LAJMI I FUNDIT:

NATO e gatshme të punojë me Peter Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

NATO e gatshme të punojë me Peter Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, ka shprehur entuziazmin e saj për të punuar ngushtë me Peter Sorensen, i cili është emëruar Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun.

Në një postim në platformën X, Hart theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së për të siguruar stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“NATO mezi pret të punojë ngushtë me Peter Sorensen si Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor,” ka shkruar ajo në postimin e saj.


Më herët gjatë ditës, i dërguari në shkuarje i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është takuar me pasardhësin e tij, dhe janë duke u siguruar që tranzicioni të ndodhë sa më lehtë që është e mundur.

Lajçak ka qenë në pozitën e ndërmjetësuesit për pesë vjet.

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Përgjatë mandatit të tij është arritur Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj.

Po të martën, emërimin e Sorensenit në pozitën e ndërmjetësuesit, e ka përshëndetur edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se pret qasje balancuese ndaj palëve, si parakusht për proces të suksesshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së.

Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale./Telegrafi/


twitter.com

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët ulen në Kuvend - nis seanca konstituive

Deputetët ulen në Kuvend - nis seanca konstituive

Ramush Haradinaj injoron Fatmir Limajn në Kuvend

Ramush Haradinaj injoron Fatmir Limajn në Kuvend

Lajme
Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar

Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar

Lajme
Hykmete Bajrami emërohet shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së: Nuk votojmë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Hykmete Bajrami emërohet shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së: Nuk votojmë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Lajme
Reagimet përçarëse pas incidentit midis Jozit dhe Gjestit, ish-presidenti: Ndikime të shërbimeve të huaja sekrete me profile të rreme

Reagimet përçarëse pas incidentit midis Jozit dhe Gjestit, ish-presidenti: Ndikime të shërbimeve të huaja sekrete me profile të rreme

Lajme
​Emilija Rexhepi deklarohet para nisjes së seancës konstituive

​Emilija Rexhepi deklarohet para nisjes së seancës konstituive

Lajme
Kalo në kategori