LAJMI I FUNDIT:

Zemaj i LDK-së: Që PAN-i të shkojë në opozitë, koalicioni me Vetëvendosjen është i mundshëm

Zemaj i LDK-së: Që PAN-i të shkojë në opozitë, koalicioni me Vetëvendosjen është i mundshëm

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se një koalicion mes këtij subjekti partiak dhe Lëvizjes Vetëvendosjes do të ishte i mundshëm, vetëm për të dërguar në opozitë pjesëtarët e koalicionit PAN.

I ftuar në Info Magazine, Zemaj shtoi se nga zgjedhjet e fundit të mbajtura më 11 qershor, nuk ka asnjë fitues, derisa duke komentuar mandatin e kaluar qeverisës tha se PDK nuk duronte dot sukseset e LDK-së, prandaj erdhi deri tek mocioni tinzar.

”Në gjendjen që jemi tani, kemi thënë se struktura e LDK-së nuk e duron koalicionin me PDK-në”, ka thënë ai. ”Haradinaj për ne është PAN, prandaj ne e shohim si Parti Demokratike. Nga ky pozicionim që jemi, për ta quar këtë koalicion në opozitë preferojmë një bashkëpunim me VV-në”.