LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Nuk po brengosem as për akuzat e Molliqajt e as të Stavilecit, por se vendi është pa prokuror

Zeka: Nuk po brengosem as për akuzat e Molliqajt e as të Stavilecit, por se vendi është pa prokuror

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në profiln e tij në Facebook, ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka qenë një nga shefat e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Në një shkrim tjetër, ai thotë se Rexhep Selimi dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë qenë “bosa” brenda strukturave të SHIK-ut. Shkrimin e tij mund ta lexoni më poshtë.

Zeka i quan krerët e VV-së partizanë të Titos: Në degë të SHIK-ut ishte babai yt, Rexhep Selimi ishte një nga shefat në SHIK
Lexo po ashtu Zeka i quan krerët e VV-së partizanë të Titos: Në degë të SHIK-ut ishte babai yt, Rexhep Selimi ishte një nga shefat në SHIK

“Rexhep Selimi ka qene Minister e Brendshem i Qeverise te Perkoheshme


Qeveria e perkoheshme, ne krye me Hashim Thaçin, themeluan shume institucione pas lufes. Tri prej tyre ishin: Shiku, Ministria e Puneve te Brendshme, dhe TMK, ne kuader te se ciles ishte G-2.

Strukturen e Shikut e ka udhehequr Kadri Veseli. Minister i Brendshem ishte Texhep Selimi. Shef i TMK se, ishte Agim Çeku.

Duke u bazuar ne kete strukture, une mendoje qe pa miratimin e SHikut, nuk kishin mu ba ministra as Rexhep Selimi, as Agim Çeku. Po e them kete duke u nisur nga vetja ime, ku Shiku, ne krye me Kadri Veselin, dhe bosin e tije, Hashim Thaçi, nuk kishin pranuar propozimin e Rugoves qe une te behesha drejtor i pergjitheshem i RTK/se. Ka qene koha kur shpalleshe delja e zeze, nese pije kafe me njetezit e LDK se.

Te dyja palet luanin felliqte me njeritjetrin.

Mbi bazen e gjithe kesaj, une nuk them qe Rexhep Selimi, apo Hashim Thaçi kane qene brenda strukturave te Shikut me libreza, po indirekt, kane qene bosa.

Dallimi eshte se Rexha e kriyikon SHikun, Hasha jo. Si do qofte, deshiroje te them nje shqetesim si deputet: nuk po shqetrsohem çka pa akuzon Dardan Molliqaj, as Blerand Stavileci, po ama po brengosem qe vendi im eshte pa Prokuror!!!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori