LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Bislimi takon menaxherin rajonal të IFC-së, Ary Naim – flasin për mundësitë e investimeve

Zëvendëskryeministri Bislimi takon menaxherin rajonal të IFC-së, Ary Naim – flasin për mundësitë e investimeve

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Menaxherin Rajonal të International Finance Corporation (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, Ary Naim.

Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri i IFC në Kosovë, Visar Perani.

Gjatë takimit, menaxheri rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Naim u shpreh se “IFC së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë pasur një angazhim afatgjatë, si në shërbime këshillimore ashtu edhe me investime, për të forcuar zhvillimin e sektorit privat dhe për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.


Ai tha se rikuperimi pas COVID dhe tranzicioni i gjelbër ofrojnë mundësi për Kosovën për të krijuar vende të reja pune të mirë paguara dhe shprehu përkushtimin për ta përforcuar partneritetin me Qeverinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se nxitja e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, që krijojnë vende pune të qëndrueshme për qytetarët e Kosovës është një nga prioritetet kryesore të Qeverise.

Ai tha se e mirëpret punën që IFC po bën në Kosovë. “Ky bashkëpunim në mes të IFC dhe Qeverisë së Kosovës mund të zgjerohet edhe më tutje”, tha ai.​ /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori