LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, Policia me kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk respektojnë masat anticovid

Zgjedhjet lokale, Policia me kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk respektojnë masat anticovid

Policia e Kosovës (PK) përmes një komunikate për media thotë se janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e saj konform planifikimeve operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Policia e Kosovës, bazuar në urdhrin operativ për zgjedhjet lokale 2021, është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e saj konform planifikimeve operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me  qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Tutje, në njoftim thuhet se, njëkohësisht Policia e Kosovës në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, është duke u kujdesur në respektimin e masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik.


“Me qëllim të zbatimit të masave, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi. Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, vijon komunikata. /Telegrafi/