Masat ndaj COVID-19 do të vazhdojnë të jenë në fuqi, edhe pse të dielën janë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kur është pyetur se a do të ketë të dielën orë policore, tha se do të dakordohen me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) por edhe se ata duhet ta rregullojnë orarin e votimeve, e që ka theksuar se kufizimet vlejnë për të gjithë dhe se nuk do të ketë asnjë masë lehtësuese.
Madje Zemaj në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini tha se të dielën do të shtohen edhe masat dhe do të ketë mbikëqyrje dhe do të marrin masa ndaj gjithë atyre që nuk zbatojnë masat e Qeverisë së Kosovës.
Zemaj mes tjerash tha se për situatën epidemiologjike dhe rritjen e numrit të rasteve të infektuar me COVID-19 e ka njoftuar presidenten në detyrë Vjosa Osmani si dhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
“Ajo çka kam parë dhe informacionet që po marrim sidomos ditët e fundit është një mos disipline në takime, tubime të mbyllura qoftë në shtëpi, oda apo ndonjë kafiteri edhe nga zyrtarët politik. E kam përmendur te kryetari i komunës por po e përmend edhe këtu. Nuk është interes politik vetëm marrja e mandatit, interes politik është përfaqësimi i qytetarëve dhe ruajtja e jetës dhe shëndetit të tyre. Pardje i jam adresuar edhe presidentes në detyrë dhe kryetares së KQZ-së, i kam njoftuar për situatën epidemiologjike i kam treguar për rritjen e numrit te infeksioneve në komunën e Podujevës dhe për komunë e Mitrovicës së Veriut. Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë. Bile, bile do të shtojmë edhe mbikëqyrjen dhe do të marrim masa ndaj gjithë atyre që nuk zbatojnë masat e qeverisë[…]Do ta dakordojmë me KQZ-në, kufizimet vlejnë për të gjithë, ata duhet të rregullojnë orarin e votimeve…”, tha Zemaj.
Ndërsa gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të paraqes hartën e re dhe në bazë të saj, Zemaj thotë se do të rishikohen masat.
Por që në rast se profesionistët rekomandojnë që duhet të merren masa, ai thotë se do t’i procedojë ato masa.
“Sot është dita kur IKSHPK e sjellë hartën e re në bazë të kalkulimeve javore…Ne i kemi masat në fuqi, përcjellja e tyre është relativisht e mirë, inspektoratet kanë qenë të mobilizuara. Po kërkojmë disiplinë, bashkëpunim, dhe vetëdijesim., ka shkelje[…]nëse do të ketë nevojë për masa shtesë me rekomandimet e profesionistëve unë procedojë më tutje”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania