Zelensky me një video falënderon Britaninë dhe Francën për mbështetjen ushtarake

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën për burimet shtesë që ai tha se po ofrojnë.
Duke postuar në X mbrëmë, ai shprehu "mirënjohjen e tij të veçantë" për Britaninë dhe fqinjin e saj të ngushtë.
Presidenti ukrainas tha se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmonte me mbrojtjen ajrore duke I “furnizuar me raketa dhe duke prodhuar dronë interceptues”.
Franca do të ofrojë "aeroplanë luftarakë Mirage shtesë dhe raketa mbrojtëse ajrore".
Zelensky tha gjithashtu se kishte "vendime të reja" nga Finlanda dhe Spanja për të kontribuar në iniciativën PURL.
I want to express my particular gratitude to the United Kingdom and France: there is a decision from France to provide Ukraine with additional Mirage fighter jets and air defense missiles, while the UK will continue to assist us with air defense by supplying missiles and… pic.twitter.com/eQd8Lkkt5J
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 26, 2025
Ndryshe, Ukraina së fundmi ka sulmuar Rusinë me afro 200 dronë.
Dy nga katër aeroportet e Moskës, aeroporti Domodedovo dhe aeroporti më i vogël Zhukovsky, u mbyllën për një kohë të shkurtër. /Telegrafi/



















































