia, 16 votat e këtij shteti do ta shpallnin atë president të SHBA-ve.

06/11/2020 00:12-Numërimi i votave në Pennsylvania do të vazhdojë edhe gjatë natës

Kathy Boockvar, Sekretarja e Shtetit të Pennsylvanias, ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve do të vazhdojë “edhe gjatë natës”.

Duke folur para gazetarëve në Harrisburg, Boockvar është shprehur e lumtur me rrjedhën e zgjedhjeve dhe punën e zyrtarëve të komisionit zgjedhor në Pennsylvania.

Ajo gjithashtu theksoi se votat e ushtarakëve që janë vendit në misione dhe të qytetarëve tjerë që janë jashtë SHBA-ve, do të vazhdojnë t’i numërojnë gjatë të martës së ardhshme.

05/11/2020 23:32-Avantazhi i Trumpit në Pennsylvania tkurret në vetëm 90 mijë vota, nëse Biden fiton në Georgia mund të jetë demokrati i parë që nga viti 1992

1 56

Në Pennsylvania ku Donald Trump është duke udhëhequr me sa duket avantazhi i tij është duke u tkurrur çdo herë e më shumë, pasi raportohet se me vetëm 90 mijë vota është para kundër rivalit Joe Biden.

E në Georgia, Joe Biden ka arritur të ulë avantazhin e presidentit aktual në vetëm 9.525 vota apo më mirë thënë në një total prej 0.2%.

Është e mundur që Biden të rrëmbej fitoren në Georgia, duke u bërë kështu Demokrati i parë që fiton këtë shtet që nga viti 1992.

Por gjithçka varet se sa shpejtë do të numërohen fletëvotimet dhe që mund t’i japin 270 votat elektorale Bidenit që do ta bënin president.

05/11/2020 22:56-Biden bën thirrje që çdo votë të numërohet, thotë se do të jetë fitues

1 54

Joe Biden ka mbajtur një konferencë të shkurtër për media, lidhur me rolin dhe fuqinë e tij politike në zgjedhjet presidenciale.

Ai iu drejtuar gazetarëve nga teatri Queen në Wilminton të Delaware, nga ku i nominuari nga radhët e Demokratëve i shprehu ngushëllime familjarëve të 240 mijë personave që humbën jetën nga coronavirusi.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, Biden edhe njëherë u bëri thirrje zyrtarëve të komisionit zgjedhor që të numërohet çdo votë që konsiderohet valide.

“Në Amerikë, vota është e shenjtë. Çdo fletëvotim duhet të numërohet”, ka shtuar Biden.

Ai theksoi se së bashku me Kamala Harris po vazhdojnë “të ndihen shumë mirë” lidhur me rezultatet përfundimtare që pritet të mësohen shumë shpejtë.

“Nuk kemi dyshim se pas përfundimit të numërimit të votave, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues”, ka shtuar Biden.

05/11/2020 21:38-Edhe 47 mija vota mbeten të numërohen në Georgia

Sekretari i Shtetit të Georgia, ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe 47.277 mijë vota të numërohen, ku Donald Trump ka një diferencë të vogël kundër rivalit të tij Joe Biden.

Deri më tani Trump udhëheqë kundër Bidenit me 13.540 vota në Georgia, kështu të nominuarit për president nga radhët e Demokratëve i duhet të fitoj 63% të votave të panumëruara për të fituar në këtë shtet.

Një gjë e tillë është e munduar duke marrë parasysh faktin se shumica e votave që nuk janë numëruar, janë nga qytetet ku tradicionalisht është votuar për Demokratët.

05/11/2020 20:51-Fituesi në Pennsylvania mund të mësohet sonte

1 48 scaled

Kathy Boockvar, Sekretare e Shtetit të Pennsylvania, ka deklaruar për CNN se fituesi i këtij shteti mund të bëhet i ditur sonte.

Kanë mbetur edhe 550 mijë vota për t’u numëruar, por zyrtarët e komisionit zgjedhor kanë bërë të ditur se ato mund të përfundojnë së numëruari sonte.

Boockvar gjithashtu tha se beteja ligjore e Donald Trump për mos numërimin e votave me postë që kanë arritur pas 3 nëntorit – më saktësisht deri të premten, nuk do të bëjnë ndonjë diferencë të madhe.

Kujtojmë që Trump nuk mund të fitojë pa Pennsylvanian, ku janë 20 vota elektorale. E avantazhi i tij në këtë shtet është tkurrur nga 618 sa ishte në mëngjes në 111 mijë.

05/11/2020 20:15-​Trump humb edhe një betejë tjetër me gjykatën

Selia zgjedhore e kandidatit presidencial Donald Trump humbi mosmarrëveshjen para gjykatës në Michigan.

Stafi i Trump kërkoi që votimi të ndalet në këtë shtet federal amerikan, megjithatë, gjykatësi i shtetit i Miçiganit refuzoi apelin.

Më herët sot një gjykatës në shtetin e Xhorxhisë mohoi përpjekjen e republikanëve për të rishikuar numërimin e votave në atë shtet - verdikti i parë nga një seri padish të ngritura nga fushata Trump.

Çështja u ngrit pasi një dëshmitar republikan, pa siguruar prova, tha se ai nuk e dinte nëse grumbulli i 53 fletëvotimeve ishte marrë në kohë.

Të enjten në mëngjes, gjyqtari James Bays e hodhi poshtë çështjen me një vendim me fjalinë: "Asnjë shpjegim. Pas shqyrtimit të provave, unë hedh poshtë kërkesën, refuzoj kërkesën, faleminderit zotërinj".

05/11/2020 19:53-Kampi i Bidenit i bindur në fitore

Menaxheri i fushatës zgjedhore të Joe Biden ka mohuar se tentimet e kampit të Donald Trumpit do të mund të ndikojnë në rezultate, duke kërkuar rinumërim në disa shtete.

“Joe Biden ka fituar më shumë vota se çdo kandidat tjetër për president në historinë e Shteteve të Bashkuara, dhe po vazhdojmë t’i numërojmë votat. Mbi 140 milionë vota janë numëruar deri më tani, ku prej tyre mbi 72 milionë janë të Bidenit”, ka deklaruar Jenn O’Malley Dillon.

“Votuesit kanë dalë në numër rekord për të votuar për Bidenin. Këto të dhëna po i sheh edhe Trumpi dhe për këtë po e di se po humb. Ai po vazhdon ta shtyjë para strategjinë e dështuar të dizajnuar kinse për të parandaluar numërimin e votave”, ka shtuar ajo.

O’Malley Dillon është shprehur e bindur se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

05/11/2020 18:56-Biden rrit epërsinë në Nevada

Joe Biden ka rritur epërsinë në Nevada, pas rifillimit të numërimit të votave.

Bazuar në të dhënat e fundit, Biden ka thelluar epërsinë me 12 mijë vota apo rreth 1%, transmeton Telegrafi.

Në anën epërsia e Donald Trump në Georgia dhe Pennsylvania po vazhdon të tkurret.

05/11/2020 18:51-Kampi i Trumpit konferencë mbi pretendimet për mashtrim, gazetari i MSNBC i kërkon Grenellit t’i prezantojë faktet

1 42

Kampi i Donald Trumpit ka mbajtur një konferencë për media në Nevada, për të shtyrë përpara akuzat për mashtrim në procesin zgjedhor në këtë shtet, ku Joe Biden është duke udhëhequr me një epërsi të lehtë.

E kur gazetari i MSNBC i kërkoi Richard Grenellit që t’i prezantojë faktet, ai thjesht është larguar nga ai.

Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, madje këshilloi gazetarin që është dashur pyetjet t’i bëjë gjatë konferencës.

“Je këtu për të marrë informatat”, i është përgjigjur Grenell gazetarit të MSNBC.

05/11/2020 18:25-Gjykata në Georgia hedh poshtë padinë e kampit të Trumpit lidhur me pretendimet se po mungojnë fletëvotimet në këtë shtet

Gjykata në Georgia ka hedhur poshtë padinë e kampit të Trumpit, që pretendonte se mungojnë fletët e votimit në këtë shtet.

Kampi i presidientit aktual ishte përpjekur të argumentonte, se kinse zyrtarët e zgjedhjeve po përpiqeshin të numëronin fletëvotimet e pavlefshme në Georgia.

Megjithatë kur gazetarët kërkuan prova mbi këto pretendime, kampi i Trumpit nuk arriti t’ua prezantojë ato.

Kujtojmë që kampi i Trumpit është duke tentuar që përmes rrugëve ligjore të kundërshtoj rezultatet në disa shtete.

05/11/2020 18:04-Avantazhi i Trumpit në Georgia po vazhdon të tkurret

Avantazhi i Donald Trumpit në Georgia po vazhdon të tkurret, derisa po numërohen votat e fundit në këtë shtet.

Kampi i Demokratëve në Fulton, ka bërë të ditur se avantazhi i Trumpit kundër Joe Bidenit, tani qëndron kështu – 14.857 vota para apo 0.3%.

05/11/2020 17:33-​Demokratët mund të kenë nevojë të fitojnë të dy garat në Xhorxhia për të rrëzuar Senatin

1 39

Rruga e vetme e demokratëve për të shmangur një shumicë republikane në Senat mund të kërkojë fitimin e të dy vendeve në Xhorxhia.

Bilanci i fuqisë në Senat aktualisht qëndron në 47 për demokratët dhe 47 republikanët, me gjashtë vende për t’u vendosur.

Demokratëve u duhen edhe katër vende të tjera për të marrë 51, të cilat do të kontrollonin Senatin. Nëse Joe Biden fiton presidencën, Kamala Harris do të ishte një ndërprerëse në Senat.

Aktualisht, senatori aktual republikan Thom Tillis po ruan drejtimin e tij në Karolinën e Veriut dhe senatorja në detyrë e Susan Collins ka një epërsi në Maine. Në Alaskë, senatori Dan Sullivan është duke udhëhequr mbi demokratin Al Gross.

Për ta lexuar lajmin e plotë kliko këtu.

05/11/2020 16:58-Në Georgia mbeten edhe 60 mijë vota për t’u numëruar, vazhdon gara mes Biden dhe Trump

1 37

Një zyrtar i komisionit zgjedhor në Georgia, ka konfirmuar se kanë mbetur edhe 60 mijë vota që të numërohen në këtë shtet, që shumë shpejtë pritet të publikohen edhe të dhënat se cili kandidat ka fituar.

Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit të Georgia, Brad Raffensperger, ka bërë të ditur se zyrtarët i kanë dhënë prioritet saktësisë e jo shpejtësisë.

Ai gjithashtu theksoi se disa zyrtarë të këtij shteti kanë harruar të klikojnë butonin e “ngarkimit”, për të postuar votën e tyre e cila duhet të numërohet, për këtë arsye shteti ua ka dërguar atyre një njoftim shtesë si rikujtesë.

Në anën tjetër Donald Trump udhëheq në Georgia me afro 18 mijë vota.

05/11/2020 16:34-Trump: Çfarëdo vote që ka mbërritur pas ditës së votimit, nuk do të numërohet

1 36

Donald Trump sërish ka reaguar lidhur me votat që pritet të numërohen, duke pretenduar se çfarëdo vote që ka mbërritur pas kohës së paraparë për t’u votuar, nuk do të numërohet.

Në të vërtetë në disa shtete përfshirë Pennsylvaninan, lejohen votat të arrijnë edhe pas përfundimit të votimit, përderisa ato janë dërguar me postë dhe kanë dëshmi vulën dhe datën kur është votuar.

“Çfarëdo vote që ka arritur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të votohet”, la shkruar në Twitter, presidenti aktual i SHBA-ve.

05/11/2020 15:58-Infektohen me coronavirus dhjetë persona që punuan në zgjedhjet presidenciale në New York

02elections briefing voting videoSixteenByNineJumbo1600

Të paktën 10 persona që kanë punuar në një qendër votimi në një kampus universitar në Southampton në Long Island, New York, janë infektuar me coronavirus, thonë raportet lokale.

Kjo ndodhi në një vend të hershëm votimi dhe detyroi dhjetëra persona të vetë-izolohen.

Ata njerëz të infektuar përfshijnë gjashtë punëtorë të numërimit që po ndihmonin në kampusin e Universitetit Stony Brook.

05/11/2020 15:30-Trump i reagon Bidenit: Ndaloni numërimin

Edhe sot ka vazhduar numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Donald Trump sërish ka kërkuar që ndalet numërimi i votave duke vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Ndaloni numërimin”, ka shkruar pak çaste më parë presidenti amerikan në llogarinë personale në Twitter.

05/11/2020 14:58-Joe Biden: Çdo votë duhet të numërohet

Numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane po vazdhon në Shtetet e Bashkuara.

Kandidati republikan, Donald Trump ka kontestuar legjitimitetin e zgjedhjeve dhe ka kërkuar që të ndalet numërimi në disa shtete.

Por, këtë po e kundërshton kandidati demokrat, Joe Biden, i cili ka bërë thirrje që të numërohen të gjitha votat.

05/11/2020 14:55-New Mexico zgjedh të gjitha gratë me ngjyrë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

New Mexico është bërë shteti i parë në histori që ka zgjedhur të gjitha gratë me ngjyrë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në grupin prej tre personash përfshihet përfaqësuesja, Deb Haaland, një demokrate që në vitin 2018 u bë një nga gratë e para vendase të zgjedhura në Kongres.

Republikanja Yvette Herrell, e cila është gjithashtu amerikane vendase (e kombit Cherokee) dhe demokratja Teresa Leger Fernandez, e cila është hispanike, ishin dy gratë e tjera që u votuan.

05/11/2020 14:31-Dy arsyet kryesore se pse dështuan sondazhet në Amerikë

Sondazhet parazgjedhore në Amerikë i dhanë një avantazh të madh kandidatit demokrat, Joe Biden.

Duke gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve, sipas të cilave fitorja e Donald Trumpit është ende e mundur pavarësisht nga udhëheqja e Bidenit në vendet kryesore, sondazhet, ashtu si në vitin 2016 kur kundërshtari i Trumpit ishte Hillary Clinton, ishin mjaft të gabuara.

Lexoje lajmin e plotë KËTU

05/11/2020 14:06-Kur do të mund të mësojmë për rezultatet e reja në Georgia, Nevada dhe Arizona

Dy ditë pas zgjedhjeve, Joe Biden është afër 270 votave elektorale.

Rrugët për në 270 mbetet e hapur si për Bidenin, si për presidentin Donald Trump ndërsa votat vazhdojnë të numërohen në gjashtë shtete.

16:30: Sekretari i Shtetit i Geogrias do të mbajë një konferencë për shtyp. Aktualisht ka një diferencë prej 33 mijë votash midis Trumpit dhe Bidenit gjersa kanë mbetur rreth 90 mijë vota për t'u numëruar.

Mbrëmje: Clark County, Nevada, që përfshin Las Vegasin, do të përditësoj të dhënat më të reja. Vendi ka pjesën më të madhe të votave në Nevada, dhe dje ishte i heshtur me lajmet e reja. Në Nevada, Biden mban një epërsi të pakët prej tetëmijë votave.

Ora 05:00 premte: Zyrtarët në Maricopa County të Arizonës - qarku më i madh në Arizona, i cili në zonën e Phoenixit - planifikojnë të japin përditësimin e tyre të ardhshëm. Qarku shkroi në Twitter brenda natës se mbeten 275 mijë fletëvotime të panumëruara.

05/11/2020 13:30-Trump po humb terren kundrejt Bidenit në Georgia

geor

Avantazhi i presidentit, Donald Trump në Georgia është zvogëluar në vetëm 18.540 vota.

Republikani aktualisht ka fituar 2,432,097 vota gjersa demokrati 2,413,999.

Raportohet se kanë mbetur të numërohen edhe 50 mijë vota, përkatësisht deri më tani janë numëruar 98 për qind.

Ndryshe, kandidati që fiton këtë shtet do t'i merr edhe 16 vota elektorale.

05/11/2020 13:15-Reagimet e mediave botërore për zgjedhjet presidenciale amerikane

Disa prej mediave botërore e kanë përshkruar si kaos dhe turpëruese zgjedhjet presidenciale amerikane.

"Çfarë spektakli! Njëri thotë se kjo është vjedhja më e madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dhe kush e thotë këtë? Presidenti që aktualisht është në detyrë".

"Kundërshtari i tij thotë se Trump po planifikon mashtrim zgjedhor. Kjo është ajo që janë zgjedhjet në SHBA dhe demokracia në Shtetet e Bashkuara".

0a961ec6 4816 4093 ab33 49ccb6708639

05/11/2020 13:02-Rezultatet përfundimtare në Karolinën e Veriut mund të dihen pas 12 nëntorit

vvv

Po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020.

Në disa prej shteteve është garë e ngushtë mes republikanit, Donald Trump si dhe demokratit, Joe Biden.

Sipas të dhënave të fundit të Guardian në Karolinën e Veriut, Trump po kryeson me 50.1 për qind të votave kundrejt Trumpit që ka 48.7 për qind kur janë numëruar 95 për qind të tyre.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

05/11/2020 12:24-Kaos në rrugët e New Yorkut, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Pavarësisht se nuk ka trazira në të gjithë qytetin e New Yorkut në Ditën e Zgjedhjeve, disa arrestime u bënë mbrëmë pasi që individët i vunë zjarrin koshave të plehrave dhe u përleshën me policinë.

Disa qindra demonstrues dolën në rrugët e Manhattanit për të mbështetur kampanjën "Numëroni çdo Votë".

Njerëzit marshuan nëpër 5-th Avenue "për të festuar drejtësinë dhe demokracinë".

Grupi po marshonte drejt Washington Square Park pasi ekipi i presidentit Donalt Trump njoftoi se do të ngrinin procese gjyqësore në Michigan dhe Pennsylvania për të ndaluar numërimin e votave në proces.

05/11/2020 12:05-Avokati i Trumpit, Giuliani: Biden mund të ketë votuar 5000 herë për vetveten

419417b9 7ec0 4856 9a94 02a817b597a9 AP TRUMP 86929118 scaled

Rudolf Giuliani, këshilltari ligjor i presidentit amerikan dhe kandidatit republikan, Donald Trump, deklaroi në Filadelfia se “po ndodh një mashtrim i madh” në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish kryebashkiaku i New Yorkut, ndër të tjera, bëri vlerësime të çuditshme gjatë fjalimit, të tilla si “të vdekurit dhe marsianët” mund të kenë votuar në zgjedhje.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

05/11/2020 11:30-Miliarderi e mbështet demokratin me 100 milionë dollarë: Por, Biden humbi në ato tri shtete

1f85d644f823adf24514eba8141d3edd e1604571635144

Politikani dhe sipërmarrësi Mike Bloomberg ka investuar 100 milionë dollarë në emër të kandidatit demokrat, Joe Biden.

Por, investimi mund të jetë i kotë pasi që Ohio dhe Texas ka fituar republikani Donald Trump, raporton CNBC.

Politikani që shpenzoi rreth një miliard dollarë për fushatën e tij që të fitoi në garën brenda partisë demokratike, ka humbur edhe në shtetin e Floridas.

Kjo shkaktoi shumë komente në rrjetin social në Twitter duke ia kujtuar 78-vjeçarit humbjet e njëpasnjëshme.

Ndryshe, demokrati Joe Biden raportohet se ka siguruar 264 vota elektorale gjersa republikani Trump ka 214 vota gjersa fitues do të jetë kandidati që arrin numrin prej 270 votave.

05/11/2020 11:02-Probleme në Detroit, numëruesi republikan i votave nxirret jashtë qendrës së votimit

bb

Në disa prej vendvotimeve po shkaktohen probleme nga numëruesit ose vëzhguesit e zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Në një prej tyre në shtetin e Detroitit, tashmë kanë rrjedhur disa video teksa shihet se si një prej ekipit numërues republikan, nxirret jashtë qendrës së votimit në Cobo.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU

05/11/2020 10:30-Edhe dhjetë mijë vota do të dihet fati i Georgias

Në qarkun më të madh të Georgias kanë mbetur edhe rreth 10 mijë vota për t’u numëruar, tha drejtori i zgjedhjeve të Fultonit, Richard Barron.

Qarku ka vendosur të vazhdojë numërimin gjatë gjithë natës dhe ka hedhur në tabelë votat me një normë prej rreth tri copë në orë. Fulton County është shtëpia e Atlantës dhe bastion tradicional i demokratëve.

Untitled2

Qarku ka paraqitur në tabelë të gjitha votat personale dhe tani po numëron vetëm votat e munguara.

Votat e vetme të mbetura do të jenë votat e përkohshme dhe votimet ushtarake jashtë shtetit.

Untitled

05/11/2020 10:05-Republikanët ende shpresojnë të pushtojnë shtetet kryesore

Megjithëse republikanët kanë njoftuar se po përgatiten edhe për beteja ligjore, shpresa e tyre e vërtetë për përmbysjen e rezultateve në favor të Donald Trumpit është numri i votave në shtetet kryesore të Pensilvanisë, Georgia dhe Arizonas.

Republikanët, si brenda dhe jashtë fushatës, e kuptojnë se këtu është rruga e tyre më reale drejt fitores, ku proceset gjyqësore dhe kërkesat e rinumërimit shërbejnë si një përpjekje që ata mund të dinë që paraprakisht do të dështojë.

Selia e Trumpit ende shpreson për një kthesë në Arizona, ku besojnë se do të kthente gjithçka në favor të tyre, edhe pse ai kthim nuk është i mundshëm.

05/11/2020 09:30-Kush ku po udhëheq në katër shtetet kryesore

Biden Trump Climate Battle Images Featured Image

Po vazhdon numërimi i votave për garën presidenciale amerikane, ku për momentin është duke udhëhequr demokrati Joe Biden kundrejt republikanit, Donald Trump.

Telegrafi iu sjell më poshtë se si qëndrojnë garuesit në katër shtetet, ku epërsia e njërit prej kandidatëve është tejet e vogël.

Pensilvania Donald Trump – 50.7%, Joe Biden – 48.1%. Numërohen 89 për qind e votave. Shteti sjell 20 vota elektorale.

Nevada Joe Biden – 49.3%, Donald Trump – 48.7% Numërohen 75%. Shteti sjell 6 vota elektorale.

Georgia Donald Trump – 49.6%, Joe Biden – 49.2%. Numërohen 98%. Shteti sjell 16 vota elektorale.

Karolina e Veriut Donald Trump – 50.1%, Joe Bide – 48.7%. Numërohen 94%. Shteti sjell 15 vota elektorale.

05/11/2020 09:00-Mbështetësit e Trumpit ia mësyjnë një qendre të numërimit në Arizona, policia arreston disa prej tyre

Një qendër e numërimit të votave në qarkun Maricopa, Arizona, e gjeti veten duke u ballafaquar me dilemën nëse do të ndalonte punën dhe do të mbyllej.

E gjithë kjo pasi një turmë mbështetësish republikanë u mblodhën jashtë - duke iu përgjigjur pretendimeve në mediat sociale se votat që mund të ishin për Trumpin nuk do të llogariteshin.

05/11/2020 08:35-Senati amerikan do ta ketë transgjinoren e parë në histori të SHBA-së

cef3ca4b a612 498c 8d21 b750442734b5

Sarah McBride festoi fitoren e saj historike në mënyrë modeste në Delaware - me disa orë gjumë dhe një filxhan kafe.

"Tani po mbledh mëngët dhe po shkoj në punë", tha demokratja për BBC-in.

McBride është senatorja e parë e shtetit transgjinor në historinë e SHBA-së dhe fitorja e bën atë një prej zyrtareve më të larta shtetërore.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

05/11/2020 08:04-Georgia mund të jetë objektivi tjetër i Trump për rinumërimin e votave

Një burim i njohur me këtë çështje ka thënë se nëse Georgia është afër me vota, "natyrisht" kampi Trump do të kërkojë një rinumërim nëse ai humbet, shkruan CNN.

Sipas mediumit në fjalë, tani është një diferencë prej 33,000 votash dhe kanë mbetur rreth 90,000 për t'u numëruar.

Në Georgia, një kandidat mund të kërkojë një rinumërim nëse diferenca e fitores është më pak se gjysmë për qind.

Ndryshe, më herët, ekipi i fushatës së Donald Trump njoftoi synimin për të kërkuar një rinumërim në Wisconsin. /Telegrafi/

05/11/2020 08:00-Gara për Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve - kush po udhëheq?

d718ce78 60bb 47e9 8727 22c749cafdae

Qytetarët amerikanë tashmë e kanë dhënë mendimin e tyre se kush do t’i udhëheq në katër vjetët e ardhshëm.

Joe Biden, kandidati demokrat dhe Donald Trump, janë në garë për të parin e Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu edhe rezultatet për garën e kongresit po vazhdojnë të vijnë.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU

05/11/2020 07:58-Ekspertët: Gjykata e Lartë mund të mos ketë fjalën e fundit në zgjedhjet e SHBA-së

Ndërsa Presidenti Donald Trump synon që Gjykata e Lartë e SHBA të ndërhyjë në garën presidenciale, e cila është ende e paparashikueshme, ajo mund të mos jetë arbitri përfundimtar në këto zgjedhje, thanë ekspertët ligjorë.

Ata thanë se pak gjasa ka që gjykatat të pranonin një kërkesë të Presidentit Trump për të ndalur numërimin e fletëve të votimit që kanë arritur para ose në ditën e zgjedhjeve, apo që ndonjë mosmarrëveshje që mund të shqyrtojnë gjykatat të mund të ndryshonte trajektoren e garës në shtete të tilla si Miçigani dhe Pensilvania. /VOA/

05/11/2020 07:57-Cilat janë “rrugët drejt fitores” për Trump dhe Biden?

Rrugët drejt fitores mbeten në garën presidenciale të SHBA-së, si për Donald Trump, po ashtu edhe për Joe Biden, por Biden ka më shumë mënyra për të fituar.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Biden kryeson me numrin e votave të kolegjit elektoral 264-214 pasi ai u shpall fitues në Michigan dhe Wisconsin të mërkurën dhe Trump fitoi një votë në Maine.

Shtimi i Alaskës për Trumpin – votat e së cilës nuk janë deklaruar, por ku rezultati nuk është në dyshim - i jep presidentit 217 vota elektorale.

Dhe ndërsa afrohej mbrëmja e së mërkurës në SHBA, katër shtete mbetën të deklarohen: Nevada, Karolina e Veriut, Georgia dhe Pensilvania.

Por se cilat janë rrugët e Trump dhe Biden, drejt fitores – mund të lexoni KËTU

05/11/2020 00:49-Nevada mund të vendosë për presidentin e ri amerikan – por çfarë ndodhi atje në zgjedhjet e vitit 2016?

Derisa numërimit të votave pas zgjedhjeve po i vije fundi, mediat kanë filluar të supozojnë rreth asaj se kush do të mund të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

Dhe në këtë drejtim, së paku deri më tani, shumica e medieve favorizojnë kandidatin demokrat, Joe Biden, si fituesin e mundshëm të këtyre zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të deritanishme, përcjell Telegrafi, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, është fitues edhe në Michigan.

Kështu, pas fitores në shtetin me 16 vota elektorale, Biden do të mund të arrinte në 264 vota elektorale.

Në këtë drejtim, kandidatit demokrat do t’i nevojiteshin vetëm edhe gjashtë vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për të cilën gjë duhet të fitohen minimalisht 270 vota elektorale.

Dhe shteti që shihet si potencialisht i fituar nga Biden është Nevada.

Por cili ishte rezultati i zgjedhjeve të fundit të zhvilluara në vitin 2016 në këtë shtet?

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU

05/11/2020 00:28-Si funksionon procesi i rinumërimit të votave në SHBA?

Kryetari i i ekipit elektoral të presidentit Donald Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin.

"Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë", u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.

Për të kuptuar se si funksionon rinumërimi i votave në shtetet me rezultate të afërta në këto zgjedhje, klikoni KËTU

05/11/2020 00:13-Twitter pezullon llogari të rreme që shpallnin fituesin në një shtet

Twitter pezulloi disa llogari që pretendonin në mënyrë të rreme se ishin të lidhura me agjencinë e lajmeve Associated Press.

Llogaritë në fjalë përhapën rezultate të paverifikuara zgjedhore, sipas fotove të qarkulluara online dhe një analize të tyre.

Të katër llogaritë u çaktivizuan pasi njoftonin gjoja fituesin e njërit prej shteteve të lëkundura, që nuk ishte shpallur i tillë nga agjencia prestigjioze e lajmeve.

"Këto janë llogari false që nuk janë të lidhura me AP", tha agjencia në një deklaratë.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës pranë Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Christopher Krebs, tha në Twitter se "po shohim raporte nga llogari të rreme mediash që po shpallin fituesin në një shtet, mos u besoni!”.

04/11/2020 23:44-"Nëse Biden fiton Arizonan dhe Nevadan, ai fiton zgjedhjet"

Nëse i nominuari demokrat për president Joe Biden vazhdon kryesimin e tij në Nevada dhe Arizona, ai do të sigurojë 270 votat elektorale të nevojshme për të marrë presidencën, tha John King i CNN-it këtë pasdite.

Shteti ka akoma më shumë se 600,000 fletëvotime të mbetura për t’u numëruar, zyrtarët i thonë CNN.

Midis 615,000 dhe 635,000 fletëvotime, ndoshta më shumë, kanë mbetur të numërohen në Arizona, sipas zyrtarëve.

Biden aktualisht kryeson ndaj Trump me rreth 93,000 vota në të gjithë vendin, 51% në 47.6%, sipas numërimit të fundit të CNN. /kp/Telegrafi/

04/11/2020 23:14-Politico: Joe Bidenit i duhen vetëm edhe gjashtë vota për të fituar zgjedhjet

Kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, pritet të fitojë edhe në Michigan.

Shteti përmban 16 vota elektorale dhe me këtë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Biden do të mund të arrinte në 264 vota elektorale.

Dhe për të mësuar se sa vota elektorale do t’i nevojiteshin kandidatit demokrat për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, lexoni KËTU

04/11/2020 22:36-Projeksioni i CNN: Biden fiton edhe në Michigan

Sipas projeksionit të mediumit CNN, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, do të fitojë edhe në Michigan.

Shteti përmban 16 vota elektorale, derisa nevojiten gjithsej 270 vota për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ndryshe, kandidati demokrat Joe Biden ka folur nga Chase Center në Wilmington, Delaware, i njëjti vend ku ai pranoi nominimin nga demokratët në gusht.

Gjatë adresimit të tij, përcjell Telegrafi, Biden ka thënë se çdo votë do të numërohet dhe nuk ka deklaruar fitoren e tij, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

04/11/2020 22:32-Biden apo Trump? Kjo është situata aktuale në "pesë shtetet kryesore"

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në pesë shtete ku votat ende po numërohen dhe gara është shumë e barabartë për t’u shpallur fituesi.

Këtu është situata në secilën prej tyre shteteve:

Joe Biden aktualisht ka 248 vota elektorale, dhe Donald Trump 214, sipas AP. Duhen 270 për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 22:23-Biden: Kur të përfundojë numërimi, ne do të jemi fituesi

Kandidati demokrat Joe Biden ka folur nga Chase Center në Wilmington, Delaware, i njëjti vend ku ai pranoi nominimin nga demokratët në gusht.

Gjatë adresimit të tij, përcjell Telegrafi, Biden ka thënë se çdo votë do të numërohet dhe nuk ka deklaruar fitoren e tij, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

"Bashkëkombësit e mi amerikanë, dje edhe një herë treguam se demokracia është rrahja e zemrës së këtij kombi", tha Biden.

I nominuari demokrat tha se ishte "e qartë" se do të “godiste” 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

"Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por unë jam këtu për të raportuar se kur të përfundojë numërimi, ne do të jemi fituesi", tha Biden.

Deri më tani, asnjëri nga të nominuarit nuk ka arritur 270 vota elektorale. Sidoqoftë, siç vlerëson The Guardian, Biden duket se ka rrugën më të qartë drejt fitores në këtë pikë. /Telegrafi/

04/11/2020 22:04-Protesta në vendin e numërimit të votave në Detroit

Një protestë e mbështetësve të Trump është parë në një vend të numërimit të votave në Detroit, ku fletët e votimit të vlefshme vazhdojnë të numërohen, përcjell Telegrafi.

Ndërsa protestuesit kërkuan hyrjen në ndërtesë për të vëzhguar numërimin e votave, ata brohorisnin, "Ndalo votimin".

Zyrtarët e zgjedhjeve janë zotuar të numërojnë çdo votë të vlefshme të hedhur deri në ditën e zgjedhjeve në Michigan, ku Joe Biden ka kaluar përpara në një epërsi të ngushtë ndaj Trump. /Telegrafi/

04/11/2020 22:00-Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA?

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, televizionet raportuan: Fitoi demokrati Al Gore, duke e mundur republikanin George W. Bush.

Ky ishte nëntori i vitit 2000 dhe vota e ngushtë popullore e bënte të vështirë shpalljen përfundimtare të fituesit.

Megjithatë, disa orë më vonë, rrjetet televizive bënë diçka të paparë: derisa numëroheshin votat shtesë, përfshirë votat me postë, ato e tërhoqën deklaratën e tyre për fitoren e Gore dhe shpallën fitoren e Bushit.

Pastaj, diferenca u ngushtua deri në atë pikë saqë u urdhërua rinumërimi.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 21:01-The Guardian: Bidenit i duhet vetëm të ruajë avantazhin në dy shtete

Me Wisconsin, Joe Biden, i nominuari demokrat mund të fitonte zgjedhjet vetëm duke mbajtur kryesimin e tij në Nevada dhe Michigan.

Kjo pasi që, sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, nëse Biden do të fitonte në Nevada dhe Michigan pasi siguroi Wisconsin, numërimi i votave të tij elektorale do të ishte 270, numri i nevojshëm për të qenë I pari i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët e Miçiganit vazhdojnë të numërojnë fletët e votimit të vlefshme, megjithëse ekipi i fushatës së Donald Trump tha se ka ngritur një proces gjyqësor për "ndalimin e numërimit" në shtet.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 20:48-E thotë edhe aleati i tij: Trump e ka humbur Wisconsinin

Ekipi i fushatës së Donald Trump tashmë ka thënë se "menjëherë" do të bëjë thirrje për një rinumërim në Wisconsin.

Sidoqoftë, me Joe Biden përpara me më shumë se 20,000 vota në Wisconsin, një rinumërim nuk ka gjasa të ndryshojë rezultatin përfundimtar në shtet, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Madje edhe aleatët e presidentit, si ish guvernatori i Wisconsin, Scott Walker, kanë thënë se ata mendojnë se Trump ka humbur në këtë shtet.

Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, Joe Biden do të fitojë në Wisconsin që ka 10 vota elektorale.

E këshilltarja e lartë e fushatës së Joe Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se ekipi i fushatës së tij është i sigurt se ata do të marrin 270 vota elektorale. /Telegrafi/

04/11/2020 20:35-Ekipi i fushatës së Trump ngre padi për të ndaluar numërimin e fletëve të votimit në Michigan

Ekipi i fushatës së kandidatit të republikanëve, Donald Trump, tha se kishte ngritur një proces gjyqësor për të ndaluar numërimin e fletëve të votimit në Michigan.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 20:23-Projeksioni i CNN: Biden fiton në Wisconsin

Rrjeti televiziv prestigjioz CNN ka parashikuar që Joe Biden do të fitojë Wisconsin.

Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, në këtë shtet janë 10 vota elektorale.

Ndryshe, kujton CNN, presidenti Trump mbajti shtetin dhe fitoi zgjedhjet e përgjithshme.

Ndryshe, këshilltarja e lartë e fushatës së Joe Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se ekipi i fushatës së tij është i sigurt se ata do të marrin 270 vota elektorale.

Në këtë drejtim ajo ka thënë se Joe Biden do të deklarojë fitoren pasi ekipi beson se ata kanë arritur atë numër. /Telegrafi/

04/11/2020 20:14-Biden do të deklarojë fitoren sapo ekipi i tij të besojë se ata kanë arritur 270 vota elektorale

Këshilltarja e lartë e fushatës së Joe Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se ekipi i fushatës së tij është i sigurt se ata do të marrin 270 vota elektorale.

Në këtë drejtim ajo ka thënë se Joe Biden do të deklarojë fitoren pasi ekipi beson se ata kanë arritur atë numër, përcjell Telegrafi.

"Unë mendoj se në fund të ditës ne gjithmonë kemi thënë se qëllimi ishte që të merrnim 270 vota elektorale dhe ne ndjehemi shumë të sigurt se pasi të jenë numëruar votat, aty do të jenë votat: mbi 270. Dhe kështu ju fitoni presidencën", u ka thënë Dunn gazetarëve.

E pyetur nëse Biden do të deklarojë fitoren edhe nëse të gjitha rezultatet e shteteve nuk janë të publikuar, ajo u përgjigj, "Nëse ndihemi rehat që ai ka 270 vota elektorale, po". /Telegrafi/

04/11/2020 19:44-Trump fiton edhe një votë elektorale në Maine

Donald Trump ka fituar një votë elektorale në Maine. Me këtë votë në total deri më tani ka arritur të grumbullojë 214 vota.

Në anën tjetër vazhdon beteja e ashpër për të parin e Shtëpisë së Bardhë mes Trumpit dhe Joe Biden.

Republikani Trump vazhdimisht ka kritikuar procesin e numërimit të votave në veçanti të atyre me postë.

Madje ka paralajmëruar se do të kërkoj rinumërin në shtetin e Wisconsinit.

04/11/2020 19:38-​Biden do të shpallë fitoren pasi të sigurohet se i ka votat e mjaftueshme

Këshilltarja e lartë e fushatës së Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se janë të sigurt se do të marrin 270 vota elektorale.

Ajo ka bërë të ditur se Joe Biden do të shpallë fitoren në momentin kur do të jetë e sigurt se ata e kanë arritur atë numër.

"Unë mendoj se në fund të ditës ne gjithmonë kemi thënë se qëllimi ishte që të merrnim 270 vota elektorale dhe ne ndjehemi shumë të sigurt se pasi të jenë numëruar vota, aty do të jenë mbi 270 vota. Kështu ju fitoni presidencën, "u tha Dunn gazetarëve.

04/11/2020 19:10-Kampi i Trumpit kërkon rinumërin votash në Wisconsin

Kampi i Donald Trumpit ka kërkuar rinumërim në Wisconsin, pasi që rezultatet e fundit tregojnë se Joe Biden është në avantazh për afro 20 mijë vota.

“Ka pasur raportime për parregullsi në disa qendra të votimit në Wisconsin, që ka nxitur dyshime për vlefshmërinë e rezultateve”, ka deklaruar menaxheri i fushatës së Trump. Bill Stepien.

Megjithatë deri më tani nuk ka prova për mashtrim në garën presidenciale në SHBA, ku Meagan Wolfe, administrator në komisionin zgjedhor në Wisconsin, ka përshëndetur stafin për menaxhim të mirë të zgjedhjeve.

Por, pavarësisht se Trump mund të kërkoj rinumërim, ekzistojnë shumë pak gjasa për ndryshime në rezultatin final në Wisconsin me një margjinë prej 20 mijë votash.

04/11/2020 18:31-Grenell: Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar

1 32

I dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Richard Grenell, ka bërë thirrje që të shikohen vendbanimet e votuesve me qëllim që të sigurohen se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.

Ai këto komente i bëri në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku ndër tjera tha se “njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme.

“Njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur mrekullisht nuk kanë votuar. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1324029065716736000?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1324029065716736000%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgrenell-sigurohuni-qe-njerezit-e-vdekur-nuk-kane-votuar%2F

04/11/2020 18:08-Biden zgjeron epërsinë e tij në Michigan

download 4

Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, e ka zgjeruar epërsinë e tij në Michigan, një nga shtetet kryesore në këtë garë.

Me grumbullimin e ri të votave, Biden tani mban një avantazh më të gjerë kundrejt Trump, përkatësisht 30 mijë vota më shumë, megjithëse vetëm 92 për qind e votave vlerësohet të jenë mbledhur deri më tani.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kundërshtari i tij Joe Biden po drejtojnë një garë zgjedhore të ngushtë në mënyrë të pashembullt për Shtëpinë e Bardhë, disa orë pas mbylljes së votimeve në Shtetet e Bashkuara.

Biden aktualisht ka 238 vota elektorale të siguruara sipas Associated Press dhe Trump 213.

04/11/2020 17:46-Joe Biden bëhet kandidati për president të SHBA-ve, që fitoi më së shumti vota në historinë e këtij vendi

1 30

Joe Biden ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër për president, në historinë e SHBA-ve.

Biden është bërë kandidati që fitoi më së shumti vota në historinë e zgjedhjeve presidenciale, ku shumë vota akoma pritet të numërohen.

Ai aktualisht ka fituar 69,773,518 duke lënë pas Barack Obamën me 69, 498,516, të cilat i fitoi në vitin 2008 që deri më sot konsiderohej si rekord.

Në anën tjetër Trump deri më tani ka arritur të grumbulloj 67, 166,599 që megjithatë janë më shumë sesa ato që i fitoi më 2016.

04/11/2020 17:31-Nevada pauzon, ndërpret numërimin e votave deri më 5 nëntor

1 29

Numërimi i votave në Nevada do të ndërpritet për 24 orë. Këtë e bëri të ditur Wayne Thorley, zëvendës-sekretar i Shtetit i ngarkuar për zgjedhje.

Ai tha se në Nevada “ka dhjetëra mijëra vota” me postë të cilat pritet të numërohen.

E vendimin për pauzim për të enjten është marrë nga zyrtarë lokalë të zgjedhjeve, të cilët nuk duan që të pengohen gjatë numërimit të votave.

Ai gjithashtu bëri të ditur se të enjtja nuk do të jetë nata finale për votat në Nevada.

04/11/2020 17:07-Guvernatori i Pennsylvanias, Tom Wolf thotë se mund të mos dihen rezultatet edhe sot

1 1

Guvernatori i Pennsylvania, Tom Wolf, gjatë një konference për media ka thënë se sistemi elektoral në shtet është duke punuar.

“Janë miliona vota me postë që duhet numëruar. Dhe për këtë nevojitet më shumë kohë sesa për votat në vendvotime. Për këtë mund të mos e dimë rezultatin as edhe sot. Por gjëja më e rëndësishme se kemi rezultate në kohë reale. Sërish, edhe nëse duhet më shumë kohë, ne jemi mësuar me këtë”, ka shtuar ai.

Guvernatori Wolf është i bindur se do të kenë zgjedhje fer dhe të lira, pa ndonjë ndikim nga jashtë.

“Me çdo kusht do t’i mbrojmë nga çfarëdo tentimi për sulm ndaj votave në Pennsylvanias. Çdo qytetarëve duhet të ketë besim në rezultatin e zgjedhjeve”, ka shtuar Wolf.

https://twitter.com/ABCPolitics/status/1324015057043410949?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1324015057043410949%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fus-news%2Flive%2F2020%2Fnov%2F04%2Fus-election-2020-votes-live-updates-donald-trump-joe-biden-latest-presidential-news-updates%3Fpage%3Dwith3Ablock-5fa2cc608f08f1bf4842cd9d

04/11/2020 16:42-Trump e cilëson si të “çuditshme” përmbysjen që ia bëri Bideni

1 27

Republikanët kanë ngritur një çështje – atë të numërimit të votave me postë që sipas tyre janë në favor të rivalit Joe Biden.

Madje lidhur me këtë çështje presidenti aktual ka bërë një postim në profilin e tij në Twitter, duke thënë se “mbrëmë ishte duke udhëhequr, shpesh në mënyrë solide, në shumë shtete kyçe, pothuajse në të gjitha instancat. Më pas, një nga një, filluan në mënyrë të magjishme të zhduken si me magji pas numërimit. Shumë e çuditshme”.

04/11/2020 16:29-Demokratët: Rezultatet tregojnë se jemi në rrugën e duhur drejt fitores këtë mbrëmje

1 26

Gjatë një konference për media, menaxheri i fushatës së Joe Biden, Jen O’Malley Dillon ka thënë se Biden është rrugës së mirë të bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

“Ne besojmë se jemi në rrugë të mirë drejt fitores këtë mbrëmje, presim që zëvendëspresidenti do të ketë epërsi në shtet që i japin atij mbi 270 vota elektorale sot. Zëvendëspresidenti do të mbledhë më shumë vota sesa cilido president në historinë e vendit, dhe ende jemi duke i numëruar. Do të fitojmë në Winsconsin më shumë sesa që Trump fitoi në vitin 2016. Do të fitojmë në Penssylvania më shumë sesa që Trump fitoi në vitin 2016”, ka shtuar ai.

04/11/2020 16:07-Djaloshi 25-vjeçar me karrocë shkruan histori: Ai do të jetë anëtari më i ri i Kongresit të SHBA-së

Në moshën 25 vjeçare, Madison Cawthorn do të bëhet anëtari më i ri i Kongresit të Dhomës së Përfaqësuesve, sipas të dhënave të CNN-it.

Republikani pritet ta mund demokratin, Moe Davis për Rajonin e 11-të të Kongresit të Karolinës së Veriut, ku do ta zëvendësojnë Shefin e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows. Lexo lajmin e plotë KËTU.

004a019e 72d2 4c1a 9d23 adf95d161972

04/11/2020 15:34-Rrahje brutale pran Shtëpisë së Bardhë - theren me thikë mbështetësit e Trumpit

Katër persona, një grua dhe tre burra, u plagosën para Shtëpisë së Bardhë natën pas zgjedhjeve, raportojnë mediat amerikane.

Ata u theren me thikë, por nuk janë në gjendje të keqe shëndetësore gjersa u transportuan në në spital të Uashingtonit, njoftoi policia e kryeqytetit të SHBA-së.

Policia tha se viktimat e sulmit deklaruan veten si mbështetës të kandidatit republikan, Donald Trump.

04/11/2020 15:17-Biden ngushton epërsinë e Trump në Georgia

Joe Biden është duke fituar çdo herë e më shumë terren në Georgia, pavarësisht se Donald Trump tha se tashmë kanë fituar shumicën në këtë shtet.

Shifrat e fundit tregojnë se presidenti amerikan është përpara me 118 mijë vota, por qarqet tradicionale të demokratëve ende nuk kanë përfunduar numërimin e tyre. Sipas CNN, Fulton, DeKalb dhe Gwinnett, mund të ndikojnë në favor të Biden.

Georgia ka 16 vota elektorale.

2 Screen Shot 2020 11 04 at 054400

04/11/2020 15:01-Si e mposhti Donald Trump, Joe Bidenin në Florida?

trump biden florida

Demokratët ëndërronin të bllokonin rrugën e Donald Trumpit drejt Shtëpisë së Bardhë.

Por me pothuajse të gjitha votat e numëruara (99.8 për qind të numëruar), Trump ka fituar tashmë shtetin e Floridas, me 51 për qind të votave krahasuar me Joe Bidenin që ka 48 për qind.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

04/11/2020 14:30-Sa vota i mori Kanye West në zgjedhjet presidenciale?

https://twitter.com/kanyewest/status/1323914087340781569

Joe Biden dhe Donald Trump janë kandidatët kryesor për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Por, pos republikanit dhe demokratit në garë për president është edhe këngëtari, Kanye West.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU

04/11/2020 14:07-Ekonomia, prioriteti i votuesve në SHBA

Sondazhet nga e gjithë SHBA-ja treguan që prioriteti i votuesve ishte Ekonomia, pastaj barazia racore, pandemia e coronavirusit, krimi dhe siguria dhe në fund politikat rreth shëndetësisë.

f51f4ce7 1441 423d 8819 4037cd44c23c

04/11/2020 14:00-Gara e ashpër në Nevada: Biden ka 0.6 për qind vota më shumë se Trump

trump biden nevada

Garë e fortë po zhvillohet në shtetin e Nevadës në mes të presidentit amerikan, Donald Trump si dhe zëvendëspresidentit gjatë presidencës së Barack Obamës, Joe Biden.

Ky i fundit ka një epërsi prej 0.4 për qind të votave në nivel vendi, transmeton Telegrafi.

Në fakt, përparësia e demokratit kundrejt republikanit është pak se tetë mijë vota kur kanë mbetur të numërohen edhe 33 për qind të votave.

Kujtojmë se shteti i Nevadës fituesit do t’ia sjell gjashtë vota elektorale në garën presidenciale.

Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar 238 vota elektorale gjesa Trump ka 213 sosh.

04/11/2020 13:41-Biden është i gatshëm të përballet me Trumpin në Gjykatën e Lartë

BIDEN CAMPAIGN superJumbo

Zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump, nëse ai dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave.

Nëse ndodhë një gjë e tillë "ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t'i rezistuar kësaj përpjekjeje," tha menaxherja e fushatës së zotit Biden, Jennifer O'Malley Dillon.

04/11/2020 13:14-Kryeministri slloven, Jansha: Urime fitoren Donald Trump

e65c08bd652f5870b0a7c15f80a13a37 M

Megjithëse presidenti Donald Trump po e konteston legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale, tashmë republikani ka marrë urimet e para për fitoren.

Bëhet fjalë për kryeministrin slloven, Janez Jansha, i cili e ka uruar kandidatin republikan për president si dhe vetë republikanët për fitoren në të gjithë SHBA-në, transmeton Telegrafi.

“Është mjaft e qartë që qytetarët amerikanë kanë zgjedhur Donald Trumpin dhe Mike Pencen. Edhe për katër vjet të tjera. Sa më shumë vonesa dhe fakte që mohojnë MSM, më i madh triumfi i fundit për POTUS. Urime republikanë për rezultatet e mira në të gjithë SHBA-në”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.

04/11/2020 13:02-Dalja në zgjedhje nga viti 1900

Në mesin e pandemisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë me daljen më të madhe në zgjedhje që nga viti 1900.

04/11/2020 12:51-Biden më mirë se Clintoni, Trumpit i duhet mbështetja në zonat urbane të Miçiganit dhe të Pensilvanisë

eto trending presdebate 093020vidpic

Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 kishte fituar 2.87 milionë vota më shumë sesa kundërkandidati Donald Trump. Këtë herë, Joe Biden është duke e ruajtur kryesimin me 2.2 milionë vota, ku duket se ende ka mundësi që kjo të zgjerohet.

Është një çështje tjetër, se si kjo epërsi do të mbivendosë Kolegjin Elektoral, por Biden duket se po ec më mirë se Clintoni në këtë drejtim.

Ende nuk ka përfunduar i gjithë numërimi, por Trump në këtë drejtim duhet të merr mbështetjen e votave në zonat urbane të Miçiganit dhe të Pensilvanisë në mënyrë që t’i mban këto shtete në anën e tij.

04/11/2020 12:39-Trump konteston legjitimitetin e zgjedhjeve, reagon ministrja gjermane e mbrojtjes

d4d8ccfb ebde 4156 8ef1 d398f1f6cc71

Presidenti Donald Trump ka zhytur SHBA-në në një "betejë për legjitimitetin" e zgjedhjeve presidenciale pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë.

"Kjo është një situatë shumë shpërthyese", i tha Annegret Kramp-Karrenbauer të mërkurën transmetuesit gjerman ZDF.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

04/11/2020 12:31-Bolton komenton ashpër sjelljen e Trump

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, ka lëshuar një sulm të ashpër drejt Donald Trump.

“Ai vëri në dyshim integritetin e procesit zgjedhor për përfitime të tij. Kjo është turp. Sjellja e tij në orët e fundit ka treguar se ai nuk duhet të jetë president", ka thënë Bolton për Sky News, kjo pasi presidenti Trump kontestoi procesin zgjedhor .

200617151225 bolton trump file exlarge 169 e1592667416366

04/11/2020 12:19-Biden përmbys rezultatin zgjedhor në Wisconsin

Joe Biden është në një epërsi të lehtë kundrejt rivalit, Donald Trump. Demokrati ka fituar 238 vota elektorale gjersa republikani ka siguruar 213 prej tyre.

Megjithatë në një prej shteteve kryesore, Wisconsin që do t’i sjell fituesit dhjetë vota elektorale fituesit, ka ndodhur përmbysja e rezultateve.

Në fakt, republikani në fillim ishte duke kryesuar me 51.1 për qind të votave gjersa demokrati kishte 47.4 për qind.

Tashmë Biden po kryeson me një epërsi të vogël prej 49.4 për qind të votave gjersa Trump ka 49.1 për qind të votave.

04/11/2020 11:54-Situata aktuale në gjashtë shtetet kryesore: Kush ku po udhëheq

Untitled 1

Joe Biden është në një epërsi të lehtë kundrejt rivalit, Donald Trump, sa i përket votave elektorale.

Presidenti aktual ka fituar në 22 shtete gjersa Biden në 19 sosh.

Theksojmë se në dy prej shteteve votat ndahen në mes të dy kandidatëve, varësisht prej votës popullore tv atyre vendeve, transmeton Telegrafi.

Por, si qëndron situata aktuale në vendet kryesore ku nuk është deklaruar fitorja?

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

04/11/2020 11:17-Rezultatet aktuale presidenciale amerikane: Cilat shtete i kanë fituar Joe Biden dhe Donald Trump

2d772e81 023b 4b55 a912 edd02364438c

Joe Biden është në një epërsi të lehtë sa i përket votave elektorale kundrejt rivalit, Donald Trump.

Sipas të dhënave të fundit, demokrati ka fituar 238 vota elektorale gjersa republikani 213 sosh.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

04/11/2020 11:02-Rezultatet e fundit (10:50, me kohën tonë lokale)

04/11/2020 10:43-Trump po i konteston zgjedhjet, demokratët reagojnë ashpër

622b5df9 2830 4ee2 9ef5 9d7f104ebce4

Donald Trump ka kontestuar një pjesë të zgjedhjeve presidenciale amerikane, duke thënë se ka devijim të votave.

Kanë reaguar menjëherë nga kampi demokrat, të cilët e quajnë të papranueshëm fjalimin e republikanit.

Ata po e quajnë fjalimin e presidentit, si fyes dhe të pasaktë.

Lexojeni lajmin e plotë, KËTU.

04/11/2020 10:24-Borrell pas zgjedhjeve amerikane: BE e gatshme për ndërtimin e partneritetit transatlantik

Joseph Borrell, komisioneri i lartë për punë të jashtme të Bashkimin Evropian, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet presidenciale amerikane.

Spanjolli ka pohuar përmes rrjeteve sociale se populli amerikan ka vendosur gjersa ne jemi në pritje të rezultateve zgjedhore.

04/11/2020 10:11-Numërimi i votave është duke u zhvilluar në shtetet kryesore: Por, çfarë duhet të dimë deri më tani

739221e6 912c 4cd7 bb9e bb97926d39a8

Votat ende po numërohen në disa shtete kryesore në të gjithë SHBA-në dhe asnjë fitues nuk është përcaktuar në zgjedhjet presidenciale.

Po çfarë duhet të dimë deri më tani për garën mes republikanit, Donald Trump si dhe demokratit, Joe Biden.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

04/11/2020 09:57-Një gjë është e sigurt, këtë vit dalja në zgjedhje është më e madhe

Më shumë njerëz kanë votuar për Joe Biden këtë vit, se sa për dy kandidatët në vitin 2016...

El9peMjW0AEbw j

El9prM3W0AAY0Em

... por edhe Donald Trump ka më shumë vota se herën e fundit. "Fitore apo humbje, më shumë njerëz kanë votuar për atë këtë vit, pasi e shikuan si president për katër vite, se sa votuan herën e fundit", shkruan në njohësi amerikan i politikës, Charles Pierce.

04/11/2020 09:55-Republikanët 'të dëshpëruar' me fjalimin e Donald Trumpit

03christie web superJumbo

Donald Trump ka deklaruar një fitore të pambështetur në një fjalim ceremonial në Shtëpisë së Bardhë - me miliona fletëvotime ende të pa numëruara.

Disa republikanë të lartë dhe komentatorë konservatorë po shprehin alarmin për komentet e pabazuara të Trumpit

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

04/11/2020 09:45-Në natën e tensionuar të zgjedhjeve, qytetarët dalin në rrugë: Protestuesit përleshen me policinë

Ndërsa ra nata në ditën e zgjedhjeve, me mbylljen e qendrave të votimit dhe mbledhjen e votave, protestat kundër presidentit, Donald Trump u organizuan në rrugët e Uashingtonit, duke shkaktuar skena të tensionuara.

Demonstratat ishin kryesisht paqësore, por kishte raporte për përleshje dhe konfrontime jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan pas përleshjeve, njoftoi NBC Washington.

04/11/2020 09:22-Biden fiton Arizonën

AP njofton se Joe Biden është shpallur fitues në Arizona me 11 elektorale.

04/11/2020 08:54-Trump po i konteston një pjesë të zgjedhjeve, do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë

trumpp

Donald Trump ka folur në Shtëpinë e Bardhë duke vënë në pikëpyetje zgjedhjet presidenciale amerikane.

Presidenti amerikan bëri një deklaratë teksa tha se një grup njerëzish po përpiqen t'u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe se ne nuk do ta pranojë këtë.

Presidenti përmendi një numër shtetesh ku tha se kishte fituar, por ku organizatat mediatike nuk kanë shpallur ende një fitues.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU.

04/11/2020 08:44-Biden rikthen epërsinë, Trump ngec me 12 vota elektorale

Garë e nxehtë po bëhet për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas numërimit të fundit të votave elektorale, demokrati Joe Biden ka rikthyer epërsinë sa i përket votës elektorale.

bbb

04/11/2020 08:37-Trump fiton në Teksas, Iowa dhe Montana, Biden në Minnesota

trump dance thumb

Donald Trump ka fituar shtetin e Texasit, duke marrë 38 vota elektorale. Gjithashtu raportohet se republikani ka fituar në Montana, ku ka siguruar tri vota si dhe në Iowa gjashtë vota elektorale.

Ndërkohë, Biden ka fituar së fundi në shtetin e Minnesotas, ku i kanë takuar gjashtë vota.

Nebraska ndahet: Trump fiton 4 vota, Biden 1. (Dy shtete i ndajnë votat elektorale në varësi të votës popullore që fitojnë kandidatët).

04/11/2020 08:36-Biden i kundërpërgjiget Trumpit: U takon zgjedhësve të shpallin fituesin

1200 1 Real estate dumps Trump v2  1

Donald Trump ka pohuar përmes rrjeteve sociale se nuk do të lejojë vjedhjen e votave të votuesve amerikanë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit demokrat, Joe Biden, i cili ka pohuar se “nuk më takon as mua, as Donald Trumpit të shpallim fitoren. U takon votuesve”.

Lajmin e plotë lexojeni, KËTU

04/11/2020 08:34-Trump: Nuk do të lejojmë të vidhen zgjedhjet

Donald Trump iu është drejtuar zgjedhësve amerikanë duke thënë se nuk do të lejojë të vidhen votat.

Presidenti Trump iu drejtua mbështetësve përmes rrjeteve sociale duke thënë se është në epërsi.

ttt 1

04/11/2020 07:51-Trump ka tri vota elektorale më shumë se Biden

Untitled

Republikani Donald Trump për momentin ka një epërsi të lehtë duke fituar 212 vota të kolegjit elektoral.

Ndërkohë, demokrati Joe Biden ka tri vota më pak se presidenti aktual amerikan, gjegjësisht 209 sosh.

Ndryshe, presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale.

04/11/2020 07:37-Pelosi mund të mbetet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

105658401 1546546375912speakerofthehouserep.nancypelosid ca.

Demokratja e Kalifornisë, Nancy Pelosi, ka lavdërua anëtarët e partisë së saj, të cilët kanë ruajtur shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kjo do të thotë se Pelosi ka të ngjarë të mbetet sërish Kryetare e Dhomës kur të mblidhet Kongresi i ri.

“Çështja që ndihmoi demokratët të fitojnë është kujdesi shëndetësor”, tha Pelosi.

Demokratët ende kanë nevojë të fitojnë katër vende në dhomën e sipërme të Kongresit, Senatin, për të fituar shumicën atje.

04/11/2020 05:44-Biden fiton në tri shtete tjera, Trump në Idaho

Dita e zgjedhjeve tanimë ka arritur kështu që Donald Trump dhe Joe Biden kanë nevojë për 270 vota të kolegjit elektoral për të qenë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Biden po kryeson në sondazhet por sistemi unik i votimit të vendit do të thotë se zgjedhjet mund të vendosen në disa shtete kryesore të fushës së betejës.

Ndërkohë The Guardian shkruan se Biden ka fituar edhe tri shtete, ndërsa Trump fiton në Idaho.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 04:20-Biden shpall fitoren në Colorado, Trump në Kansas

1 23

Joe Biden ka shpallur fitoren në shtetin e Colorados, duke arritur të fitojë edhe 9 vota elektorale.

Me këto 9 pikë, Biden në total ka arritur të fitojë 131 pikë dhe është në gjysmë të rrugës për t’i fituar 270 në garën për president të SHBA-ve.

Në anën tjetër, Donald Trump deri më tani ka fituar 92 vota elektorale.

Ai madje ka shpallur fitoren në Kansas, duke fituar 6 vota tjera elektorale.

04/11/2020 04:06-Plasja e tubit të ujit vonon numërimin e votave në Atlanta

Rezultatet e zgjedhjeve për qarkun Georgia që përfshijnë shumicën dërrmuese të Atlantas do të vonohen sepse një tub shpërtheu në një dhomë ku po numëroheshin fletët e votimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një vonesë në përpunimin e votave të munguara në Fulton, qarku më i madh i Georgia, do të ndikojë në shpejtësinë e raportimit të rezultateve në të gjithë vendin në një shtet të kontestuar fort që mund të ndihmojë në vendosjen e presidencës.

Rrjedhja e ujit në State Farm Arena të martën vonoi numërimin e votave në mungesë me katër orë por nuk dëmtoi asnjë fletë votimi.

Zyrtarët kishin shpresuar të numëronin tre të katërtat e fletëve të votimit nga 22:00 në 23:00, por shpërthimi i tubit ka të ngjarë ta bëjë atë të pamundur dhe një gjë e tillë mund të shtyhet deri të premten. /Telegrafi/

04/11/2020 03:53-Zgjedhjet në SHBA - cilat shtete kanë më shumë vota elektorale?

Kolegji Zgjedhor është organi përmes të cilit ndodh procesi zyrtar në të cilin zgjidhet presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë gjithsej 538 zgjedhës, me secilin shtet që merr një sasi të caktuar të zgjedhësve.

Një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota elektorale - një shumicë - në mënyrë që të zgjidhet president.

Për të mësuar se cilat janë shtetet me më shumë vota të Kolegjit Zgjedhor, klikoni KËTU

04/11/2020 03:39-Trump është duke humbur mbështetjen midis burrave të vjetër të bardhë

Presidenti Donald Trump duket se ka humbur mbështetjen e madhe midis burrave të bardhë dhe njerëzve të moshuar në Georgia dhe Virginia, pjesët kryesore të bazës së tij të votuesve, sipas sondazheve të Edison Research të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa Trump është ende duke fituar shumicën e atyre votuesve, disa prej tyre kaluan në mbështetjen e kundërshtarit të tij demokrat, ish zëvendëspresidentit Joe Biden, treguan rezultatet e votimit.

Sondazhet e Edison treguan se Trump fitoi 7 në 10 burra të bardhë në Georgia, që është më pak se një avantazh i 8 në 10 ndaj të nominuares demokrate Hillary Clinton në vitin 2016.

Dhe ndërsa Trump po fiton 6 në 10 votues të cilët janë të paktën 65 vjeç në Georgia, kjo është më pak se 7 në 10, katër vjet më parë. /Telegrafi/

04/11/2020 03:20-Trump fiton në gjashtë shtete tjera, Biden në dy – vazhdon beteja për Floridën

1 21

Me mbylljen e vendvotime në shumë shtete amerikane, AP raporton se gara mes Biden dhe Trump është duke vazhduar.

Deri më tani Trump ka fituar në Dakotën e Veriut dhe atë të Jugut, Wyoming, Louisiana dhe Nebraska dhe Indiana.

Në anën tjetër Biden ka fituar në dy shtete tjera – atë të New Yorkut dhe Nex Mexico.

Sipas rezultateve më të fundit, Biden ka siguruar 119 vota elektorale, derisa Trump me 92.

Kujtojmë që kandidatit fitues në zgjedhjet presidenciale i nevojiten 270 vota elektorale.

04/11/2020 03:07-Zgjedhjet amerikane 2020: Të gjithë sytë kah Florida, në betejën Trump-Biden

Rezultatet e hershme nga zgjedhjet presidenciale të SHBA, duke e vendosur Donald Trump kundër Joe Biden, tregojnë një garë të ngushtë në garën potencialisht thelbësore të Floridas.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, me më shumë se 80% të votave të numëruara në Florida, z. Trump, republikan në detyrë, ishte “fyt për fyt” me z. Biden, kundërshtarin demokrat.

Votimi për presidencialet në SHBA përfshin një fushatë të gjatë dhe të hidhur mes pandemisë së coronavirusit.

Ndryshe, më shumë se 100 milionë njerëz kishin hedhur votat e tyre në votimin e hershëm. /Telegrafi/

04/11/2020 02:44-Edhe në Arkansas fiton Trump, garë e ashpër po zhvillohet për Floridën

2020/11/1-20.jpg

Edhe pse nuk është për t’u habitur, Donald Trump ka fituar edhe në shtetin e Arkansasit, duke lënë pas rivalin Joe Biden.

Me të mbyllur qendrat e votimit filloi numërimi i votave, dhe pa kaluar shumë kohë është konfirmuar edhe fituesi në këtë shtet amerikan.

Ky shtet vazhdimisht i qëndron besnik Partisë Republikane, dhe për këtë nuk është cilësuar si ndonjë befasi e madhe.

Në anën tjetër ende nuk është përcaktuar fituesi në Florida, nga ku mediat amerikane raportojnë se me një epërsi të lehtë po kryeson Trump.

04/11/2020 02:28-Trump fiton në Karolinën e Jugut

trump dance thumb

Në zgjedhjet presidenciale në SHBA po zhvillohet një betejë e ashpër mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.

Tashmë është konfirmuar se mbi 100 milionë qytetarë amerikanë kanë dalë në zgjedhje, që po konsiderohet si numri më i madh në 100 vitet e fundit.

E lajmi më i fundit vjen nga Karolina e Jugut, nga ku është bërë e ditur se Donald Trump ka fituar në këtë shtet me 9 vota elektorale kundrejt rivalit Biden.

Kujtojmë që në Florida ka ndryshuar rezultati dhe po zhvillohet një garë e ashpër mes Trumpit dhe Bidenit, dhe duket se deri në çastet e fundit nuk do të mund të përcaktohet fituesi.

04/11/2020 02:07-Biden fiton në Virxhinia, Trump në Uest Virxhinia

Mediat e huaja kanë raportuar se presidenti Donald Trump ka fituar në Uest Virxhinia, ndërsa sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka fituar në Virxhinia.

Më herët, AP ka raportuar për fitoren e Trumpit në Kentaki dhe për fitoren e Bidenit në Vermont.

Trump është duke garuar në zgjedhjet presidenciale për mandatin e dytë, kundrejt sfiduesit të tij demokrat, Joe Biden.

Votimet në disa pjesë të SHBA-së janë duke vazhduar ende, ndërsa në disa shtete janë mbyllur.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, Trump ka fituar tashmë Kentakin, ndërsa Biden Vermontin. /rel/Telegrafi/

04/11/2020 01:29-Zgjedhjet presidenciale në SHBA, votat e para në tre shtete, Trump udhëheq në Kentucky dhe Indiana – Biden në Vermont

1.

Joe Biden ka fituar në shtetin e Vermontit me tri vota elektorale, raporton Associated Press.

Vermonti ka publikuar rezultatet pas Kentuckyt dhe Indiana, ku në këto dy shtete prin bindshëm Donald Trump me 8 vota elektorale Kentucky dhe 11 tjera në Indiana.

Në anën tjetër ka filluar numërimi edhe në Florida, ku deri më tani ka përfunduar numërimi i 12 për qind të votave dhe kryeson Trump me 55.6 për qind, ndërsa Biden me 43.5.

Kujtojmë që ky shtet amerikan ka 29 vota elektorale, dhe është shumë i rëndësishëm dhe me raste përcaktues i fituesit.

04/11/2020 01:29-Zgjedhjet në SHBA - proces i rregullt, i qetë zgjedhor në mbarë vendin

Miliona amerikanë pritën me durim në radhë të martën për të hedhur votat në biblioteka, shkolla, pallate sporti në kushtet e një pandemie vdekjeprurëse.

Pjesëmarrja pasqyronte një demonstrim të rregullt të detyrës civile që dallonte qartë nga tensionet e thella që karakterizuan fushatën e ndezur zgjedhore.

Shumë votues qëndruan në radhë me maska mbi fytyrë, ndërkohë që në shumë qytete bizneset e dyqanet kishin mbuluar dritaret me kompensata, kujtesë e dy problemeve madhore në këtë periudhë zgjedhjesh: pandemia e COVID-it dhe protestat, në shumë raste të dhunshme nga demonstrues kundër praktikave policore dhe racizmit. /voa/

04/11/2020 01:24-Biden - Trump, rezultati i zgjedhjeve

04/11/2020 01:20-Qendrat e votimit kanë filluar të mbyllen në SHBA – priten parashikimet e para rreth rezultateve

Kutitë e para të votimit në të gjithë vendin janë mbyllur në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Fusha e betejës së Georgia është një nga disa shtetet ku votimi sapo ka përfunduar. Votimi vazhdon nëpër pjesë të SHBA për disa orë të tjera, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Votimi përfshin një fushatë të gjatë dhe të hidhur mes pandemisë së coronavirusit. Kështu, më shumë se 100 milionë njerëz kishin hedhur votat e tyre në votimin e hershëm.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 01:11-Trump: Qëndrojmë mirë në të gjitha shtetet amerikane

hypatia h e0adf4ebdfaeee8dbe779e07c3549a14 h c7eeae192709bdf7fe0737c29b556a9d scaled

Presidenti amerikan Donald Trump, është deklaruar pas sondazheve të para të rezultateve presidenciale.

Ai është shprehur optimist duke thënë se qëndrojnë mirë në të gjitha shtetet amerikane, duke shfrytëzuar kështu rastin të falënderon votuesit që ishin të shumtë në numër.

Në një postim në Facebook, ia shkruar: “Qëndrojmë shumë mirë në të gjitha shtetet, faleminderit”.

Kujtojmë që Trump është në garë kundër rivalit Joe Biden, ku me ngulm kërkon edhe një mandat për të parin e Shtëpisë së Bardhë.

04/11/2020 00:54-Pjesëmarrja në zgjedhjet në SHBA pritet të jetë më e larta që nga vitet 1950

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA pritet të jetë rekorde.

Votuesit amerikanë janë duke zgjedhur midis Donald Trumpit, republikan, dhe Joe Bidenit, demokrat.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 00:47-‘Dhe fituesi është?’ – Rreziku i kontestimit të votave vë në dilemë aleatët e SHBA-së

Ndërsa amerikanët po përfundojnë votimin, kryeministrat dhe presidentët në të gjithë botën përballen me një pyetje delikate - kur të përgëzojnë fituesin përfundimtar, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun që rezultati i zgjedhjeve do të kontestohet.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, nga njëra anë, ka një shans që vota popullore të shkojë në një drejtim dhe Kolegji Zgjedhor - i cili në të vërtetë përcakton fituesin – në drejtim tjetër.

Gjithashtu, presidenti Donald Trump ka pretenduar vazhdimisht se fletëvotimet me postë janë subjekt i mashtrimit dhe sugjeroi se ai mund të mos pranojë rezultatin dhe tha se Gjykata e Lartë mund të duhet të vendosë fituesin.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 00:47-Në çfarë kohe publikohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe kur mund ta dimë se kush ka fituar?

1 19

Qytetarët e Shteteve të Bashkuara i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e tyre në zgjedhjet presidenciale.

Presidenti aktual Donald Trump është duke shpresuar për një mandat tjetër, por ai duhet ta mundë demokratin dhe njëherit zëvendëspresidentin Joe Biden, transmeton Telegrafi.

Deri më tani është konfirmuar se mbi 100 milionë amerikanë tashmë kanë votuar, duke u bërë kështu zgjedhjet me numrin më të madh të votuesve në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por edhe pasi të mbyllen qendra e votimit, do të duhej disa orë që të mësojmë se kush ka fituar. E derisa brenda natës nuk mund të numërohen të gjitha votat, zakonisht dihet fituesi nëse ka vota të mjaftueshme sa për ta konfirmuar rezultatin.

Për ta lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.

04/11/2020 00:30-Trump do të përcjellë rezultatet nga Shtëpia e Bardhë – bashkë me stafin e lartë dhe familjen e tij

Presidenti aktual amerikan Donald Trump do të shikojë rezultatet e zgjedhjeve në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë këtë mbrëmje, tha drejtoresha e komunikimeve Alyssa Farah.

"Presidenti do të jetë duke parë rezultatet sonte me ndihmës të vjetër, me anëtarët e familjes së parë nga Shtëpia e Bardhë, nga krahu i lindjes. Ai është i ngazëllyer. Ne jemi gati të shohim këto rezultate", tha Farah gjatë një paraqitje në Fox Business, duke shtuar se Trump është në "humor të shkëlqyeshëm".

Farah tha se Shtëpia e Bardhë po pret disa vonesa në rezultate - "veçanërisht në Pensilvani".

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

04/11/2020 00:25-FBI heton telefonatat që u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi

FBI ka nisur një hetim pas raporteve për thirrje të automatizuara telefonike, që u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, në ditën e zgjedhjeve në SHBA.

Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike i përshkroi thirrjet, të cilat janë raportuar në një numër shtetesh, si “kërcënim për votuesit” dhe “taktikë për shtypjen” e tyre.

Megjithatë, ai tha se incidente të ngjashme ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

03/11/2020 23:48-Ekonomia, nxitësi kryesor i numrit të madh të votuesve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

1 18

Ekonomia e SHBA-së është arsyeja kryesore pse qytetarët amerikanë në masë të madhe kanë dalë sot për të votuar në zgjedhjet presidenciale, thuhet në një sondazh të realizuar sot.

Kjo mund të jetë një shenjë e mirë për Donald Trumpin, i cili në këtë aspekt prin bindshëm kundër rivalit Joe Biden, i cili ishte pro mbylljes së vendit si preventivë për luftimin e COVID-19.

Madje 34 për qind e qytetarëve, sipas sondazhit thuhet se ishte ekonomia ajo që i ka nxitur ata të dalin në votime.

E në rend të tretë është shfaqur problemi i coronavirusit, ku 18 për qind e amerikanëve janë deklaruar se pandemia e COVID-19 i shqetëson më së shumti. E në sondazh është përfshirë edhe pabarazia me 21 për qind që renditet në vendin e dytë.

E pazakontë për zgjedhjet amerikane, ku krimi dhe siguria nuk ka zënë edhe aq vend të veçantë – pasi 11 për qind e qytetarëve janë shprehur të brengosur më së shumti për këto çështje.

03/11/2020 23:21-Biden kryeson ndaj Trumpit në katër shtete kryesore, tregojnë sondazhet e fundit

Joe Biden kryeson ndaj presidentit Donald Trump në Pensilvani, Florida, Arizona dhe, me një diferencë të madhe, në Wisconsin, sipas një sondazhi të Times/Siena College.

Sipas New York Times, Biden mban një avantazh të qartë mbi presidentin Trump në të katër shtetet më të rëndësishme presidenciale, tregon një sondazh i ri, mbështetur nga mbështetja e votuesve që nuk morën pjesë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe të cilët tani duket se po dalin në një numër të madh për të hedhur votat e tyre, kryesisht për demokratët.

Për të lexuar lajmin e fundit, klikoni KËTU

03/11/2020 23:09-Kalifornia me numër rekord votuesish, shumë më tepër amerikanë kanë votuar sesa në vitin 2016

1 16

Kalifornia është rrugës për të vënë rekord të ri sa i përket numrit të votave në zgjedhjet presidenciale, duke u bazuar në të dhënat e Political Data Inc.

Votimi i hershëm tashmë ka arritur nivelet e shifrave rekord në zgjedhjet presidenciale, ku më shumë se 11 kalifornianë kanë votuar.

Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e votuesve të këtij shteti tashmë kanë votuar – duke thyer kështu rekordin e 77% e numrit rekord të votave gjatë vitit 2016.

“Është e pamohueshme, është qind për qind e sigurtë se do të vëmë rekord të ri sa i përket numrit të përgjithshëm të votave në Kaliforni”, ka bërë të ditur Paul Mitchell, zëvendëspresident në Political Data.

Shumë amerikanë kanë votuar në orët e para të mëngjesit por edhe me postë për shkak të pandemisë së coronavirusit, e Kamala Harris, kandidate për zëvendëspresidente, ka shkruar në Twitter se “tashmë është arritur një numër rekord i votimit”.

03/11/2020 23:00-Gjykatësi urdhëron shërbimin postar të kontrollojë për vota të pashpërndara

Një gjykatës federal urdhëroi shërbimin postar (USPS) të kontrollojë një sërë qendrash për fletë-votime të dërguara me postë, që mund të kenë mbetur pa u shpërndarë dhe t'i dërgojë ato menjëherë në qendrat zgjedhore përkatëse.

Urdhri i gjykatësit përfshin shtete të tilla si Pensilvania, Florida, Karolina e Jugut, Kolorado, Arizona, Alabama dhe Uajoming.

Disa prej tyre janë shtete që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve.

Urdhri i gjykatësit pasoi një njoftim të shërbimit postar se nuk ka arritur të skanojë për t'u shpërndarë brenda ditës së sotme rreth 300 mijë vota.

Gjykatësi ka kërkuar që brenda orës 15 shërbimi postar të bëjë verifikimin se sa vota kanë mbetur pa u shpërndarë dhe të konfirmojë deri në orën 16:30 se asnjë votë nuk do mbesë pa u dërguar në destinacion. /voa/

03/11/2020 22:15-Çfarë është Kolegji Zgjedhor, i cili vendos se kush do të jetë president i SHBA-së?

Amerikanët që shkojnë në votime në Ditën e Zgjedhjeve në fakt nuk e zgjedhin Presidentin drejtpërdrejt.

Ata teknikisht po votojnë për 538 zgjedhës të cilët, sipas sistemit të përcaktuar nga Kushtetuta, takohen në shtetet e tyre përkatëse dhe votojnë për President dhe Zëvendëspresident, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Këta njerëz, zgjedhësit, përbëjnë Kolegjin Zgjedhor dhe votat e tyre numërohen më pas nga Presidenti i Senatit në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Pse hartuesit zgjodhën këtë sistem?

Ka disa arsye...

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU

03/11/2020 22:00-Pak orë para përfundimit të votimit, Trump i drejtohet gazetarëve: Fitorja është e lehtë, humbja kurrë

1 13

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë para gazetarëve se humbja “kurrë nuk është e lehtë” për të, pak orë para përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në anën tjetër ai theksoi se ekziston “një unitet i paparë” gjatë tubimeve të Republikanëve në Arlington dhe Virginia.

Ai këto komente i bëri para përkrahësve të tij dhe gazetarëve që ishin të shumtë në numër.

“Fitorja është gjithmonë e lehtë, humbja asnjëherë”, ka shtuar Trump i cili i është futur garës për një mandat tjetër për president të SHBA-ve.

03/11/2020 21:36-Kush e shpall fituesin e zgjedhjeve në SHBA?

Shumë besojnë se fituesi i zgjedhjeve në ShBA përcaktohet kur shtypi shpall emrin dhe kur kandidati tjetër shpall humbjen. Por realiteti është ndryshe.

Shpallja zyrtare e fituesit është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar.

Ditën e votimit, zgjidhen anëtarët e Kolegjit Elektoral, në dhjetor ata takohen dhe votojnë për presidentin dhe në janar, Kongresi certifikon rezultatin.

Kjo është një formulë kompromisi e themeluesve të republikës, të cilët në atë kohë, nuk kishin besim tek votuesit për të zgjedhur një president të përshtatshëm. /VOA/

03/11/2020 21:22-Rekord votuesish latinë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve

1 11

Numër rekord votuesish me prejardhje latine janë regjistruar në zgjedhjet e sotme presidenciale në SHBA, ku besohet se deri më tani tashmë kanë votuar 8.6 milionë latinë, shkruan Business Insider.

Demokratët dhe Progresivët në mbarë SHBA-të, kanë punuar pa ndërprerë në rritjen e numrit të votuesve të rinj me prejardhje latine.

Në Arizona dhe shtetet si Teksasi, Florida dhe Pennsylvania, Nevada e Karolina e Veriut, 33 për qind e votave kanë ardhur nga njerëzit që nuk kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2016, bën të ditur Voto Latino.

Ky grup ka regjistruar më shumë se 601.330 votues për këtë cikël të zgjedhjeve, ku tre deri në katër prej tyre janë të moshës 18 deri në 39-vjeç.

03/11/2020 20:55-Çifti, të moshës 97 dhe 92 vjeç kanë votuar për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Udhëheqësi i pakicës së Senatit, Chuck Schumer (69 vjeç) sapo ka postuar një foto të prindërve të tij (të moshës 97 dhe 92 vjeç) duke thënë se "nëse ata mund të votojnë, edhe ju!".

03/11/2020 20:41-Mijëra trupa të Gardës Kombëtare në gjendje gatishmërie në shtatë shtete amerikane, nga frika se mund të ketë trazira

3 scaled

Trupat e Gardës Kombëtare janë parë në të paktën shtatë shtete amerikane në gjendje gatishmërie, në rast se ndodh ndonjë trazirë nga zgjedhjet presidenciale, shkruan Business Insider.

Masachusetts dhe Teksasi ka aktivizuar mbi njëmijë anëtarë të Gardës Kombëtare, të cilët janë të përgatitur të përgjigjen nëse ndonjë trazirë apo dhunë

Gjithashtu në Arizona dhe Alabama janë angazhuar 300 trupa që janë në gjendje gatishmërie, por edhe në Florida dhe Illinois.

Në ditën kur Shtetet e Bashkuara po votojnë për të preferuarin e tyre, Donald Trump ka sugjeruar që numërimi i votave në Pennsylvania mund të nxisin “dhunë nëpër rrugë”.

03/11/2020 20:28-Obama me "fjalë të mëdha" për Biden

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se për tetë vjet, Joe Biden ishte i fundit në dhomë sa herë që Obama përballej me ndonjë vendim të madh.

“Ai më bëri një president më të mirë. Dhe sot, ne kemi mundësinë të zgjedhim Joe dhe Kamala për të ndërtuar vendin tonë më mirë”, ka shkruar Obama në Twitter.

03/11/2020 20:23-Zgjedhjet në SHBA: Çfarë do të thotë një fitore e Bidenit ose e Trumpit për Bashkimin Evropian?

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht atje për Evropën.

Me NATO-n, ajo ofroi siguri, në mes të kërcënimit të paraqitur nga Bashkimi Sovjetik.

Me Fondin Marshall, një organizatë e përkushtuar drejt bashkëpunimit SHBA-Evropë, rimëkëmbja ishte relativisht e qetë.

Dhe me mbështetjen politike, SHBA ndihmoi në hedhjen e bazave për vetë BE-në.

Por, siç thuhet në një shkrim të Euronews, përcjell Telegrafi, katër vitet e presidencës Trump kanë sfiduar ato norma transatlantike, me luftëra tregtare, një pikëpyetje rreth aleancës ushtarake dhe një pikëpamje se BE-ja është një kërcënim sesa një aleat.

Në këtë drejtim Euronews ka komunikuar me ekspertë kryesorë se si një fitore në të dyja mënyrat mund të ndikojë në bllok.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU

03/11/2020 20:06-SHBA - Harta zgjedhore 2020

03/11/2020 19:40-Emocionohet Trump para përkrahësve të tij: Mos më bëni të qaj

trump

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është drejtuar turmës së mbështetësve të tij në Michigan që mos ta bëjnë të qaj derisa ata brohorisnin “të duam” ku përkrah tij kishte fëmijët.

“Mos më bëni të qaj”, u tha Trump i emocionuar tej madje derisa mbante maskë dhe një kapelë në Grand Rapids.

“Nëse fillojë të qajë, atëherë ata do të kenë rrëfim të madh. Do të thonë që presidenti është thyer dhe ka qarë, dhe nuk e di nëse kjo është e mirë për ne. Ndoshta edhe më sjell katër ose pesë pikë, kush e di – nuk më bën fare përshtypje”, ka shtuar Trump.

Ndryshe raportohet se rivali i tij Joe Biden është duke udhëhequr në votime – madje në disa shtete kritike që konsiderohen për opinionin në këtë vend.

03/11/2020 19:18-E veshur me fustan, këpucë me take të larta dhe syze dielli, por jo edhe me maskë mbrojtëse – Melania Trump voton në Florida

1 8

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump sot ka votuar në Florida. Shtet ky që konsiderohet kyç për fitoren e bashkëshortit të saj.

Melania ishte në West Palm Beach të Florida, ku në orët e para të mëngjesit është parë e shoqëruar nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret.

Por, ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte eleganca – me fustan të bukur, këpucë më take të larta dhe syze dielli , por pa maskë mbrojtëse.

Raportohet se fustani i saj kapë vlerën e 4.500 dollarë dhe është i markës italiane Gucci, derisa këpucët i kishte të Louis Vuitton dhe çantën Hermes.

50-vjeçarja buzëqeshte derisa përshëndeste votuesit në vendvotimin ku ajo ishte nisur, dhe që është vetëm 10 minuta larg shtëpisë së saj në Mar-a-Lago.

03/11/2020 18:27-Mbi 100 milionë amerikanë kanë votuar për të preferuarin e tyre në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 100 milionë votues tashmë kanë votuar, dhe po konsiderohet si një shifër rekord e votuesve.

Sipas Projektit të Zgjedhjeve në SHBA pranë Universitetit të Floridës, deri më tani mbi 100 milionë amerikanë kanë votuar, duke bërë që të jetë një numër rekord dhe më i larti në historinë moderne të këtij vendi.

Kjo rritje e numrit të votuesve, në veçanti e atyre me postë ka ndodhur si rezultat i pandemisë së coronavirusit, që ia mori jetën mbi 231 mijë amerikanëve në mbarë.

Me maska në fytyrë dhe duke respektuar distancën, qytetarët amerikanë prisnin pranë vendvotimeve për të zgjedhur të preferuarin e tyre.

03/11/2020 18:26-Biden nënshkruan në murin e shtëpisë së fëmijërisë së tij

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden nënshkroi një nga muret e dhomës së ndenjes së shtëpisë së tij të fëmijërisë gjatë një ndalese në Scranton, Pa., të martën në mëngjes.

"Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë, me bekimin e Zotit. Joe Biden 11-3-2020", shkruante në mesazhin e tij, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

03/11/2020 18:14-Që të dy, Trump dhe Biden mendojnë se do të fitojnë në Florida

Çdo vit, reporterët dhe lojtarët politikë nga mbarë SHBA-të ia mësyjnë Floridas, për ta kuptuar se kush ka fituar çmimin kryesor në këtë vend, shkruan Independent.

Derisa kandidatët Donald Trump dhe Joe Biden po punojnë që të bindin votuesit të dalin në vendvotime për të zgjedhur të preferuarin e tyre, duket se këtë vit në Florida interesimi për të votuar është tejet më i madh sesa që është zakonisht, transmeton Telegrafi.

Biden është dy pikë përpara kundërkandidatit në sondazhin e fundit. Por edhe Hillary Clinton ishte në vitin 2016, megjithatë e humbi këtë shtet nga Trump për 100 mijë vota.

Për të lexuar më shumë kliko këtu.

03/11/2020 17:55-Melania Trump voton në Florida

Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të llogarisë në së paku një votë në Palm Beach County në Ditën e Zgjedhjeve.

Kjo pasi Zonja e Parë, Melania Trump, votoi të martën në mëngjes në këtë qytet të Floridas.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

03/11/2020 17:46-Trump mohon raportet se ai do të deklarojë fitoren e parakohshme

Ndërsa amerikanët shkonin drejt qendrave të votimit për të votuar për presidentin e ardhshëm Donald Trump ose sfiduesin e tij demokrat Joe Biden si presidentin e tyre të ardhshëm, lideri republikan mohoi çdo spekulim se ai do të pretendojë një fitore të parakohshme duke thënë se ai do të deklarojë fitoren "vetëm kur të ketë fitore" .

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump tha se ai kishte një "shans shumë të fortë për të fituar" por minimizoi pretendimet se ai planifikonte të deklarojë para kohe fitoren para se të grumbulloheshin mjaft vota për të përcaktuar një fitues.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

03/11/2020 16:43-Kur shpallet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?

Derisa amerikanët janë mësuar ta kuptojnë fituesin e postit të Presidentit në natën e zgjedhjeve, procesi zgjedhor në mënyrë zyrtare nuk do të përfundojë aq shpejt.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fituesi i zgjedhjeve mund të dihet në natën e zgjedhjeve pasi disa prej organizatave të lajmeve posedojnë informacione të mjaftueshme për fituesin e postit.

Sidoqoftë, secili shtet do të numërojë votat si dhe t’i verifikojë këto rezultate disa ditë ose edhe javë pas Ditës së Zgjedhjeve.

Shtetet amerikane kanë afate të ndryshme për të vërtetuar këto rezultate.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU

03/11/2020 16:27-Ish-zonja e parë Michelle Obama vazhdon përkrahjen për Biden

"E njoh Joe. Ai ka jetuar jetën e tij duke u udhëhequr nga vlerat dhe parimet që pasqyrojnë atë që shumica e amerikanëve mund t'i njohin. Ai i kupton vështirësitë e njerëzve. Votoni sot për të ardhmen që dëshironi ta shikoni vendin tuaj. Votoni për Joe Bidem", ka shkruar Michelle Obama në Twitter.

03/11/2020 15:45-Joe Biden viziton varrin e djalit të ndjerë që ishte ushtar i KFOR-it

2371ffa7 ba4d 42e9 994c b15715867930

Joe Biden ka vizituar dy vende "të shenjta" para se të shkojë drejt vendlindjes, Scarton.

Kandidati demokrat së bashku me bashkëshorten e dytë, Jill, ka vizituar dy varreza të ndryshme familjare.

Më pas, 77-vjeçari ka vizituar varrin e djalit të ndjerë, Beau, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare.

Theksojmë se Beau ka shërbyer në Kosovë, si ushtar i trupave amerikane në kuadër të KFOR-it.

57b5e4ee180000ad02bcb939

03/11/2020 15:44-Probleme në Spalding County të Georgias, bie sistemi i makinerisë së votimit

5e68b3a2bc39c.image

I gjithë sistemi i gjithë makinerisë së votimit ka rënë në Spalding County.

Sipas organizatorëve, kishte të meta në sistem.

Fletëvotimet e përkohshme do të dërgohen në të gjitha 18 zonat për t'i lejuar votuesit të votojnë përmes fletëve të votimit.

03/11/2020 15:39-Presidenti i Brazilit i del në përkrahje Trumpit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, duket se është një përkrahës i madh i Donald Trump.

Ai beson se Trump do vazhdojë të jetë president i SHBA-së edhe për katër vite.

"Besoj se Donald Trump do të rizgjidhet, kjo do të ishte mirë për Brazilin në marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike", tha Bolsonaro për CNN.

2019 03 19t180633z 1660114162 rc15895fdc00 rtrmadp 3 usa brazil Foto: Reuters

03/11/2020 15:36-Fletët e votimit mund të grisen për shkak të dezinfektuesit, paralajmëron CDC

32a29905 d35b 4653 96b7 9e4c12c7e8f4

Shpërthimi i coronavirusit në SHBA tashmë ka pasur një ndikim të madh në zgjedhjet presidenciale.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar se pastruesit e duarve me bazë alkooli kanë potencialin të dëmtojnë fletët e votimit.

Kjo mund të ndodh pasi fletët e votimit mund të grisen më lehtë pasi të jenë lagur nga dezinfektuesi dhe mund të bllokojnë makineritë elektronike të votimit.

CDC thotë se dezinfektuesit e duarve duhet të jenë në dispozicion në qendrat e votimit për të mbajtur të sigurt votuesit, por u kërkoi punonjësve të sondazheve dhe votuesve që të sigurohen që duart e tyre të jenë të thata para kontaktit me fletët e votimit.

03/11/2020 15:15-Momentet kyçe deri më tani...

  • Amerikanët janë duke vazhduar të votojnë, deri më tani kanë votuar 100 milionë qytetarë.
  • Radhët në qendrat e votimit vazhdojnë, votuesit kanë maska dhe po respektohet distanca sociale
  • Joe Biden në sondazhe ka një epërsi të qëndrueshme
  • Trump ka parashikuar se do të marrë 306 vota elektorale, ose më shumë
  • Biden do t'i ndjek rezultatet nga shtëpia e tij, kurse Trump në Shtëpinë e Bardhë
  • Joe Biden e filloi ditën në kishë, ku edhe vizitoi varrin e gruas së parë dhe djalit të tij, Beau.

03/11/2020 14:54-Trump parashikon se do të marrë së paku 306 vota elektorale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte i ftuar në emisionin "Fox & Friends'' këtë mëngjes në Fox News dhe me këtë rast dha një parashikim. Ai tha se do të fitojë me 306 vota elektorale, ndoshta edhe më shumë.

Kujtojmë, se në zgjedhjet e vitit 2016 Trump kishte 304 vota elektorale.

https://twitter.com/TVNewsHQ/status/1323622661436690432

03/11/2020 14:46-Biden përshëndet të gjithë, niset për në shtëpi

Joe Biden është nisur për në shtëpinë e tij Scranton, Pennsylvania, ku edhe do t'i pres rezultantet e zgjedhjeve.

Biden dukej pozitiv dhe i lumtur, ndoshta kjo pasi në shumicën e sondazheve ai shikohet si favorit për të fituar.

0 US Democratic presidential candidate Joe Biden departs on Election Day in Wilmington Foto: REUTERS

2 US Democratic presidential candidate Joe Biden departs on Election Day in Wilmington 1 Foto: REUTERS

03/11/2020 14:31-Trump i kërkon qytetarëve të votojnë nëpërmjet një video interesante

"Votoni, votoni, votoni", ishte përshkrimi nga Donald Trump në Twitter, i cili postoi një video duke kërcyer nën tingujt e këngës ikonike, YMCA.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1323534663453913093

03/11/2020 14:25-Ku dhe si do ta kalojnë ditën e zgjedhjeve Trump dhe Biden?

trump dance thumb

Për kandidatët dhe mbështetësit e tyre, dita e zgjedhjeve është pa dyshim ankth dhe emocione. Kur qendrat e votimit mbyllen, pritja fillon.

Por, shtohet pyetja se ku dhe si do ta kalojnë ditën e zgjedhjeve Trump dhe Biden?

Trump do të jetë në Shtëpinë e Bardhë gjersa Joe Biden në vendlindje, Scarton....për më shumë klikoni KËTU.

03/11/2020 14:11-Amerikanët votojnë edhe pa dokumente!

7a449862 b22a 49c6 97a9 6d6b26aadc4b

Tashmë disa prej qytetarëve të shteteve amerikane kanë nisur të hedhin votën e tyre.

Amerikanët kanë qenë në radhë nga orët e para të mëngjesit për të hedhur votat e tyre në zgjedhjet e sotme.

Qytetarët mund të votojnë edhe pa ndonjë dokument identifikues, por që duhet të besatohen në bibël apo kushtetutën amerikane, se nuk po mashtrojnë me rastin e hedhjes së votës së tyre.

03/11/2020 13:45-Kur mbyllen qendrat e votimit në SHBA?

Screenshot 7 3

Tashmë disa prej qytetarëve kanë hedhur votat e tyre për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Georgia është i vetmi shtet në mesin e atyre që pritet të vendosin për fatin e demokratit, Joe Biden si dhe republikanit, Donald Trump.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

03/11/2020 13:35-Studentëve iu thuhet të grumbullojnë ushqime dhe ilaçe

Studentëve të Universitetit 'George Washington' i është thënë të grumbullojnë ushqime dhe ilaçe për një javë, e gjitha kjo nga frika për trazira të mundshme të zgjedhjeve.

Gjithashtu dyqanet në qytete anembanë ShBA-së kanë ngritur sigurinë, duke i siguruar dritaret dhe dyert nga frika e dhunës që mund të prodhohet nga pakënaqësitë e rezultatit.

03/11/2020 13:24-Ivanka Trump kërkon votën e amerikanëve për babain e saj

Vajza e Donald Trump, Ivanka, e cila ishte pjesë e ekipit të presidentit, kërkon votën e amerikanëve për babain e saj që ai të qeverisë edhe për katër vite, ajo thotë se askush nuk ka punuar si Trump.

03/11/2020 13:10-Radhë të gjata në qendrat e votimit në New York

Qytetarët e disa shteteve tashmë kanë filluar të hedhin votat për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Një qytezë e Nerw Hampshire dhe Mansfildit tanimë kanë nxjerr edhe fituesit, ku në të parën ka fituar demokrati Joe Biden dhe në të dytën, republikani Donald Trump.

Gjithashtu janë hapur edhe qendra e votimit në New York, ku shihen radhë të gjata të njerëzve që po presin për të votuar.

03/11/2020 12:40-Republikanët rrezikojnë të humbin shumicën në Senatin e SHBA-së

db5326ce 7c5e 4333 af1b bfb347defc89

Republikanët në Senatin Amerikan, dhoma e sipërme e Kongresit që mban në duar pushtetin e konfirmimit të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, rrezikojnë të humbin shumicën në zgjedhjet e sotme.

Senati me 100 anëtarë aktualisht ka 53 republikanë. Përafërsisht një e treta zgjidhet çdo dy vjet. Këtë vit bëhet fjalë për 35 mandate, raporton CNN.

Republikanët po mbrojnë 23 vende në ditën e zgjedhjeve dhe në disa gara ekziston mundësia që demokratët të "rrëmbejnë" vendet e tyre, por lufta është e ngushtë, kështu që sondazhet përmbahen nga parashikimet.

Nga 12 demokratët që luftojnë për të qëndruar në Senat, vetëm një, Doug Jones nga Alabama, aktualisht senatori i vetëm demokrat nga jugu, mund të humbasë vendin e tij.

Ndryshe, Joe Biden dhe Donald Trump tashmë kanë marrë rezultatet e para të disa qytezave, ku secili ka fituar nga një prej tyre.

03/11/2020 11:56-Mesazhet e Trump dhe Biden

"Jam duke kandiduar si një Demokrat krenar, por do të qeveris si një president amerikan. Do të punojë me Demokratët dhe Republikanët, dhe do të punoj po aq fuqishëm për ata që nuk më përkrahën, si dhe për ata që e bënë. Sepse, kjo është puna e presidentit", ka shkruar Biden.

"Të gjithë përkrahësve të mi: Faleminderit nga thellësia e zemrës. Ju keni qenë aty nga fillimi, dhe nuk do t'ju dëshpërojë kurrë. Shpresat e juaja janë shpresat e mia, ëndrrat tuaja janë ëndrrat e mia, dhe e ardhmja e juaj është ajo për të cilën unë po luftojë çdo ditë", ka shkruar Trump.

03/11/2020 11:56-Hapen qendrat e votimit në Vermont, qytetarët do të votojnë për presidentin dhe guvernatorin e ri

Vendvotimet në Vermont të SHBA-së janë hapur që prej orës 05:00 EST (11:00, sipas kohës sonë lokale).

Shteti ka votuar demokratët që nga viti 1992, dhe partia shpesh fiton çdo qark – edhe pse presidenti Donald Trump e mori një prej tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Vermont është gjithashtu midis 13 shteteve që do të zgjedhin edhe një guvernator të ri.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU.

03/11/2020 11:37-Një gjykatë e Teksasit hedh poshtë ankesën e Trumpit, do të numërohen 125 mijë votat që besohet se i sjellin një fitore Biden

201101125313 02 harris county drive in voting exlarge 169

Përpjekjet e fundit të Donald Trumpi për të hedhur dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve pasuan paralajmërimet e mëparshme se nëse humb, ato do të jenë mashtruese dhe se votimi përmes postës është i korruptuar.

Këto pretendime erdhën në sfondin e përpjekjeve republikane për të sfiduar votat dhe për ta bërë më të vështirë hedhjen e votës.

Një gjykatës i dytë i Teksasit, këtë herë në gjykatën federale, vendosi kundër përpjekjes së një grupi republikanësh për të zhvleftësuar 127 mijë votat e hedhura në vendvotimet me veturë (drive thru) në Harris County – një bazë e pushtetit të demokratëve, në një shtet që Joe Biden beson se mund të heqë qafe presidentin.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

03/11/2020 11:15-Biden do të monitorojë zgjedhjet nga vendlindja, Penslivania

14ambriefing biden articleLarge v2

Joe Biden është kthyer në Scranton, Pennsylvania për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale. Ai lindi dhe kaloi fëmijërinë atje.

Ndryshe, Donald Trump ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ku do të pres rezultatet e presidencialeve amerikane.

03/11/2020 11:03-Si ndryshojnë Trump dhe Biden: Nga ekonomia te ndryshimi i klimës?

Të dy rivalët kanë politika rrënjësisht të ndryshme për disa çështje kryesore.

Në lidhje me shpërthimin e coronavirusit, Trump ngriti një task forcë në janar, për të cilën tha se tani ka zhvendosur fokusin e saj te "siguria dhe hapja e vendit tonë".

Biden dëshiron të krijojë një program kombëtar për gjurmimin e kontakteve, të krijojë të paktën dhjetë qendra testimi në çdo shtet dhe të sigurojë testimin falas të coronavirusit për të gjithë.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

03/11/2020 10:30-Nisin votimet në SHBA: Biden fiton në një qytezë që ka pesë votues gjersa Trump në një me 26 votues

3000 1 scaled

Dita e zgjedhjeve filloi zyrtarisht në SHBA, me hapjen e qendrave të para në dy qyteza të ndryshme të SHBA-së.

Qendra e votimit u hap në Dixville Notch dhe Millsfield në mesnatë 00:00, (6:00, sipas kohës sonë lokale), në përputhje me një traditë që nuk e prishi as pandemia e coronavirusit.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

03/11/2020 10:00-Rruga e vetme e Donald Trumpit për triumf në presidencialet amerikane

Donald Trump është, pa diskutim, një person i dobët – dhe i qartë – që shkon në zgjedhjet e së martës. Por, një gjuajtje e largët nuk është një goditje e lirë.

Dhe ka një hartë elektorale disi të besueshme, e cila e dërgon atë në 270 vota elektorale dhe një mandat të dytë.

Por, cila është rruga e vetme e kandidatit republikan për triumf në presidencialet amerikane, lexojeni KËTU.

03/11/2020 09:54-Trump niset për në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë, ku do të shikojë ecurinë e zgjedhjeve presidenciale. Është raportuar se potencialisht presidenti aktual mund të presë qindra njerëz brenda, që të shikojnë së bashku zgjedhjet.

03/11/2020 09:30-Rruga më e lehtë e Joe Bidenit drejt Shtëpisë së Bardhë

Ndryshe nga presidenti, Donald Trump, i cili ka një shteg shumë të vështirë për të arritur në 270 vota elektorale, Joe Biden ka një mori mënyrash për të arritur në atë numër magjik.

Por, cila është rruga më e lehtë e Joe Bidenit drejt Shtëpisë së Bardhë, lexojeni KËTU

03/11/2020 09:00-Cilat janë gjërat e tjera të rëndësishme në fletëvotimet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA?

Kontrolli i qeverive të shteteve është më i rëndësishëm këtë vit se zakonisht pasi që është një vit i regjistrimit të popullsisë.

Pasi qeveria të numërojë popullsinë e SHBA-së në vitin 2020, numri i vendeve që secili shtet ka në Dhomën e Përfaqësuesve do të ri-caktohet dhe rrethet e kongresit do të ribotohen.

Lexojeni lajmin KËTU.

03/11/2020 08:30-Po sikur të ketë një problem me votat elektorale të një shteti?

Nuk është plotësisht e qartë.

Nëse ka një zgjedhje të diskutueshme dhe një shtet nuk mund të përcaktojë se kush duhet të fitojë votat elektorale, prisni një betejë gjyqësore, si ajo që bëri George W. Bush dhe Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000.

Trump ka avantazh në një betejë gjyqësore pasi që ka një shumicë konservatore prej 6-3 në Gjykatën e Lartë.

Gjithashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitohet edhe Dhoma e Përfaqësuesve pasi që është e vështirë për një President të bëjë politikë të qëndrueshme pa shumicën në Kongres. Demokratët pritet të kenë sërish shumicën, ashtu siç e kanë aktualisht.

03/11/2020 08:01-A mund të kenë numër të njëjtë të votave elektorale Trump dhe Biden dhe çfarë ndodh më pas?

maxresdefault 3

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen gjatë ditë së sotme, ku do të përballen, demokrati Joe Biden si dhe republikani, Donald Trump, i cili aktualisht është president i SHBA-së.

Fituesin e përcakton siç dihet vota elektorale, e cila përcakton edhe kush do ta udhëheq shtetin në katër vitet e ardhshme.

Por, shtrohet pyetja se a mund të ndodh që të dy kandidatët të kenë numër të njëjtë të votave? 

Lexoni KËTU lajmin e plotë.

03/11/2020 07:30-Sondazhi i gjashtë shteteve kryesore në SHBA, Biden ka një epërsi të lehtë

Një sondazh i ri për shtetet vendimmarrëse është publikuar gjatë ditës së sotme.

RealClearPolitics ka bërë në një sondazh me votuesit e gjashtë shteteve kryesore amerikane.

Në të gjitha këto shtete, kandidati demokrat, Joe Biden ka një epërsi të lehtë kundrejt republikanit, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të startojnë gjatë orës 14:00, sipas kohës sonë lokale.

Sondazhi:

Florida: Biden kryeson me 1.4%
Pennsylvania: Biden kryeson me 4.3%
Michigan: Biden kryeson me 5.1%
Wisconsin: Biden kryeson me 6.6%
Karolina e Veriut: Biden kryeson me 0.3%
Arizona: Biden kryeson me 1.2% /Telegrafi/

03/11/2020 07:07-Pse këto janë ndër zgjedhjet më të rëndësishme në histori të SHBA-së?

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 janë ndër më vendimtaret në historinë amerikane.

Ekspertët politikë janë përpjekur të diskutojnë zgjedhjet e kaluara presidenciale, veçanërisht ato që kanë qenë politikisht të diskutueshme dhe të afërta, duke kërkuar një precedent historik.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1824, mbështetësit e Andrew Jacksonit, i cili fitoi votën e popullit, pretenduan se John Quincy Adams u bë president përmes asaj që shumë prej tyre e quajtën një “pazar i korruptuar” me Henry Clayn, kur ky i fundit mori zgjedhësit e tij për të mbështetur Adamsin , raporton CNN.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

03/11/2020 01:31-Hispaniko-amerikanët, një votë e rëndësishmne në zgjedhjet në SHBA

Hispanikët pritet të jenë grupi më i madh ndër pakicat që votojnë në 2020, sipas organizatës kërkimore Pew.

Sipas mediave, 60 milionë hispanikë jetojnë në Shtetet e Bashkuara, rreth gjysma e tyre kanë të drejtën e votës.

Në këto zgjedhje, ky grupim mund të jetë elektorati më i madh që voton ndër grupet pakicë, duke tejkaluar afrikano-amerikanët.

Por kë mbështesin ata?

Për të kuptuar më shumë, lexojeni lajmin e plotë KËTU

02/11/2020 23:38-Sondazhe të tjera, Biden po kryeson në Florida dhe Ohio

Sondazhe të reja thuhet se tregojnë se kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, po kryeson në shtetet si Florida dhe Ohio, të dyja vendet të fituara nga kandidati republikan Donald Trump, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Vlen të theksohet se Florida ka pasur vazhdimisht gara shumë të ngushta presidenciale viteve të fundit.

Kandidati i fundit presidencial që fitoi Floridan me 5 pikë ishte George W. Bush në vitin 2004.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

02/11/2020 20:32-Një 20-vjeçare votoi para se të vdiste nga kanceri – dhe shteti nuk do ta numërojë votën e saj

Amber Pflughoeft dukej krenare ndërsa plotësoi fletën e votimit për herë të parë muajin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një 20-vjeçare që po luftonte kancerin e kockave për një dekadë, ajo ishte magjepsur me politikën, kujtoi nëna e saj Tiffany Pflughoeft.

201030171435 04 voting death invs exlarge 169 Pacientja me kancer Amber Pflughoeft punon me mësuesin e saj Mike Trocchio, në spitalin e fëmijëve në Wisconsin në Milwaukee në vitin 2018. Ajo vdiq në shtator

Dhe pasi kaloi zgjedhjet e fundit afatmesme në spital pas një transplantimi të palcës së kockave, ajo ishte e vendosur të votojë këtë vit.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi me votën e saj, klikoni KËTU

02/11/2020 20:12-Amerikanët në Miçigan po blejnë armë masovikisht para zgjedhjeve presidenciale

Banorët e shtetit federal amerikan Miçigan po blejnë masovikisht armë para zgjedhjeve presidenciale të nesërme në Shtetet e Bashkuara, shkruan Sky News.

Qytetarët e Miçiganit, një shtet kyç "hezitues" për të cilin nuk dihet me siguri se për cilin kandidat do të votojnë, po armatosen nga frika e trazirave civile në rast të një rezultati të diskutueshëm të zgjedhjeve.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

02/11/2020 19:52-Biden komenton mundësinë e shkarkimit të Faucit nga Trump, thotë se ka “një ide më të mirë”

Donald Trump dhe Joe Biden kanë zhvilluar dy tubime në shtete të forta.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Cleveland, Biden kritikoi Trumpin për sjelljen e idesë së pushimit nga puna të Dr. Anthony Fauci, ekspertit më të lartë të sëmundjeve infektive të qeverisë, mes pandemisë së coronavirusit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

02/11/2020 19:42-Vuçiq: Do të ishte “disi më e lehtë” për Serbinë nëse do të fitonte Trump

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se do të ishte “disi më e lehtë” për Serbinë nëse kandidati republikan dhe presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e së martës në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një konferencë për shtyp në Beograd, ai tha se zgjedhjet amerikane mbeten të rëndësishme për Serbinë, në të cilat, pa dyshim, favorit është kandidati demokrat Joe Biden, me të cilin, siç thotë ai, ka marrëdhënie korrekte, por politika e të cilit nuk ishte në favor të Serbisë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

02/11/2020 19:06-Tubimi një ditë para zgjedhjeve i Trump në Karolinën e Veriut

Donald Trump ka zhvilluar një tubim në Karolinën e Veriut në Fayetteville.

Ky është i pari nga pesë tubimet e tij sot, para zgjedhjeve në SHBA.

"Nesër do ta fitojmë këtë vend dhe do të fitojmë në katër vitet e ardhshme", ka thënë ai.

02/11/2020 18:21-Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA mund të mos dihet të martën

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA do të mund të mos zbulohet të martën dhe mund të kalojnë së paku disa ditë para se rezultati të bëhet i qartë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo nuk është diçka e pazakontë dhe është një praktikë e zakonshme që votat të numërohen pas ditës së zgjedhjeve.

Pandemia e coronavirusit gjithashtu ka ndikuar këtë vit tek këto zgjedhje presidenciale.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

02/11/2020 17:39-Përballja Trump-Biden, rreth Shtëpisë së Bardhë po vendoset një “gardh shtesë”

Autoritetet federale pritet të vendosin përsëri në vend një gardh "jo të shkallëzuar" rreth të gjithë perimetrit të Shtëpisë së Bardhë.

Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen ndërsa zbatimi i ligjit dhe agjenci të tjera përgatiten për protesta të mundshme rreth zgjedhjeve, një burim me njohuri të çështjes ka konfirmuar për CNN .

Siç bëhet e ditur më tej, gardhi, është i njëjtë sikurse një që u vendos gjatë protestave këtë verë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

02/11/2020 16:59-Me këtë ritëm, amerikanët mund ta thyejnë rekordin 112-vjeçar të pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale

Në një vend ku mbajtja e maskave është bërë gjithashtu një gjë politike, duket se qytetarët po mundohen t’i shmangin turmat më 3 nëntor dhe të hedhin votën e tyre.

Sipas të dhënave nga Universiteti i Florida, më shumë se 93 milionë qytetarë tashmë kanë votuar.

Për krahasim, gjithsej 136 milionë qytetarë votuan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

02/11/2020 16:52-Trump zvogëlon epërsinë e Bidenit, sipas sondazhit të fundit

Presidenti republikan po sfidohet nga i nominuari i partisë demokratike, Joe Biden, i cili njihet më shumë si nënpresident gjatë presidencës së Barack Obamas, por ka qenë në politikën amerikane që nga viti 1970.

Ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve, kompanitë e sondazheve do të përpiqen të vlerësojnë gjendjen e kombit duke pyetur votuesit se cilin kandidat preferojnë, raporton BBC.

Në këtë drejtim, Biden ka qëndruar rreth 50 për qind në muajt e fundit dhe ka pasur një epërsi prej 10 pikësh në disa raste, por kjo ka ndryshuar gjatë ditëve të fundit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

DA1

Jobs
Deals

Më të lexuarat