Zelanda e Re ka mbrojtur rregullat për kontrollet e saj kufitare pasi një gazetare shtatzënë tha se “duhej t’u drejtohej talebanëve për ndihmë” pasi nuk ishte në gjendje të fluturonte për në shtëpi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministri i Reagimit ndaj Covid-19, Chris Hipkins, tha se kishte një vend për “njerëz me rrethana të veçanta” si Charlotte Bellis.
Historia e saj ka hedhur në qendër të vëmendjes masat e ashpra kufitare të Wellington-it, të krijuara për të mbajtur larg coronavirusin.
Sidoqoftë, dikush edhe kritikoi “marrëdhënien e saj të privilegjuar me talebanët”.
Ndryshe, talebanët janë kritikuar rregullisht për shtypjen brutale të të drejtave të grave duke arrestuar, torturuar dhe madje vrarë aktivistë dhe aktiviste.
Por çfarë kërkoi Charlotte Bellis nga talebanët?
Në një kollume të shkruar për gazetën New Zealand Herald, zonja Bellis tha se qeveria e Zelandës së Re kishte refuzuar javën e kaluar kërkesën e saj për t’u kthyer në shtëpi për të lindur.
Aktualisht, Wellington lejon qytetarët dhe banorët e përhershëm të hyjnë, por vetëm nëse kalojnë 10 ditë të izoluar në hotele karantine.
Dhe meqenëse ka kërkesa të shumta dhe një numër të kufizuar vendesh, shumë njerëz të këtij vendi që dëshirojnë të kthehen, në fakt kanë mbetur jashtë vendit të tyre.
Siç thuhet më tej, ajo e krahasoi atë përvojë me mënyrën se si u trajtua nga talebanët, me të cilët kishte kontaktuar për të pyetur nëse do të ishte e mirëpritur në Afganistan si një grua shtatzënë e pamartuar.
Zonja Bellis dhe partneri i saj, një fotoreporter belg, kishin qenë në Afganistan vitin e kaluar duke mbuluar tërheqjen e trupave amerikane dhe ishte i vetmi vend ku ajo dhe partneri i saj kishin viza.
“Mund të vini dhe nuk do të keni problem. Thjesht tregoni njerëzve se jeni e martuar dhe nëse ndodh diçka, na telefononi”, citoi zonja Bellis zyrtarët e paidentifikuar të thonë në përgjigje të kërkesës së saj.
“Kur talebanët ju ofrojnë – një grua shtatzënë, të pamartuar – një strehë të sigurt, ju e dini që situata juaj është e ngatërruar”, shkroi ajo.
Nuk është e qartë se çfarë ndodh me gratë shtatzëna të pamartuara në Afganistan. Megjithatë, nënat beqare afgane kanë raportuar se janë ngacmuar shpesh nga zyrtarët talebanë, janë bërë presion për të hequr dorë nga fëmijët e tyre dhe se të drejtat e tyre të kujdestarisë janë kërcënuar.
Që nga publikimi i shkrimit të zonjës Bellis, ka pasur thirrje për autoritetet e Zelandës së Re që të rregullojnë kriteret e caktimit të karantinës emergjente për t’u kujdesur në mënyrë specifike për gratë shtatzëna.
Por Hipkins mbrojti politikën duke thënë se sistemi “i ka shërbyer jashtëzakonisht mirë Zelandës së Re, ka shpëtuar jetë dhe pranime në spitale dhe ka mbajtur sistemin tonë shëndetësor të mos mbytet”.
Ai shtoi megjithatë se zyrtarët e Zelandës së Re i kishin ftuar zonjës Bellis të aplikonte përsëri për vizë nën një kategori të veçantë emergjence. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t’i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania