“Nga data 24 shtator e këtej gjithçka është ndryshe”. Kështu deklaroi Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media të enjten pasi u pyet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri.
Në korrik të këtij viti, Kosova dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar prania policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të zvogëlohet për 25 për qind, ndërsa zgjedhjet e parakohshme në këto komuna të mbahen pas stinës së verës.
Por, ministri Krasniqi tha se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit gjërat kanë ndryshuar.
Ai para mediave u shpreh se Kosova ka bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës, ndërsa Beogradi ka dërguar një grup të terroristëve që të aneksojnë veriun.
“Nga koha kur është nënshkruar Marrëveshja e Bratisllavës Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime si zotim i atij diskutimi mes zëvendëskryeministrit dhe emisarit Lajcak, që të kontribuojë në qetësimin e situatës dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ne si Qeveri kemi thënë se jemi për mbajtjen e zgjedhjeve, por për të shkuar në zgjedhje duhet kaluar në një proces demokratik”.
“Masat për Kosovën kanë qenë të padrejta atëherë e mbesin të padrejta edhe sot. Kosova ka bërë çkado që ka qenë në dorën e saj për mbështetjen e këtij procesi e Beogradi çfarë ka bërë? Ka dërguar një grup të terroristëve që të aneksojnë veriun e Kosovës. Për këdo që mendon se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës, unë besoj se është mirë që të vlerësohet situata edhe njëherë drejt”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë