LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin

Kanë filluar reagimet e para në spektrin politik pasi kryeministri Albin Kurti në Televizionin Publik ka thënë se do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe pasi që një gjë e tillë e parashikon pika e 10 e propozimit evropian që është pranuar nga Kosova.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një shënimi në Facebook, ka deklaruar se kryeministri nuk tha asgjë në lidhje me Asociacionin.

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese”.


“Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”, deklaroi tutje Përparim Kryeziu.

Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion
Lexo po ashtu Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion

Kryeministri Kurti tha se ai tha se ka bërë vazhdimisht oferta në Ohër.

“Në momentin kur bëra ofertë, pala tjetër kërcënoi për ndërprerje të bisedimeve”.

Kurti tha se oferta ishte qartë për statutin e Asociacionit.

“Kam kërkuar tri shtylla të Asociacionit. Nëse jemi dakord, u kam thënë, me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës, me qëndrimin evropian e amerikan, në këto tri shtylla, unë nesër ua sjell draftin e statutit”./Telegrafi/