Një stil jetese i pashëndetshëm është një ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve që çojnë në vdekje të parakohshme.
Kjo vihet re veçanërisht në vendet e zhvilluara, ndërkohë që rreth 41 milionë njerëz humbin jetën çdo vit nga sëmundjet jo të transmetueshme, kardiovaskulare, sëmundjet kronike të frymëmarrjes, kanceri, diabeti, sëmundje të tjera që lidhen me metabolizmin apo me shëndetin mendor. Kjo parantezë u bë nga kreu i departamantit të alergologjisë dhe sëmundjeve pulmonare në Institutin Kombëtar të Mjekësisë në Varshavë.
Duke diskutar në panelin me tematikë, “Shëndeti dhe përfitimet ekonomike nga koncepti i reduktimit të dëmit” në Forumin e 14-të Global të Nikotinës në Varshavë, Fal theksoi se këto sëmundje “marrin” mesatarisht 20-25 vite të jetës sonë.
“Ne zakonisht i monitorojmë këto pesë sëmundje kyçe përmes pesë faktorëve kryesorë të rrezikut. Në to përfshihet një dietë jo e shëndetshme për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, konsumimi i cigares për sëmundjet kronike të frymëmarrjes, abuzimi me alkoolin për zhvillimin e kancerit, mungesa e aktivitetit fizik për diabetin dhe sëmundjet mendore dhe neurologjike si pasojë e ndotjes së ajrit”, tha Fal.
Ai shton gjithashtu se pirja dhe tymi i duhanit në vetvete janë faktorë kryesorë të rrezikut, ky pohim mbështetet edhe në shifra. Çdo vit, më shumë se 8 milionë njerëz vdesin si pasojë e duhanpirjes, këtu përfshihen edhe 1 milionë konsumues pasivë, pra ata që nuk kanë ndezur kurrë një cigare.
“Tymi i duhanit është ai që vret si duhanpirësit ashtu edhe ata jo duhanpirës. Sa i takon nikotinës, që shquhet si arsyeja kryesore se pse duhanpirësit konsumojnë cigare, në fakt mbart disa faktorë rreziku, por nuk është shkaktarja e sëmundjeve që lidhen drejtpërdrejt me duhanpirjen”, shpjegon Fal.
Ai gjithashtu u ndal edhe te koncepti i reduktimit të dëmit, si një formë për të zhdukur një zakon të dëmshëm, duke e zëvendësuar atë me një alternativë potencialisht me produkte me risk të reduktuar. Fal thekson se investimi në masa parandaluese është zgjidhja më e mirë, e cila “përqafon“ konceptin në fjalë.
“Zëvendësimi i diçkaje që është shumë e keqe me diçka tjetër që mbart më pak rrezik është një ide e mirë nëse nuk mund t’i largojmë duhanpirësit në ndonjë mënyrë tjetër”, thotë Fal.
Ai përmendi se të dhënat e fundit tregojnë se aktualisht në botë ka 1.3 miliardë duhanpirës, krahasuar me vetëm 10 vjet më parë kur ky numër ishte 1.1 miliardë.
“Kjo do të thotë se numri i duhanpirësve në popullatën e përgjithshme është rritur statistikisht, në raport me rritjen e popullsisë”, vijoi ai.
Fal, i cili ka shërbyer si kreu i shoqatës së shëndetit publik në Poloni për 10 vjet, u ndal edhe në shifra të tjera krahasuese.
Pothuajse 1/3 e duhanpirësve në botë jetojnë në Kinë dhe në Indi. Nga ana tjetër, disa vende kryesore evropiane si Suedia, Britania e Madhe dhe Republika Çeke, të cilat nuk ndjekin modelin “lërë tani” kanë arritur të ulin ndjeshëm shkallën e konsumit të duhanit në nivel kombëtar, duke prezantuar konceptin e reduktimit të dëmit, të përshtatur në politika rregullatore e afatgjata si dhe me masa parandaluese.
“Vitin e kaluar, ne analizuam ‘epideminë’ e duhanpirjes në vendin tonë për Parlamentin polak dhe arritëm në përfundimin se mënyra më e mirë për të dalë nga statistikat e frikshme është parandalimi. Dhe ka tre nivele parandalimi – parandalimi parësor pastaj disponueshmërinë e alternativave. Politika tatimore është një mjet i dobishëm, me anë të të cilit jo vetëm që mund të rrisim çmimin e cigareve, por në të njëjtin kohë mbajmë gjithaashtu disa alternativa. Këto produkte alternative janë të vërtetuara shkëncërisht se janë më pak të dëmshme dhe me një çmim më të ulët se cigaret normale, do t’i stimulojë duhanpirësit të kalojnë në opsione më pak të dëmshme”, përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës