LAJMI I FUNDIT:

Zelensky tregoi se me Papa Françeskun ka diskutuar formulën e paqes për Ukrainën

Zelensky tregoi se me Papa Françeskun ka diskutuar formulën e paqes për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai diskutoi formulën e paqes me Papa Françeskun.

“Ne diskutuam punët tona të përbashkëta për zbatimin e formulës së paqes në Ukrainë”, shkroi lideri ukrainas në platformën X.

Ai shtoi se në këtë proces tashmë janë përfshirë mbi 80 vende në nivel të përfaqësuesve të tyre dhe tha se do të ketë edhe më shumë.


Zelensky e falënderoi Papa Françeskun për kartolinën e Krishtlindjes “si dhe për urimet për një paqe të drejtë për të gjithë ne”.

Ai zbuloi se formula e paqes në Ukrainë do të diskutohet më pas në Davos të Zvicrës, por nuk specifikoi një datë.

Ukrainasit prezantuan armën e rrallë: Ky është droni ynë detar antiplumb
Lexo po ashtu Ukrainasit prezantuan armën e rrallë: Ky është droni ynë detar antiplumb

Si pjesë e përpjekjeve për paqe në shtetin ukrainas, Papa angazhoi një të dërguar special, kardinalin italian Matteo Zuppi, në Kiev, Moskë, Uashington dhe Pekin.

Ndryshe, në mesazhin për Krishtlindje, Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund konflikteve të shumta, përfshirë atë në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Bosnja
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kalo në kategori