Aktorja 25 vjeçare po vazhdon të përqafojë ushtarin e saj të brendshëm ndërsa promovon filmin "Dune".

Së fundmi u shfaq e shkëlqyeshme në Londër me një bluzë nga marka Vivienne Westwood pa kurriz të bërë tërësisht nga zinxhirë.


E stiluar nga Law Roach, ylli e shoqëroi pjesën e sipërme me një fund ngjyrë kafe dhe të bardhë, me taka Christian Louboutin. Ajo gjithashtu kishte një prerje të freskët ballukesh në flokët e saj.

zendaya dune 86

"Dune" do të shfaqet në kinema nga data 22 tetor.

Timothee Chalamet, 25 vjeç, pozoi me Zendayan në ngjarjen në Londër, i veshur me një kostum të kaltër.

zendaya dune 87

Më vonë, Zendaya veshi një fustan të bardhë nga Rick Owens dhe bizhuteri Bulgari, përsëri e stiluar nga Law Roach.

Ajo i mbante flokët në një stil i cili paraqiste një kombinim të topuzit dhe gërshetave. /Telegrafi/

zendaya attends the uk special screening of dune at odeon news photo 1634583930 scaled

zendaya gettyimages 1347304384