Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, gjatë të premtes ka pranuar një letër nga zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së në Zyrën Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Zbatimit të Ligjit (ZNS), Jorgan Andrews.

Në këtë letër thuhet se Zyra Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Zbatimit të Ligjit në Departamentin e Shtetit mbetet e përkushtuar që të bashkëpunoj me SHKK-në, që të identifikojë se ku mund t’i shfrytëzojnë më së miri burimet e tyre ShBA-të, për të ndihmuar institucionet e Kosovës si SHKK-ja, për të luftuar korrupsionin.


Përmes kësaj letre, Andrews, ka falënderuar Thaçin për mikpritjen dhe përgëzuar për reformat, progresin dhe arritjet e SHKK-së.

116587553 764305191011901 6409114256061912780 n

“Unë i duartrokas progresit tuaj dhe ju bëj thirrje juve dhe stafit tuaj që të vazhdoni të zbatoni nevojat dhe reformat e guximshme. Mezi pres të hulumtoj mundësi të tjera ku INL mund të ndihmojë në përpjekjet tuaja ndërsa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të çuar përpara interesat tona të ndërsjella strategjike në Kosovë.” shkruan në letrën e Andrews të publikuar nga SHKK. /Telegrafi/