Javën që po lëmë pas presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka caktuar 18 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të vendit, kjo pas dorëheqjes së kryetarëve të Listës Serbe.
Po javën që po lëmë pas, saktësisht të premten EULEX-i ka sqaruar çështjen e patrullimeve policore, duke theksuar se ka dërguar trupa të reja atje, por ky mision nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në veri të Kosovës.
Ndërkaq, të premten në mbrëmje, më 18 nëntor u bë e ditur se prokurori i specializuar, Jack Smith ka dhënë dorëheqje si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë.
Zgjedhjet në katër komunat në veri më 18 dhjetor
Presidentja Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani.
Pas takimit me përfaqësues të partive politike, Osmani ka potencuar se do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor.
Osmani, ka theksuar gjithashtu se institucionet e sigurisë do t’i ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, të ndihen të mbrojtur, të sigurt dhe t`i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 310 mijë e 183 euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Vendimi është marrë të premten në një mbledhje elektronike të ekzekutivit.
Në këtë mbledhje janë marrë edhe dy vendime të tjera; ai për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Kuvendit Komunal të Leposaviqit “për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore”.
EULEX për patrullimet në veri të Kosovës: Nuk kemi marrë përsipër përgjegjësi policore
Pas situatës së krijuar në veri të vendit ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dërguar trupa të reja atje, por ky mision nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në veri të Kosovës.
Kështu kanë thënë në një përgjigje dërguar Telegrafit nga zyra për Shtyp dhe Informim Publik të EULEX-it.
Sipas tyre, pas dorëheqjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës ekziston një vakum i sigurisë.
Në përgjigjen e tyre thuhet se EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht, por EULEX-i nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës.
“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në Kosovën veriore. Për t’i monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it dhe Njësia Policore e Specializuar Rezervë i kanë shtuar në mënyrë të konsiderueshme patrullimet e tyre vëzhguese mobile në pjesën veriore të Kosovës në bashkërendim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Që nga data 16 nëntor, krahas shtimit të konsiderueshëm të patrullimeve vëzhguese mobile, zyrtarë nga Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it dhe Njësia Policore e Specializuar Rezervë janë duke kryer edhe patrullime në këmbë në komunat veriore”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje nga kjo zyrë kanë thënë se EULEX-i po e monitoron situatën në pikë-kalimet e përbashkëta në Jarinjë dhe Bërnjak, përmes pranisë së Njësisë Policore të Specializuar të tij.
“Pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar dhe të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë punojnë me ndërrime dhe janë duke kryer patrullime vëzhgimi 24/7”.
Gjithashtu ata treguan se këshilltarët policorë të lartë të EULEX-it për veriun janë të vendosur në kompleksin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe janë duke dhënë këshilla për Drejtorinë e Policisë së Kosovës Rajoni Veri si dhe për katër stacionet policore nën komandën e saj në lidhje me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore.
“Këshilltarja e EULEX-it për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Këshilltarja e EULEX-it për Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës gjithashtu janë duke e monitoruar nga afër situatën në këto dy institucione të drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre dërguar Telegrafit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë jep dorëheqje
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se prokurori i specializuar, Jack Smith ka dhënë dorëheqje.
“Prokurori i posaçëm Smith ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë, e ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë”, thuhët në komunikatë.
Pas dorëheqjes së tij, Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland emëroi të premten prokurorin Jack Smith si këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë për praninë e dokumenteve sekrete në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, njofton Zëri i Amerikës.
Ai do të merret gjithashtu edhe me hetimin e veçantë që përfshin sulmin e 6 janarit 2021 mbi Kapitolin dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ky vendim u publikua vetëm tre ditë pasi Trump shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale që do mbahen më 2024.
Megjithëse emërimi vendos një mbikëqyrës të ri në krye të hetimeve, të dyja rastet pritet të përshpejtohen tani që zgjedhjet e mesmandatit kanë përfunduar. Këshilltari i posaçëm do t’i raportojë prokurorit të përgjithshëm Garland, i cili ka fjalën përfundimtare nëse do të ngrejë akuza.
Jack Smith, është prokuror veteran që drejtoi seksionin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe më vonë shërbeu si kryeprokuror federal në Nashville, Tenesi, gjatë administratës së presidentit Barack Obama.
Së fundmi, ai ishte kryeprokuror i Prokurorisë Speciale në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.
Në vend të Smith, ushtrues detyre i Prokurorit të specializuar është emëruar Alex Whiting. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri