LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, PS: Negociata me tre grupet parlamentare

Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, PS: Negociata me tre grupet parlamentare

Me moton mësojmë nga gabimet tona, socialistët do të udhëhiqen në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Procesi i vitit 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të bëjë diferencë”, ka thënë kreu i grupit parlamentari të Partisë Socialiste, Taulant Balla për Klan TV.

Ajo që dihet deri tani është që PS nuk do një president si Ilir Meta, por po ashtu që do të negociojnë vetëm brenda institucionit të parlamentit dhe për këtë Taulant Balla citon përcaktimin kushtetues.


“Është një proces ekskluziv brenda parlamentit të Shqipërisë”.

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë përpjekje nga selia blu për të negociuar me socialistët për emrin e ri të kreut të shtetit dhe arsyeja mbi të gjitha për të lidhet me mosbesimin që kanë tek kundërshtari.

Nisin konsultimet për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri
Lexo po ashtu Nisin konsultimet për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri

“Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën”, tha disa ditë më parë Berisha.

“Kur djalli mundohet të lexojë biblën në gjuhën e vet ky është problemi i djallit nuk është problemi i biblës”, u përgjigj Balla.

Por dhe socialistët nuk e kanë aspak në plan që të nisin një dialog me grupin e Rithemelimit, sepse njohin vetëm drejtuesit e kësaj force që janë pjesë e Konferencës së Kryetarëve.

“Nuk gjej asnjë pikë të rregullores së Kuvendit, pikëtakimi me Sali Berishën. Kuvendi i Shqipërisë ka 3 grupe parlamentare opozitare”, ka shtuar Balla.

Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali u mandatuan nga grupi parlamentar i PS-së për të drejtuar negociatat për procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa për kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Ekelejd Alibeajn, sipas Ballës s’ka nevojë për një mandat politik sa kohë është kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

“Sa kohë është kryetar i grupit parlamentar nuk ka nevojë të mandatohet aty”.

Asnjë negociatë apo komunikim informal nuk ka ndodhur deri më tani me palën tjetër dhe do të nisë vetëm pasi parlamenti të votojë për fillimin e procedurës që parashikon Kushtetuta.

Ndërsa zarfet me propozimet e socialistëve për kreun e ri të shtetit do të dorëzohen në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar, siç iu kërkua nga Kryeministri Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori