LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: MPB-ja menjëherë të nis hetim, dhunuesit si Mijallkov duhet të përgjigjen

Zekiri: MPB-ja menjëherë të nis hetim, dhunuesit si Mijallkov duhet të përgjigjen

Deputeti shqiptarë i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot para selisë së LSDM-së ka dhënë një konferencë për shtyp në të cilën ka treguar për incidentin e mbrëmshëm, në të cilin ai ka pësuar nga sigurimi i ish drejtort të DSK-së, Sasho Mijallkov. Zekiri në këtë konferencë për shtyp kërkoi nga MPB-ja menjëherë të nis hetim për incidentin dhe të dënojë dhunuesit sikur Mijallkov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sulmohet deputeti Zekiri
Lexo po ashtu Sulmohet deputeti Zekiri

“Dua të theksoj si qytetarë dhe si deputeti i cili është zgjedhur nga shumica e qytetarëve që: në Maqedoni do të ketë drejtësi për të gjithë, ka mbaruar koha e dhunës. Çdo njëri që do ta bëjë këtë do të përgjigjet. Institucionet janë të detyruara t’i mbrojnë qytetarët dhe jo interesat personale dhe partiake”, deklaroi Zekiri.

Ai gjithashtu tregoi se si ka ndodhur incidenti mbrëmë për të cili tha se në fillim është sulmuar verbalisht nga sigurimi i Sasho Mijallkovit.


“Persona nga sigurimi i Mijallkovit mbrëmë më sulmuan verbalisht dhe fizikisht. Mijallkov ishte ulur në kafenenë “Dion”. ku unë me shokët e mi shkuam në një tavolinë të rezervuar. Objekti është nën mkikëqyrjen e kamerave dhe policia shumë lehtë mund ta vërtetojë këtë që po e them”, shtoi Zekiri./Telegrafi/

Mijallkov demanton se ka sulmuar Zekirin: Duhet të kërkojë falje për shpifje
Lexo po ashtu Mijallkov demanton se ka sulmuar Zekirin: Duhet të kërkojë falje për shpifje

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori