LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Pacolli i kishte premtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, se nuk do të bënte koalicion me LDK-në

Zeka: Pacolli i kishte premtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, se nuk do të bënte koalicion me LDK-në

Deputeti i zgjedhur i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se shefi i AKR-së, Behgjet Pacolli, për shkak hatërmbetjes me presidentin Hashim Thaçi dhe të parin e PDK-së, Kadri Veselin, do ta djeg Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se i pari i vendit dhe kryetari aktual i PDK-së, ia kanë pasur shumë hatrin dhe ia kanë dëgjuar fjalën Behgjet Pacollit.

“Edhe e kanë ndihmuar shumë njëri-tjetrin në biznese. Nuk ka dosje në Kosovë, e bërë qoftë nga UNMIK-u apo Eulex-i, qe nuk kanë kaluar nëpër duart e Thaçit dhe të Kadri Veselit”, ka shkruar Zeka.


Ai më tutje ka thënë se “Pacolli e di se ai bashkë me Mabetex-in, kanë qenë të hetuar nga ndërkombëtaret, qoftë për Ilirinë, qoftë për kompaninë Siguria, qoftë për Farmedin, qoftë për Grandin”.

“Pacolli ka pritur e ka përcjellur liderë politikë edhe jashtë Kosovës edhe në Pallatin e tij. Ka pasur raste që në takime me krerët e PDK së, ka asistuar edhe Edi Rama. Nje takim i mbajtur në fundin e vitit të kaluar, ka rezultuar me një marrëveshje në mes Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit. Takimi është zhvilluar në Zvicër”, ka shtuar Zeka.

Sipas tij, “nga raportet e shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës, thuhet se në këtë takim Pacolli ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme që do te mbaheshin ne muajin maj”.

“Kurse Kadria dhe Hashimi kanë kërkuar nga Pacolli që të mos shkojë në koalicion me LDK-në. Me kë të duash shko, vetëm me LDK-në, jo. Kjo ishte marrëveshja në mes tij dhe Kadri Veselit, marrëveshje të cilën e shkeli Pacolli”, ka shtuar ai.

Sipas tij, “po të lexohet një raport sekret i një shërbimi perëndimor, del se Pacolli ju kishte premtuare te njëjtën gjë edhe Albin Kurtit e të tjerëve”.

“Papritmas u bashkua me LDK-në ku, sipas te huajve,  e vetmja arsye ishte Mimoza Kusari dhe Ilir Deda”, ka shtuar Zeka. “Lëvizja e fundit e Pacollit i la te gjithë gojëhapur. Mesazhet e tija refuzuese kishin lënë pa tekst edhe presidentin Thaçi, i cili vetëm i kishte shkruar se adresa është e gabuar. Unë nuk jam kryetar i PDK -së. Drejtohuni tek Kadria. Ndoshta është pikërisht personazhi i Pacollit, i cili do t’i lëviz disa deputet në drejtim te PAN-it, për ta votuar qeverinë Haradinaj”, ka shtuar Zeka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori