Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një postim në rrjetet sociale pas telefonatës së tij me presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se presidenti amerikan i tregoi për bisedën e tij të mëparshme me liderin rus Vladimir Putin dhe planet për bisedime të menjëhershme të paqes për Ukrainën.
Zelensky tha se ai foli me Trump për “mundësitë për të arritur paqen” dhe se po punonte me SHBA-në “për hartimin e hapave tanë të ardhshëm për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme”.
Të dy ranë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe të planifikojnë takime të mëtejshme.
“Kam pasur një bisedë kuptimplotë me presidentin amerikan. Ne folëm gjatë për mundësitë për të arritur paqen, diskutuam gatishmërinë tonë për të punuar së bashku në nivel ekipi dhe aftësitë teknologjike të Ukrainës, duke përfshirë dronët dhe industritë e tjera të përparuara. I jam mirënjohës presidentit Trump për interesimin e tij në atë që mund të arrijmë së bashku”, ka shkruar fillimisht Zelensky.
“Ne folëm gjithashtu për përgatitjen e një dokumenti të ri mbi sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin e burimeve. Presidenti Trump ndau detaje nga biseda e tij me Putinin”.
“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se Ukraina. Së bashku me SHBA-në, ne po hartojmë hapat tanë të ardhshëm për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Siç tha Presidenti Trump, le ta bëjmë atë. Ne ramë dakord të mbajmë kontakte të mëtejshme dhe të planifikojmë takimet e ardhshme”, ka shkruar më tej Zelensky.
Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump ka treguar në rrjetet sociale se ka pasur një bisedë me presidentin Zelensky.
Ai tha se biseda shkoi “shumë mirë” dhe se “ai, ashtu si presidenti (Vladimir) Putin, dëshiron të bëjë paqe”, përcjell Telegrafi.
Ai konfirmon se bisedimet e mëtejshme me udhëheqësit ukrainas do të mbahen gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut këtë të premte, e cila do të udhëhiqet nga ana e SHBA-së nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës