LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Interesim i jashtëzakonshëm për partinë time, do të ketë hapësirë edhe për diasporën në listat për deputet (Video)

Zeka: Interesim i jashtëzakonshëm për partinë time, do të ketë hapësirë edhe për diasporën në listat për deputet (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në një intervistë për “Përballje ditore” ka folur rreth partisë së re të tij, e cila quhet Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK). Ai ka thënë se në partinë e tij do të kenë hapësirë edhe diaspora.

Gjithashtu, Zeka ka thënë se ka interesim të jashtëzakonshëm nga brenda por edhe jashtë Kosovës, për partinë e tij. Ai gjatë intervistës ka treguar edhe disa nga risitë që do t’i ketë partia që ai do ta drejtoj.

“Risia e kësaj partie është sepse në listat e kandidateve për deputetë hapësirë kanë 55 figura  nga diaspora. Ne do të bëjmë vetting nga deputetët tonë, do të ia dërgojmë listën e deputetëve drejtorit të Policisë së Kosovës, që të i bëhet vettingu çdo anëtari për deputet. Nuk do të ketë më biznesmen kosovar që do  të paguajë TVSH. Do të bëjmë një bankë e cila do të quhet banka e mërgatës shqiptare, do t’i japim bujkut kredi me 2 për qind interes, nuk do të ketë student në Kosovë pa kredi, ai do ta merr me kamatë 2 për qind dhe do ta kthejë në momentin kur të hyjë në punë. Nëse 10 vjet nuk hynë në punë ai nuk ka asnjë obligim ndaj shtetit. Në shëndetësi, do ta ndajmë shërbimet shëndetësore privat nga ai publik, dhe çdo pacient  duhet ta ketë kartën e diagnozës”.


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka gjatë intervistës për “Përballje ditore”

Zeka tutje thotë se nuk do të ketë më homologim të veturave të vjetra, dhe se nuk do të ketë më regjistrim të veturave çdo vit, dhe kur të bëhet regjistrimi ai thotë se do të ndodhë vetëm me librezën paraprake.

Milaim Zeka thotë se ose do të hiqet taksa para Samitit të Parisit ose do të bjerë Qeveria (Video)
Lexo po ashtu Milaim Zeka thotë se ose do të hiqet taksa para Samitit të Parisit ose do të bjerë Qeveria (Video)

Mes tjerash, deputeti Zeka ka thënë se është në bisedime edhe me shoqërinë civile, që sipas tij, kanë shprehur gatishmërinë të jenë bashkë me partinë (PEK).

Duke folur për partinë e re, Zeka tha ai do t’iu ofrojë një tren figurave publike për tu futur në parlament , dhe më pas mund të vazhdojnë të jenë deputet të pavarur, kështu duke ndryshuar parlamentin e Kosovës.

Ai ka thënë se i vetmi kriter që do ta ndajë Zekën nga të tjerët është hajnia ndaj parave publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Lajme
Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Kalo në kategori