LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë

Zëvendësministri Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë, të cilët i ka njoftuar me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për sektorin e bujqësisë, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran kanë prezantuar edhe mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre për përkrahjen e fermerëve në zonat rurale.
Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it për mbështetjen e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e ministrisë në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Caritas-it Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, vlerësoi të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftoi zëvendësministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë për bujqësinë në Kosovë. /Telegrafi/