LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës tregon se çfarë u bisedua në takimin Kurti-Rama në Tiranë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës tregon se çfarë u bisedua në takimin Kurti-Rama në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot në Tiranë ku ka zhvilluar një takim të paparalajmëruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi Rama-Kurti është zhvilluar pa praninë e mediave, në ambientet e Vilës qeveritare 30 në Tiranë. Pas takimit asnjëri nga dy kryeministrat nuk janë prononcuar për media as nuk kanë lëshuar ndonjë komunikatë.

Ndërsa, mediat në Tiranë kanë spekuluar se për çfarë mund të jetë biseduar në takimin e sotëm, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka treguar për Telegrafin se cili ishte qëllimi i takimit dhe çfarë bieduan Kurti dhe Rama.


Ai ka thënë se kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë Kryeziu, për Telegrafin.

Ndryshe, kryeministri Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori