Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur dje fazën e parë të zgjedhjeve të brendshme, ku kryetar u rizgjedh Albin Kurti edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.

Kurti mori arriti të marrë 98,60 për qind të votave. Kundër tij votuan 0,89 për qind, ndërsa 0,51 për qind abstenuan.


Gjatë javëve të vijim procesi zgjedhor në LVV do të vazhdoj me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit, në këtë proces janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të VV-së. Behar Jashari është zgjedhur kryetar i organizatës Rinia për Vetëvendosje.

Nga të dhënat e publikuara nga LVV, Jashari mori 86.55 për qind e votave për, 7.55 për qind ishin kundër dhe 6.80 abstenuan.

Ndërsa, kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje u zgjodh Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave.

Më poshtë u sjellim të zgjedhurit në krye të LVV-së nëpër komuna:
Dega LVV-së në Prishtinë
– Kryetar i Qendrës, Arben Vitia
– Kryetare e Grave, Leonora Shabani Bajraktari
– Kryetar i Rinisë, Ermal Duli

prishtina 1

Dega LVV-së në Prizren – Kryetar i Qendrës, Artan A. Abrashi
– Kryetare e Grave, Nora Fetoshi
– Kryetar i Rinisë, Ardit Xhaferi

prizren

Dega e LVV-së në Pejë – Kryetar i Qendrës, Taulant Kelmendi
– Kryetare e Grave, Vlabona Gjakova Taraku
– Kryetar i Rinisë, Bleona Kelmendi

peje

Dega e LVV-së në Ferizaj – Kryetar i Qendrës, Fatbardha Reka
– Kryetare e Grave, Shqipe Jashari
– Kryetar i Rinisë, Diar Hamiti

page 103

Dega e LVV-së në Gjilan – Kryetar i Qendrës, Alban Hyseni
– Kryetare e Grave, Arijeta Rexhepi
– Kryetar i Rinisë, Genc Halimi

Gjilan

Dega e LVV-së Gjakovë – Kryetar i Qendrës, Agon Batusha
– Kryetare e Grave, Afërdita Kusari-Kumnova
– Kryetar i Rinisë, Vlera Kërleshi

gjakove

Dega e LVV-së Lipjan – Kryetar i Qendrës, Adnan Rrustemi
– Kryetare e Grave, Shahadije Bikliqi-Dragaqina
– Kryetar i Rinisë, Blerton Vehapi

lipjan

Dega e LVV-së Deçan
– Kryetar i Qendrës, Faton Selmanaj
– Kryetare e Grave, Emirjeta Neziraj
– Kryetar i Rinisë, Kushtrim Maksutaj

Screenshot 1 157

Dega e LVV-së Vushtrri
– Kryetar i Qendrës, Sylejman Meholli
– Kryetare e Grave, Selvete Gërxhaliu
– Kryetar i Rinisë, Mursel Sadiku

vushtrri

Dega e LVV-së Viti
– Kryetar i Qendrës, Arsim Ademi
– Kryetare e Grave, Majlinda Shabani
– Kryetar i Rinisë, Arbnor Ademi

viti

Dega e LVV-së Kaçanik
– Kryetar i Qendrës, Jeton Raka
– Kryetare e Grave, Nita Shehu
– Kryetar i Rinisë, Faton Zharki

kacanik

Dega e LVV-së Podujevë
– Kryetar i Qendrës, Shpejtim Bulliqi
– Kryetare e Grave, Adelina Stublla
– Kryetar i Rinisë, Ardian Dervisholli

podujeve

Dega e LVV-së Skenderaj
– Kryetar i Qendrës, Hysni Mehani
– Kryetare e Grave, Kaltrina Gruda
– Kryetar i Rinisë, Floriana Halili

skenderaj

Dega e LVV-së Drenas
– Kryetar i Qendrës, Egzona Tërdevci
– Kryetare e Grave, Filloreta Bujupi
– Kryetar i Rinisë, Shqiprim Kiqina

Screenshot 2 111

/Telegrafi/