Nga 1 korriku 1244 persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Përkundër numrit të madh të personave që humbën jetën, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, e ka quajtur si të suksesshme punën e tij në menaxhimin e pandemisë së korona virusit.
Ai gjatë konferencës së fundvitit, ka treguar se grup mosha më e prekur nga ky virus është 30-39 vjeç, ndërsa mbi 80 për qind e të infektuarve janë raste të konfirmuara brenda institucioneve private dhe familjare.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën i ka nderuar me një minutë heshtje të gjithë profesionistët shëndetësorë, që kanë humbur betejën me COVID-19.
Zemaj derisa ka folur për vaksinat anti-COVID, theksoi se me 7 dhjetor është bërë aplikimi zyrtar i Kosovës për sigurimin e kësaj vaksine në COVAX, mekanizëm ky i ngritur nga Aleanca globale e vaksinave CAVI.
“Ministria e Financave ka deklaruar që financimi i zinxhirit të ftohtë është aprovuar dhe do të bëhet me COUNCIL of Europe Development Bank Loan me shumë prej 2,3 milionë euro. Kategoritë prioritare të cilat janë planifikuar të imunizohen me vaksinat kundër COVID-19, janë punëtorët shëndetësorë, popullata mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, personat e rendit dhe sigurisë publike, dhe sigurisht mësimdhënësit. Fillimisht janë planifikuar 360,000 vaksina apo 740,000 doza të vaksinës, ku do të vaksinohet 20 për qind e popullatës. Gjatë vitit 2021 planifikohet të bëhet vaksinimi masiv i popullatës deri në 50 për qind. Njëkohësisht është bërë planifikimi i vaksinimit masiv të popullatës në Kosovë 2021-2022 me vaksinën kundër COVID-19 ku planifikohen 522,927 hera 2 doza, që nënkupton 1, 045,914 doza të vaksinës”, ka deklaruar Zemaj.
Zemaj u zotua se kanë filluar negociatat individuale me shtatë kompani të ndryshme, ndërkohë që kanë bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për vaksinat dhe kampanjat informuese për vaksinën antiCOVID-19.
Zemaj ka folur edhe për grupmoshat më të prekura të të infektuarve.
“Në totalin e të prekurve me COVID-10, grup mosha më e prekur është 30-39 vjeç me 19.9 për qind. Sipas moshave përqindja e të prekurve me COVID-19 është: 0-9 (2.1 për qind), 10-19 (5.90 për qind) 20-29 (14.4 për qind) 30-39 (19.9 për qind) 40-49 (17.9 për qind), 50-59 (16.40 për qind) 60-69 (13.60 për qind), 70-79 vjeç (7.8 për qind) mbi 80 vjeç (2.0). Sipas gjinisë meshkujt (53 për qind) janë pak më shumë të prekur krahasuar me femrat (47.3) ”, ka thënë Zemaj.
Nga numri total në institucionet shëndetësore paraqiten 7, 29 për qind e rasteve, mësimdhënës 4 për qind, policia 2,23 për qind, FSK 0,42 për qind, gardian 0.04 për qind, zjarrfikës 0.01 për qind, të burgosur 0.02 për qind dhe 85, 94 për qind janë raste të konfirmuara brenda institucioneve private dhe familjare.
Megjithatë, përkundër numrit të madh të të infektuarve dhe atyre që humbën jetën, Zemaj e cilëson si të suksesshëm menaxhimin e pandemisë.
“Nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por, synimet tona kanë prodhuar sukses. Ky sukses pasqyrohen në menaxhimin e pandemisë, në furnizimin me barna, në pajisje të reja për spitalet tona. Sukseset tona pasqyrohen me 1500 specializantë të rinj, me punësimin e 575 punonjësve të rinj, si dhe me punësimin e 150 specialistëve që deri më tani ishin të papunë. Pra, asnjë specialistë në Kosovë nuk do të mbetet pa punë”, tha ai.
Zemaj tha se me përkrahjen e kryeministrit Hoti dhe të Ministrisë së Financave kanë bërë zgjidhje, të cilat deri më tani nuk janë arritur në shëndetësi.
“Ne me përkrahjen e plotë të kryeministrit Hoti dhe të Ministrisë së Financave kemi vën gishtin mbi plagën, kemi bërë zgjidhje të cilat deri më sot nuk ishin të arritura në shëndetësi. Jemi përballur me tërë fuqitë tona, me sukses në luftën kundër COVID-19. Me këtë pandemi globale, duke dhënë shembullin e menaxhimit me përkushtimin tona të përbashkët. Sot armatës së punonjësve shëndetësorë i mungojnë 35 profesionistë të shquar shëndetësorë. Shëndetësia e vendit tonë dhe qytetarët do t’i kujtojnë me nderim përgjithmonë ata dhe heronjtë e ditëve tona, shumica nga ta jeni ju të pranishëm sot”, theksoi Zemaj.
Veç tjerash, Zemaj theksoi se gjatë këtyre muajve kanë aftësuar hapësirat e reja për shtretër, personelin shtesë për t’u ballafaquar për t’u bashkangjitur në luftën kundër COVID-19.
Ai tha se shëndetësia duhet të jetë me prioritet nacional dhe të mos trajtohet me teprica të buxhetit të shtetit.
“Pas pesë mandateve në kuvend, jam thellë i bindur se shëndetësia do trajtim më të dinjitoz, duke u renditur prioritet nacional, për së paku për dy qeveritë e ardhshme. Kam qenë dëshmitar i humbjes së jetës së qytetarëve nga ky virus i kobshëm. Jeta e një njeriut është më e vlefshme se çdo projekt në fushat tjera në institucionet tona. Prandaj, konsideroj se një herë e përgjithmonë shëndetësia do të trajtim meritor. As lëmoshë, as ndihmë nga tepricat e buxhetit të shtetit. Ne kemi staf profesional me dije e vullnet shembullor. Ata kanë nevojë vetëm për kushte në rend në rend të parë, dhe respekt meritor në pajtim me misionin e tyre. Ky respekt nuk jepet me doza të trajtimit të dorës së dytë në shtetin tonë”, shton ai.
Nga 1 korriku, në Kosovë janë regjistruar shumë raste vdekjesh e raste të reja me COVID-19. Më 1 korrik ishin në total 2991 raste pozitive me COVID-19, ndërsa sot në total janë 50 mijë e 135.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite