LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Qeverisë: Me çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

Zëdhënësi i Qeverisë: Me çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?
Foto: Ilustrim

Për takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Ekonomik Botëror në Davos, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti të mërkurën ka thënë se thirrjet e tij për investitorët potencial dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë.

Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu duke shtruar disa pyetje për Hotin.

Kryeziu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook e ka pyetur Hotin se me çka nuk është i kënaqur.


Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës
Hoti, Kurtit: Thirrjet për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë
Lexo po ashtu Hoti, Kurtit: Thirrjet për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë

“Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë? Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj? Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend? Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni? Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët. Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit? Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës? “, ka pyetur Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori